Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

SAFER INTERNET DAY 2020

P

Pansophia

Guest
Këshilla për prindër!

Kur fëmija juaj përdor kompjuterin, laptopin, telefonin e mençur etj., masat mbrojtëse normale dhe praktikat e sigurisë mund të mos jenë të mjaftueshme. Fëmijët ne hapësirën kibernetike paraqesin sfida specifike për shkak të karakteristikave të tyre natyrore: pafajësinë, kuriozitetin, dëshirën për pavarësi dhe frikën e ndëshkimit. Ju duhet t'i merrni parasysh këto specifika për te marr masat e duhura për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe fëmijën.

Ju mund të mendoni se për shkak se fëmija po luan vetëm një lojë, hulumton një detyre shkolle , ato nuk mund të sjellin ndonjë dëm. Por, çfarë nëse ata pa dashje vizitojnë një faqe jo te duhur në internet që infekton kompjuterin tuaj me një virus? Gabimet ndodhin, por fëmijët mund të mos e kuptojnë atë që kanë bërë ose mund të mos ju tregojnë se çfarë ka ndodhur sepse kanë frikë se mos ndëshkohen.

Ju duhet te kuptoni, se në lojërat online, fëmijët luajnë ne ekipe dhe garojnë. Ku pjesëtari i ekipit apo garuesi është nga pjesa tjetër e botes, ku mosha gjinia dhe pretendimet e tij/saj mund të mos jen dashamirëse.

Lojërat online, pothuajse gjithmonë, ofrojnë mundësi që ë “blini pajisje” me para te vërteta që të tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë më lart. Andaj , kartat e juaja te kreditit mund te jeni cak i tërthorte i lojërave online.

Keqbërësit në paraqesin një kërcënim tjetër real ne hapësirën kibernetike, veçanërisht për fëmijët. Për shkak se natyra e internetit është kaq anonime, është e lehtë për Keqbërësit te fshihen prapa profileve te rrejshme dhe të manipulojnë ose mashtrojnë përdoruesit e tjerë . Dhe të rriturit shpesh bëhen viktimë e këtyre mashtrimeve, gjersa fëmijët të cilët zakonisht janë shumë më të hapur dhe më të besueshëm, janë objektiva edhe më të lehtë.

Prindër, për te pasur mundësi që ju te mbështesni fëmijën tuaj ju duhet të dini:
  1. Lojërat e preferuara
  2. Youtuberat qe ndjekin
  3. Rrjetet sociale ku janë aktive
  4. Emisionet qe shikojnë
  5. Faqet që vizitojnë
#SID2020

45999
 
Këshilla për prindër!

  1. Bisedoni - Konsideroni aktivitete për të cilat mund të punoni së bashku, pavarësisht nëse është duke luajtur një lojë, duke hulumtuar një temë për të cilën keni folur (p.sh., vendet e pushimeve familjare, një hobi të veçantë, një figurë historike), ose të editoni foto familjare. Kjo do t'ju lejojë të mbikëqyrni aktivitetet në internet të fëmijës tuaj, ndërsa t'u mësoni atyre zakone të mira kompjuterike.
  2. Vendosni rregulla dhe paralajmëroni për rreziqet - Sigurohuni që fëmija juaj i di kufijtë e asaj që lejohet të bëjë në hapësirën kibernetike. Këto kufij duhet të jenë të përshtatshme për moshën, njohurinë dhe pjekurinë e fëmijës, por ato mund të përfshijnë rregulla se sa kohë lejohen të jenë në kompjuter, në cilat faqe ata lejohen të vizitojnë, cilat programe softuerësh mund të përdorin dhe cilat detyra ose aktivitete që lejohen të bëjnë.

  1. Ju gjithashtu duhet të bisedoni me fëmijët për rreziqet ne hapësirën kibernetike në mënyrë që ata të njohin sjellje ose aktivitet të dyshimtë. Diskutoni mbi rreziqet e ndarjes së llojeve të caktuara të informacionit (p.sh., ata janë vetëm në shtëpi) dhe përfitimet për të komunikuar dhe shkëmbyer vetëm informacione me njerëzit që ata njohin
  2. Monitoroni aktivitetet ne pajisjet e Ti-se - Jini të vetëdijshëm se çfarë po bën fëmija juaj në pajisjet e Ti-se, duke përfshirë cilat faqe në internet që po vizitojnë. Nëse ata janë duke përdorur email, mesazhe në çast, ose dhoma chat, përpiquni të merrni një kuptim se me kë korrespondojnë dhe nëse i njohin ata me të vërtetë.
  3. Mbajini linjat e komunikimit të hapura - Lëreni fëmijën tuaj që të mund t'ju afrohet me pyetje ose shqetësime në lidhje me sjelljet ose problemet që mund të kenë hasur në pajisjet e Ti-se.
  4. Konsideroni ndarjen e kompjuterit tuaj në llogari të veçanta - Shumica e sistemeve operative ju japin mundësinë e krijimit të një llogarie të ndryshme të përdoruesit për secilin përdorues. Nëse jeni të shqetësuar që fëmija juaj mund të aksesojë, modifikojë dhe / ose fshijë aksidentalisht skedarët tuaj, ju mund t'u jepni atyre një llogari të veçantë dhe të zvogëloni sasinë e qasjes dhe numrin e privilegjeve që ata kanë.

46003
 
@CIBOX me pelqen , brv,keshilla te mira, por e kote.
Shqipetaret i dine gjitha me mire.
Respekt per kohen qe paske marrur.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.