Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

SERIA A

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,194
Zinchenko dëshiron vetëm Napolin
Oleksandr Zinchenko e ka të qartë idenë për të ardhmen e tij. Sipas mediave angleze 20-vjeçari i Manchester City dëshiron me çdo kusht transferimin në Serinë A te skuadra e Napolit. Pavarësisht se lojtari gëzon vlerësimin e trajnerit Guardiola, vendimi i tij është largimi nga Citizens pasi kërkon të aktivizohet më shumë. Dejtuesit e klubit anglez kanë vendosur ta huazojnë futbollistin dhe shumë skuadra të Premier League kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, por ai i ka rezufuar të gjitha pasi kërkon t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Sarri.
 
Torino siguron N’Koulou
Goditje në merkato për Torino-n. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi granata bëri të ditur se ka siguruar nga Lyon shërbimet e Nicolas N’Koulou.

Formula e operacionit të transferimit është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje të kartonit. Mbrojtësi 27-vjeçar gjatë gjithë karrieres së tij ka luajtur gjithmone në Ligue 1 me Monacon, Marseille dhe Lyon.
 
Memushaj mes Sionit dhe Beneventos
Ditë vendimtare për të ardhmen e Ledian Memushajt. Tashmë është e sigurtë që mesfushori i kombëtares shqiptare do të largohet nga Pescara, për të provuar një eksperiencë të re në një tjetër skuadër. Lënia jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Zdenek Zeman për sfidën e Kupës së Italisë ndaj Triestinës ishte një sinjal mëse i qartë se aventurës së 30-vjecarit nga Vlora te klubi abrucez i ka ardhur fundi. Por nëse deri përpara pak ditësh dukej si i sigurtë kalimi i Memushajt te Sioni në Superligën zvicerane, në garë sëfundmi për të marrë shërbimet e kuqeziut është futur fuqishëm Benevento klubi i sapongjitur në Serinë A dhe ka shumë gjasa që Memushaj të mos largohet nga Italia.

Do të jetë një konkurencë e fortë dyshe mes Sionit të Paolo Tramezzanit dhe Beneventos madje drejtuesit e klubit nga Jugu i Italisë kanë programuar një takim me përfaqësues të Pescarës dhe menaxherit e futbollistit për të arritur një marrëveshje. Megjithatë pas hyrjes në garë të Beneventos duhet pritur lëvizja e rradhës që do të bëjë Sioni, pasi ish ndihmësi i Gianni De Biasit te Shqipëria, Paolo Tramezzanni e dëshiron me cdo kusht në skuadrën e tij mesfushorin shqiptar. Nëse transferohet në Zvicër Memushaj do të ketë shok skuadre Ermir Lenjanin ndërsa nëse zgjedh të qëndrojë në Itali, duke kaluar te Benevento do të luajë në të njëjtin ekip me një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare pikërisht Berat Gjimshitin.
 
View attachment 38
Mirabelli: Ibra nuk bën pjesë në listën e Milanit
Milani ka bërë një merkato fantastike deri tani duke afruar në skuadër plot 10 futbollistë mes tyre edhe emra shumë të rëndësishëm si Leonardo Bonucci, Lucas Biglia, Andrea Conti, Franck Kessie e Andre Silva. Gjithsesi për të kompletuar skuadrën drejtuesit e klubit prej kohësh po lëvizin për të realizuar edhe goditjen e fundit që do të jetë afrimi i një sulmuesi me shumë peshë që të mbajë mbi shpatulla repartin e avancuar të Milanit, pasi Carlos Bacca dhe i riu Andre Silva nuk e bindin plotësisht trajnerin Vincenzo Montella.

Në orët e fundit është folur shumë për një rikthim të Zlatan Ibrahimovic te kuqezinjtë. Shtatlarti suedez po e merr veten nga dëmtimi i rëndë që pësoi në Prill dhe mund të jetë gati për të luajtur në fillim të Tetorit. Megjithatë për të frenuar disi entuziasmin e tifozëve të Milanit për një afrim të mundshëm të Ibrës, ka menduar drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli, i cili në një intervistë ka theksuar se në listën prej 3 emrash për sulmin e kuqezinjëve nuk bën pjesë ai i Zlatan Ibrahimovic.

Borussia e Dortmundit dhe vetë Pierre Emerick Aubameyang i kanë mbyllur dyert kuqezinjëve por Mirabelli nuk e përjashton ende mundësinë që sulmuesi nga Gaboni mund të bëhet pjesë e Milanit. Diego Costa dhe Nikola Kalinic janë dy emra të tjerë që janë lakuar shumë për të afruar te Milani. Mirabelli edhe pse e pranoi se Milani ka nevojë për një sulmues të madh, ai dhe Fassonne nuk duan të gabojnë dhe do të presin deri në ditën e fundit të merkatos për të bërë zgjedhjen e duhur.
 
View attachment 44
Dybala “përqafon” nr 10: Fanellë e veçantë
Paulo Dybala i gëzohet numrit të të tij të ri me shpresën se te Juventusi do të ndjekë hapat e një legjende si Alex Del Piero. Pas 2 sezonesh si protagonist me numrin 21 mbi shpatulla, sulmuesit argjentinas i është besuar 10-ta e famshme që te bardhezinjtë që pas largimit të ish kapitenit Del Piero e ka mbajtur mbi supe për vetëm 1 sezon Paul Pogba.

