Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rrezikoi të përplaste të moshuarin në vijat e bardha dhe e dhunoi, shoqërohet në polici 46-vjeçarja

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Rrezikoi të përplaste të moshuarin në vijat e bardha dhe e dhunoi, shoqërohet në polici 46-vjeçarja​



dhunimi.png


46-vjeçarja e cila nuk respektoi rregullat e qarkullimit dhe më pas dhunoi një të moshuar në Tiranë është shoqëruar në komisariat.

Ajo nuk ndaloi në vizat e bardha dhe rrezikoi jetën e të moshuarit, më pas doli nga makina dhe i vuri duart në fyt.

Pamjet e rënda kanë qarkulluar në rrjete sociale.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se: Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe. Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.



Top Channel
 
Po ksaj "garipes" i ikte avioni ? po sikur ti ndodhte babës vet ky akt që ka bër kjo ndaj ktij këmbësori,çfar do bënte kjo?
Kush i jep patent ktyre mer amon??
Ta plasin 1 javë brënda që ti vij mëndja në vënd ksaj debiles dhe të mësohen dhe shoferët/et e tjerë , se si duhen të funksionojënë rregullat e qarkullimit .
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.