Të arrish të bësh një kafe të mirë ka qenë gjithmonë një art, por tani është bërë dhe shkencë! Një algoritëm revolucionar, produkt i kërkimeve nga ushtria amerikane, tregon saktësisht sesa kafeinë i duhet trupit për të mos ndjerë lodhjen. Metoda gjeniale u zhvillua me ndihmën e departamentit amerikan të mbrojtjes në vazhdën e përpjekjeve për të parë sesa energji u nevojitej ushtarëve që kanë mungesë gjumi.
Ata gjetën formulën e saktë ( ose të paktën kështu pretendojnë): personat që nuk pushojnë sa duhet duhet të pijnë 200 miligramë kafe kur zgjohen- ose dy filxhanë- dhe 200 miligramë të tjerë 4 orë më vonë. Ata që punojnë natën këshillohen të konsumojnë të njëjtën sasi në fillimin e turnit.
Marre nga Bondo.Al.