Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rrugëtimi historik i familjes Vasjari

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Dr Dorian Koçi

Historia e dyqind vjetëve të fundit të Shqipërisë është ende jo fort e studiuar përsa i përket kontributit të veçantë të figura të ndryshme historike. Tisi i kohës ka hedhur shumë pluhur mbi ta, dhe në disa raste edhe ka shërbyer për të ndryshuar hierarki të ndryshme ngjarjesh dhe vlerash historike. Historiografia kombëtare shqiptare është e re, dhe nën presionin e ideologjive shpesh herë ka përshtatur përshkrimin e ngjarjeve dhe rolit të figurave historike në këto ngjarje. Fakti që disa ekponentë të rëndësishëm të kësaj familje u arrestuan dhe u dënuan me vdekje nga regjimi komunist, ka qenë përcaktues në historiografinë zyrtare për të shkruar dhe kontributin e personaliteteve historikë Vasjari në historinë e Shqipërisë. Një rast i tillë në historinë zyrtare të Shqipërisë së Jugut është përshembull kontributi i familjes Vasjari, e cila përmëse se 200 vjet ka qenë pjesëmarrëse dhe la luajtur një rol qendror në ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë. Libri “Oxhaku Vasjari” përpiqet të ndriçojë dhe disa nga ngjarjet, rolin dhe fatin historik të familjes Vasjari përgjatë dy shekujve. Ky punim , pavarësisht titullit të tij, nuk duhet kuptuar si një kronikë e thjesht familjare, por si një kronikë e hapur historike e ngjarjeve të tilla të rëndësishme si lindja, forcimi dhe rënia e Pashallëkut të Janinës, kryengritjet antiosmane të Shqipërisë së Jugut, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Lushnjës, Lufta Antifashiste etj. Këtë ndjesi lexuesit dhe studiuesve të historisë do tu përforcohen më tepër duke vëzhguar lidhjet dhe aksionet e përbashkëta patriotike të kësaj familje me Ali Pasha Tepelenën, Tafil Buzin, Çelo Picarin, Zenel Gjolekën, Abdyl Frashërin, Mithat Frashërin etj.

Për këto arsye, ky libër e kalon interesin e “një oxhaku”, pasi jepen shumë ngjarje dhe histori kombëtare të cilat rrëfehen për herë të parë. Kështu përshëmbull është interesant shënimet e Mit’hat Frashrit në “Rrefimet e Veli Vasjarit” për Kongresin e Lushnjës, dokumenta arkivore për rolin e Syrja Vasjarit në lëvizjen antifashiste në jug të Shqipërisë etj. Po kaq interesant është figura e Ago Vasjarit, kryekomandantit të Ali Pashëse vulëmbajtësit të tij , për të cilin njihet shumë pakë në histografinë tonë. Rebelimi i Ali Pashë Tepelenës edhe pse nuk mori ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste ndihmoi shumë në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë Osmane që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Kjo frymë kundërshtuese dhe sendërtuese e një identiteti tjetër , përtej atij fetar, siç është fillesat e identitetit kombëtar u ndjenë në lëvizjet kundër reformave centralizuese osmane në vitet 1828-1850. Në këto vite në Shqipërinë e Jugut, në të gjitha besëlidhjet që organizohën është i pranishëm Veiz Vasjari, vëllai i Ago Vasjarit, i cili së bashku me Tafil Buzin, Çelo Picarin, Zenel Gjolekën etj, ishin organizatorët e lëvizjeve kundër reformave centralizuese osmane në vitet 1828-1850.

Në vitet periudha e Rilindjes Kombëtare ku Lidhja e Janinës 1877 krijohet nga Abdyl Frashëri në krah të tij ishte Myslim Vasjari, nipi i AgoVajarit. Ky fakt dëshmon se influenca dhe rëndësia historike e kësaj familjeje i kapërcente kufijt lokal të origjinës së tyre dhe kish fituar një dimension mbarëkombëtar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit përfaqëson unitetin e kombit shqiptar, pasi ishte një krijesë e Komitetit Shqiptar të Stambollit që përbëhej nga intelektualët shqiptarë më të shquar të të gjithë krahinave të Shqipërisë e krijuar në kryeqendrën e Kosovës, që përfaqësonte elementin e forcës më të suksesshëm shqiptar në Perandorinë Otomane. Për më tepër vendimet e saj prekën si Veriun dhe Jugun, Lindjen dhe Perëndimin e Shqipërisë, duke i dhënë kohezionin e duhur shoqëror dhe kombëtar shqiptarëve. Lidhja Shqiptare e Prizrenit vjen si një histori qëndrese, pasi kishte kundër vetes vullnetin e pothuajse gjithë Fuqive të Mëdha të kohës dhe kundërshtoi çdo vendim të gabuar të tyre rreth tërësisë territoriale të shqiptarëve.

