Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sa kalori i duhen trupit çdo ditë, si të mbani peshën e duhur

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Sa kalori i duhen trupit çdo ditë, si të mbani peshën e duhur​



u5-6.jpg



Në kohët e sotme kur shumë njerëz janë në kërkim të perfeksionit, kaloritë janë si gogoli. Kaloritë janë një term me të cilin abuzohet shumë, sidomos për njerëzit që kanë nevojë të dobësohen.

Ekspertët sqarojnë se kaloritë janë shumë më tepër se një njësi matëse e një ushqimi që të shëndosh. Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim.

Sa Kalori Ju Nevojiten Në Ditë
Sipas udhërrëfyesve të Departamentit të Ushqimit në Shtetet e Bashkuara, një grua ka nevojë për 1,600-2,400 kalori në ditë. Burrat nga ana tjetër kanë nevojë për 2000-3000 kalori në ditë. Sidoqoftë, sasia e saktë e kalorive për një njeriu është në varësi të këtyre faktorëve:
• Mosha,
• Pesha,
• Gjatësia,
• Stili i jetesës,
• Shëndeti
• Aktiviteti fizik

Me kalimin e moshës, ritmi i metabolizmit të njeriut ngadalësohet shumë. Kjo pakëson edhe nevojën e njeriut për energji. Për shembull, vajzat nga 19-25 vjeç kanë nevojë për deri në 2000 kalori në ditë. Pas moshës 51 vjeçare, sasia e nevojshme e kalorive zbret në 1600.

Djegia e Kalorive Në Mënyrë Të Shëndetshme
Trupi i njeriut ka nevojë për energji që të funksionojë. 20 pëqind e energjisë që marrim nga ushqimet (pra kaloritë) janë të nevojshme për trurin. Pjesa tjetër është për funksionet bazë siç është qarkullimi i gjakut, tretja dhe frymëmarrja. Ekspertët, të cilëve u referohet thonë se njeriu mund të djegë kalori edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë domosdoshmërisht në dietë.

Mëngjesi duhet ngrënë rregullisht. Sigurohuni që të konsumoni proteina për një ngopje më të gjatë.

Vaktet e tjera të ditës duhet të jenë të rregullta. Kësisoj do të humbisni më shumë kalori.

Mos harroni rregullin e artë të pesë frutave dhe perimeve në ditë. Ato janë të pasura me fibër.

Hani më shumë kalori që digjen ngadalë. Thjerëzat dhe yndyrnat e shëndetshme siç është avokadoja, kërkojnë më shumë kohë që të çlirojnë energji. Kësisoj nuk do t’ju marrë uria shumë shpejt.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për djegien e kalorive të tepërta ndaj nuk duhet ta anashkaloni.

Uji është gjithashtu i dobishëm për të ruajtur peshën ideale. Shmangni lëngje dhe pije të tjera jo të shëndetshme.

Racionet, janë një aspekt i nevojshëm që duhet marrë në konsideratë. Zvogëlimi i racioneve do ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme.

AgroWeb


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.