Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rudak Ismaili, talenti i mbiu në Përmet dhe i lulëzoi në Lushnje

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,918
Nga DHIMITËR SHTËMBARI

Nga estrada profesioniste e Sarandës, në atë të Gjirokastrës

Se kush ka qënë Rudak Ismaili, le të mbështetemi te një shkrim – homazh i historianit të veprimtarive kulturore në Myzeqe, drejtorit artistik të Ansamblit Folklorik “Vaçe Zela”, Maksim Kulla:

“… Rudak Ismaili u lind më 17.05.1941 në Përmet. Këtu kreu shkollën fillore dhe atë 7-vjeçare. Filloi të aktivizohej me ansamblet e Shtëpisë së Kulturës në Përmet në moshën 12 vjeçare, ku shfaqi talent dhe mësoi instrumentin e fizarmonikës. Ai do të merrte pjesë në një konkurim bashkë me klarinetistin Laver Bariu, duke u vlerësuar me çmim të parë për interpretimin në fizarmonikë të ‘‘Marshit Turk”.

Në vitet 1960 – 1962 kryen shërbimin ushtarak në Sarandë, ku merr pjesë në trupën e estradës së kufirit dhe aty do të aktivizohej edhe me Shtëpinë e Kulturës së qytetit, nga ku do të realizonte drejtimin e muzikës në premierën e parë të Estradës Profesioniste të Sarandës. Këtu kemi kompozimin e parë të Rudakut, duetin ‘‘Saranda jonë”.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak do të fillonte si instrumentist profesionist në orkestrën e estradës së Gjirokastrës, ku pati aktivitet të gjërë edhe në lëvizjen amatore të qytetit, sidomos me shkolla. Rudaku do të kompozonte këngën e tij ‘‘Zëmërimi” me tekst të Ismail Kadares, kënduar nga Arta Babaramo dhe Maliq Çomo, këngë që mbyllte programin dhe që u duartrokit mjaft nga publiku gjirokastrit…”

Edhe pse ushtar, kishte marrë rrugën e artistit të talentuar.

Pushtuar nga pasioni, vazhdoi pandalur drejt ëndrrës

Aty nga fundi i vitit 1965 muzikanti i ri përmetar, Rudak Ismaili, shkon në Lushnjë dhe fillon në Estradën Profesioniste të këtij rrethi. Këtu do të gjente përgjegjës të muzikës një kompozitor të njohur, siç ishte Vangjo Nova.

I mbështetur nga drejtuesit lokalë të kulturës, Rudaku do të bënte goxha karrierë si instrumentistë në fizarmonikë, si klarinetist në orkestrën frymore nën drejtimin e Fotaq Filipeut, si dirigjent i Estradës Profesioniste dhe si drejtues i grupeve amatore dhe i ansambleve folklorike.

Tashmë ai do të merte pjesë në shumë koncerte e shfaqje në qytet, në fshat e në turnetë në rrethe të ndryshme të vendit, ku shumë shpejt do të bëhej mjaft i njohur. Në buqetën e madhe të këngëve të veta popullore, ish kompozitori popullor elbasanas, i madhi Isuf Myzyri përfshin edhe një këngë kushtuar qytetit të tij: “Elbasan, i bukri Elbasan!”. Ndërkohë, Elbasanit i është kushtuar edhe një këngë tjetër: “Elbasani im, Elbasan!”, që interpretohet me nivel të lartë nga tenori i mirënjohur, Kastriot Tusha.

Ndoshta ndikuar nga këto këngë, edhe muzikanti Rudak Ismaili kompozoi, natyrisht në tjetër variant, një këngë të tijin kushtuar Elbasanit të Metalurgjisë: “Elbasan i bukur, Elbasan!”. Dhe e vërteta është se kjo këngë ngjiti që në fillim në masën e gjërë të dëgjuesve. Dhe, pse të mos e themi; tani është bërë hit. Këndohet deri edhe nëpër dasma jo vetëm në Elbasan e në tërë Shqipërinë e mesme, por edhe në tërë trevat mbarëshqiptare. S’besoj të ketë shqiptar që të mos e ketë dëgjuar këtë këngë të interpretuar nga solistët më me emër të këngës popullore, filluar nga Hafsa Zyberi dhe vazhduar me Zeliha Sinën. Kjo këngëë shtë interpretuar me ndjenjë edhe nga mjaft këngëtarë të tjerë, në Shqipëri e në Kosovë, si nga Eglantina Toska, Ismet Peja, Ajtene Dërguti dhe të tjerë.

Dinjitoz edhe në skenën e Festivaleve Kombëtare në Radio – Televizion

Ishte vetëm 27 vjeç e me banim në Lushnje dhe Rudak Ismaili dorëzon në Komisionin Përzgjedhës të Këngëve për në Festivalin Kombëtar në Radio – Televizion të vitit 1968 këngën me titull “Kudo bashkë”. Ia pranojnë. Kjo këngë do të interpretohej në skenën e Festivalit të 7 – të Kombëtar nga këngëtarët Zeliha Sina e këngëtari lushnjar, Bajram Beda. Rudaku do të ishte pjesëmarrës edhe në Festivalin pasardhës me këngën “Zgjohet era e rinisë”. Por ai nuk do të mungonte edhe në festivalet e mëpastajme, në të cilat do të paraqitej me këngët “Tokë plot begati”, “I falem dashurisë”, “O të rinj e të reja” e të tjera.

