Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sa galaktika permban Universi?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
View attachment 8576
Astronomet duke perdorur te dhenat nga teleskopi Hubble dhe teleskopeve te tjere kane kryer nje regjistrim te sakte te numrit te galaktikave ne univers. Grupi arriti konkluzione befasuese se ka te pakten 10 here me shume galaktika ne universin e dukshem se sa ishte menduar me pare. Rezultatet kane implikime te qarta per kuptimin tone rreth formimit te galaktikave, dhe te ndihmoje ne zgjidhjen e nje paradoksi te lashte astronomik - pse eshte qielli i erret gjate nates? Kjo e vendos nje popullsi te llogaritura te universit, prej te pakten 2 trilion galaktikash. Credit: NASA, ESA/Hubble

Nje nga pyetjet me themelore ne astronomi eshte se sa shume galaktika permban universi. Imazhet nga Fusha e Thelle e Hubble, te marra midis viteve 1990, na dha nje perfyterim te sakte te kesaj. Galaktika te panumerta e te zbehta u zbuluan, dhe ishte vleresuar se universi i dukshem permbante rreth 100 miliarde galaktika.

Nje ekip nderkombetar astronomesh te udhehequr nga Conselice dhe ekipi i tij arriten ne keto konkluzione duke perdorur Imazhe te Thella te Hapesires nga hubble, te dhena nga puna e merparshme te ekipit te tije, dhe te dhena te tjera te publikara. Gjithashtu ata me kujdes konvertuan edhe imazhet ne 3D, per te bere matje sa me te sakta te numrit te galaktikave ne kohe te ndryshme ne historin e universit. Pervac ksaj, ata kane perdorur modele te reja matematikore e cila u lejoj atyre te tregojn ekzistencen e galaktikave te cilat me brezin e sotem te teleskopeve nuk mund te observohen. Kjo coi ne menyre te suprizuar qe numri i tyre te rritej, rreth 90% e galaktikave ne universin e dukshem ne te vertete jane shume te zbehta dhe teper te largeta per tu shikuar tani.


Ne analizimin e te dhenave ekipi shikoj me shume se 13 miliarde vjet ne te kaluaren. Kjo u tregoi se galaktikat nuk shperndahen ne menyre te barabarte ne te gjithe historine e Universit. Ne fakt, duket se ka pasur nje faktor prej 10 galaktikash me shume per njesi vellimi kur Universi ishte vetem disa miliard vjet me i vjeter krahasuar me sot. Shumica e ketyre galaktikave ishin relativisht te vogla dhe te zbehta, me masa te ngjashme me ato te galaktikave satelitore qe rrethojne Rrugen e Qumeshtit.

Keto rezultate jane prova te fuqishme se nje evolucion i rendesishem ka ndodhur ne te gjithe historine e Universit, nje evolucion gjate se cilit galaktikat u bashkuan se bashku, duke reduktuar ne menyre dramatike numrin e tyre te pergjithshem.


Numri ne renie i galaktikave me kalimin e kohes gjithashtu kontribuon ne zgjidhjen e paradoksit te Olbertit – pse qielli eshte i erret gjate nates. Ekipi erdhi ne perfundimin se ka nje bollek te tille galaktikash qe, ne parim, cdo pike ne qiell permban pjese te nje galaktike. Sidoqofte, shumica e ketyre galaktikave jane te padukshme ndaj syve te njeriut dhe madje edhe tek teleskopet moderne, per shkak te nje kombinimi faktoresh: ‘redshifti’ i drites, natyra dinamike e Universit dhe thithja e drites nga pluhuri dhe gazi intergalaktikor, te gjitha kombinohen per te siguruar qe qielli i nates mbetet kryesisht i erret.

Keto rezultate jane deshmi e fuqishme se nje evolucion i rendesishem ka ndodhur gjate gjithe historise se universit, nje evolucion gjate te cilat galaktikat jane bashkuar se bashku, duke reduktuar ne menyre dramatike numrin e tyre te pergjithshem.



Per me shume informacion:

Ky zbulim eshte publikuar ne Astrophysical Journal , ne tetor 2016–i titulluar, –“The evolution of galaxy number density at z < 8 and its implications“.

Teleskopi Hapesinor Hubble eshte nje projekt bashkepunues midis NASA dhe ESA’s

http://www.spacetelescope.org & https://www.nasa.gov/hubble/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.