Në çdo periudhë të historisë ka qënë një përfaqësues i kësaj familjeje për ta përciellin stafetën te pasardhësit, duke qënë gjithmon në krye të zhvillimit politik të vëndit. Ajo që të bënë përshtypje nga këto personazhe është fakti se edhe pasardhësit e tyre i ruajnë lidhjet dhe bashkpunimin në çështjet kombëtare me pjesëtarë të familjev të tjera të dëgjuara që në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Kështu në qoftë se vëllezrit Ago Vasjari dhe Veiz Vasjari bënë histori në kohën e Ali Pashës dhe fillimit të rilindjes kombëtare së bashku me Çeli Picarin, Tahir Abazin, Tafil Buzin , Zenel Gjonleka etj, niprit dhe fëmijt e tyre si Myslim Vasjari apo Ibrahim Vasjari në Lidhjen e Janinës 1877-80 ishin në krah të Ibrahim Osman Tahir Dragotit, Ilias Çelo Picari, Myslim Zenel Gjoleka etj. Kjo lidhje ka vazhduar edhe më vonë edhe në kohën e luftës kundër pushtyesve të huaj në vitet 1939-44, duke u fuqëzuar edhe ndërmjet kryshqive midis tyre.

Një tjerër veçanti e këtij libri është shtrirja kohore 200 vjeçare, e cila fillon me Ago Vasjarin, në kohën e Ali Pashës dhe përfundon në vitin 1944, me mbarimin e luftës dytë botrore. Periudha e formimit të shtetit Shqiptar 1912-1944 përfaqësohet nga Veli Vasjari, i cili për nga dëndësia e veprimtarisë kombëtare dhe dokumentacionit, zë një vënd të konsiderushëm në këtë libër. Periudhën e luftës 1939-44, autorët e përfundojnë me dy personazhe interesantë, Syrja Vasjari dhe Halil Vasjari, të rreshtuara në kahe të ndryshme politikë të kohës, por të njëjtë , përsa i përket interesit kombëtar. Lufta jonë kundër nazifashizmit përfshiu shumë njerëz, fate njerëzore e personazhe që do të shenjonin historinë e mëvonshme 50-vjeçare së Shqipërisë, por në asnjë rast korruptimi i idealeve të atyre që morën pjesë në luftë nga ata që volën frutat e fitores duke u shndërruar në udhëheqës që shkelën mbi idealet e ëndrrat e shokëve të tyre në luftë, nuk duhet ngatërruar duke përbaltur protagonistët dhe njerëzit e thjeshtë që vunë gjakun dhe sakrificat e tyre në shërbim të atdheut. Lufta jonë, përveçse një luftë çlirimtare, është dhe një sfidë për shqiptarët e sotëm për të parë të vërtetën dhe të shkuarën drejtpërdrejtë në sy, pa komplekse për të shkuarën dhe me një tharm dinjiteti njerëzor për të shkruar historinë moderne të Shqipërisë, larg llogoreve të hapura që në frontin e luftës dhe me një gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të të gjithë atyre që kontribuuan sado pak në mbarëvajtjen dhe fitoren mbi fashizmin.

Duke shfletuar këtë libër shikon të pasqyruar historinë tonë kombëtare si një kaledeskop gjithë ngjyra ku mbi të gjitha mbisundon patriotizmi për Shqipërinë. Libri në kapitullin e fundit është i paisur dhe me dokumenta për historinë 200 vjeçare të Shqipërisë, të cilat e bëjnë më të pasur brendin e tij. Roli i historise eshte i rendesishem ne formimin e njeriut :Nescire qui ante quam natus sis acciderit, id est semper esse puerum- Te mos njohesh ato qe kane ndodhur para se te lindje ti, eshte si te mbetesh tere jeten kalama thotë Ciceroni dhe në këtë libër ka shumë për gjëra për të njohur. Në këtë drejtim ai mbetet një sfidë e hapur sa ndaj autorëve por edhe ndaj lexuesve.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.