Kompozitori i talentuar lushnjar do të ishte i pranishëm edhe në shumë anketa muzikore të organizuara nga Radio “Tirana”. Ky kompozitor do të mund të kujtohet për këngët “Ditë korrjesh”, “Eja në fshatin tim”, “Vjelëset e portokalleve”, “Festa e mbjelljeve”, “Kënga e nënave” e shumë të tjera.

Shpirtin e vet muzikor e pat shpërndarë në qindra nxënës

Sa kohë që ishte me banim në Lushnje, në mbi katër dekada, Rudak Ismailin pasditeve do ta gjeje në Shtëpinë e Pionierit të qytetit. Kishte disa nxënës të pasionuar mbas muzikës, të cilëve u mësonte fizarmonikën. Disa nga këta nxënës vazhduan mësimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë apo në Shkollën e Muzikës në Elbasan. Mjaft syresh shkuan edhe më tej, duke vazhduar studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve.

Me ardhjen në Lushnje të dirigjentëve të rinj, Agim Rrëza, Llazar Borova, mbas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, Rudaku u bë një nga instrumentistët më të aftë të orkestrës. Siç do të ishte një fizarmonicist i talentuar, ashtu do të ishte edhe një trombetist i aftë i fanfarës së qytetit.

Me ardhjen me banim në Tiranë, Rudaku do të aktivizohej, sikundër edhe i vëllaj, i ndjeri Skënder, (edhe ky një instrumentist i shkëlqyer i Ansamblit Shtetëror të Këngëve e të Valleve Popullore) për përgatitjen e grupeve artistike të fëmijëve në kryeqytet. Pati përgatitur disa të tillë, me të cilët kishte dhënë programe artistike edhe jashtë shtetit.

— Mbas një sëmundjeje të rëndë, më 25 tetor 2019 im shoq u nda nga jeta në Peruxhja të Italisë, – na thotë Zana, bashkëshortja e nderuar e Rudakut.

Qendron një hop ashtu, me sy të përlotur, dhe vazhdon;

– Edhe mbas ndarjes nga jeta të tim shoqi, telefoni fiks i shtëpisë dhe ai celular nuk pushoi: “Ku është Rudaku? Po e pret djali për mësim”. “Po pret vajza profesor Rudakun”. “Thuaj Rudakut të paraqitet në …se mbetëm pa mësim”. Kur u thosha, se Rudaku është ndarë nga jeta, mbeteshin pa frymë…

Capture-54.jpg

Drejtuesi i orkestrës, Rudak Ismaili, në mes


Zanës nuk i besohet se i shoqi i është ndarë përgjithmonë.

– Do ta kesh në këngë, – i them si për ta ngushëlluar.

Një këngë kushtuar princit të Monte Karlos

Një nga katër vajzat e bashkëshortëve Rudak e Zana Ismaili, më e madhja, Anila. banon familjarisht prej vitesh në Monako, pikërisht në Monte Karlo.

– Bënte kohë që ime bijë, Anila, më kërkonte të kompozoja një këngë kushtuar princit të Monakos, – na ka pas treguar vet Rudaku.

Dhe tregimi i tij për këtë çështje ka qënë i tillë:

… I kërkova vajzës disa kaseta për të njohur, përafërsisht, muzikën e atij vendi. Pasi m’i solli, i dëgjova një herë, dy herë, shumë herë. Sigurisht, kështu do të mund të vepronte kushdotjetër në një rast të tillë.

Më pas m’u desh të mësoja diçka më shumë lidhur me historinë e Monakos, si dhe me traditat dhe folklorin e kësaj principate.

Pasi sigurova një poezi kushtuar princit të Monakos, krijova një këngë, që e interpretoi, frëngjisht, me shumë talent Enkeleda Zeko.

– Anila ia dorëzoi Princit të Monakos vidion me këngën e tim shoqi kushtuar atij, – tregon Zana, bashkëshortja e Rudakut. – Sigurisht, Princi qe kënaqur shumë dhe pat shprehur dëshirën që të takohej me kompozitorin shqiptar.

Në një ditë feste, në të cilin merrnin pjesë edhe autoritete të Monte Karlos, Anila ia kishte prezantuar të atin Princit të Monte Karlos. Ky, pasi i pat shprehur mirënjohjen për këngën që i pat kushtuar, qe shprehur me konsiderata të larta edhe për komunitetin e atjeshëm shqiptar.

* * *

Shkolla i shton diçka talentit. Talenti I jep dritë shkollimit.

Rudak Ismaili ishte një nga ata muzikantë, talenti i të cilit mbiu në Përmet dhe lulëzoi në Lushnje.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.