Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sa viruse ka gjithsej në planetin tonë?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Sa viruse ka gjithsej në planetin tonë?​


Screenshot-2022-02-02-at-11.23.01-AM-1024x525.jpg

Në fakt është e pamundur të thuhet me saktësi se sa viruse ekzistojnë në botë. Por e sigurt është se ka shumë më tepër nga sa mund të imagjinojmë. Në të vërtetë, vlerësohet se vetëm në oqeane ekzistojnë rreth 10 jo milionë (10 në fuqi të 31-të, pra 1 e ndjekur nga 31 zero) grimca virale, ose rreth 10 miliardë herë më shumë se sa numri i vlerësuar i yjeve në Univers. Për të mos folur për të gjithë viruset që gjenden në tokë dhe nëntokë.

Variantet e viruseve
Nga kjo sasi e madhe virusesh, si ajo të koronavirusit SARS-CoV-2 dhe varianteve të tij të shumta shkencëtarët, kanë kataloguar dhe emërtuar zyrtarisht vetëm 9.110 prej tyre. Pra ato që zakonisht shkaktojnë sëmundje, dhe që në çdo rast janë më të lidhura me qeniet njerëzore.
E megjithatë, vitet e fundit, falë shekcnës së gjenetikës, ne jemi dëshmitarë të një rritje të klasifikimit të këtyre formave në kufijtë e jetës. Jo të gjithë ekspertët llogarisin viruset që jetojnë në të gjitha speciet e gjalla, pasi ato nuk kanë aftësinë të funksiojnë dhe shumohen ndryshe, përveçse brenda një qelize. Dhe studimet e fundit kanë zbuluar, se duke vepruar tek gjenet e speceve ku bujtin, viruset luajnë një rol të rëndësishëm në evolucionin e të gjitha gjallesave.

Infeksionet
Por si riprodhohen dhe përhapen viruset? Në praktikë, viruset përdorin metoda të ndryshme për të depërtuar në qeliza, dhe për t’i përdorur ato për t’u riprodhuar. Në qelizën e prekur, nganjëherë viruset riprodhohen duke e vrarë atë, dhe vazhdojnë që të sulmojnë qelizat e tjera në trup. Prandaj në këtë mënyrë, infeksioni përhapet derisa të sëmuret i gjithë organizmi pritës.

/ Focus – Bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.