Por me largimin e mesfushorit francez për tek Manchester United verën e kaluar, 10-ta nuk kishte më zot, por në sezonin e ri ajo do ti përkasë një prej lojtarëve më të talentuar me spektakolarë që ka patur ndonjëherë Juventusi pikërisht La Joya-s. Është një fanellë speciale, shkruan Dybala në profilin e tij në Instagram, është një nder për mua ta mbaj veshur pasi përfaqëson një përgjegjshëmëri shumë të madhe, shton më tej argjentinasi. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që nga momenti që kam qenë fëmijë, por tashmë duhet të impenjohem më shumë për të udhëhequr skuadrën time drejt sa më shumë sukseseve, nënvizon Paulo Dybala.
 
Forza Inter nese s'bejme gje dhe kete vit do ze spitalin :(
 
View attachment 115
Juve dhe Lazio, në ndjekje të trofeut të parë të sezonit
Pas një emigrimi 3-vjecar Superkupa e Italisë rikthehet në atdhe, më saktë në “qytetin e përjetshëm”, ku në Stadiumin “Olimpico” Juventusi dhe Lacio do të masin forcat edhe për trofeun e parë të sezonit. Krejt ndryshe nga edicioni i kaluar, që u zhvillua në Doha të Katarit, vetëm dy ditë përpara festës së Krishtlindjes, këtë radhë drejtuesit e futbollit italian vendosën që Superkupa t’i paraprijë sezonit, duke patur parasysh që kampionati italian starton pikërisht fundjavën e ardhshme. Rekordmenët e këtij kompeticioni marrin pjesë për të gjashtë herë radhazi, sidoqoftë këtë herë bëhet fjalë për një trofe jubilar, pasi ky është edicioni i 30 i Superkupës së Italisë.

Milani është mbajtësi i këtij trofeu, gjithsesi “kuqezinjtë” bashkë me “zonjën e vjetër” janë edhe dy klubet që kanë fituar më shumë, në historinë e këtij aktiviteti, plot shtatë herë, ndërsa Interi vjen menjëherë më pas, me pesë të tilla. Si Juventusi ashtu edhe Lacio duket se janë abonuar në finalet e Superkupës, pasi përballja e Olimpikos është gjithashtu e treta në pesë edicionet e fundit, që këto dy skuadra diskutojnë ndërmjet tyre. Pas disfatës së Kardifit në Champions “bardhezinjtë” kanë ndryshuar disi, teksa është larguar Leonardo Bonucci, gjithsesi në skuadër janë afruar emra të tillë si Bernardeschi, Douglas Costa, De Sciglio apo qoftë edhe portieri polak Szczesny.

Në krahun tjetër Simone Inzaghi ka humbur në merkato organizatorin argjentinas Lucas Biglia dhe me shumë gjasa “bardhekaltërit” do të lënë të lirë gjithashtu edhe sulmuesin e ri nga Senegali Keita Balde. Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka dhënë për të sigurtë në formacionin fillestar vetëm emra të tillë si Buffon, Higuain, Dybala dhe Mandzukic ndërsa në krahun tjetër forca e Lacios dihet është grupi. Këto dy skuadra janë ndeshur shumë shpesh këto vitet e fundit, madje tre muaj më parë po në të njëjtin stadium “zonja e vjetër” kompletoi për të tretin sezon radhazi “dopjetën”, teksa mundi ekipin e Simone Inzagit në finalen e Kupës së Italisë, falë golave të realizuar nga mbrojtësit Dani Alves dhe Leonardo Bonucci.

Në dhjetor Juventusi e humbi Superkupën pas gabimeve nga pika e 11-metërshit të dyshes Mandzukic – Dybala, sidoqoftë këtë herë “bardhezinjtë” janëe dukshëm favoritë teksa kanë fituar 12 nga 14 përballjet e fundit ndërmjet tyre. Supremacia e skuadrës së Alegrit është evidente, pasi rekordmenët e Italisë kanë fituar rresht shtatë sfidat e fundit nes tyre, madje pa pësuar as gol, pa harruar aspak edhe dy sukseset 4-0 dhe 2-0 pikërisht në Superkupë, respektivisht në Romë dhe Shangai. Superkupa do të luhet në orën 20:45 dhe ky takim do të arbitrohet nga gjyqtari kryesor Davide Massa.
 
Forza Inter nese s'bejme gje dhe kete vit do ze spitalin :(
eshte e veshtire, lojtaret qe kane mare jane te mire por jo kampiona, perjashto Valero qe su kuptua pse u ble tani kur duhej te merej menjehere sa filloj renia e Cambiasso.
Interi calon ne marje vendimesh, mjafton te shikosh qe shesin lojtar per 2m dhe blejne te nje niveli mesatar per 25M
 
Ke shume te drejte @Unknown. Interi nuk ka patur asnje vit strategji afatgjate por kjo per shkak te krizes financiare e cila e mbertheu.

Tani me kinezet e Suning, me menaxhmentin e ri gjerat kane ndryshuar. Te shikosh merkaton, Interi nuk ben skonto dhe nuk luan fare nga pozicionet e tij.

Kete vit besoj se do kenaqemi si Interista. Trajneri eshte i mire, blejret jane te mira, Skriniar, Borja dhe Vecino jane fiks. Shpresojme te largohet Kondogbia, Nagatomo dhe Brozovic dhe ne vend te ketyre te blihen lojtare me te mire.

Ka dhe dy jave e ca dite deri ne perfundimin e merkatos. Kam besim se nje goditje e forte do behet ditet e fundit.

Gjithesesi, forza Inter sempre e ovunque.
 
Ke shkruajtur me bukur se une
Love inter forever
 
Love Inter Forever & puc @Dorina ke balli... forever :D
 
Ke shume te drejte @Unknown. Interi nuk ka patur asnje vit strategji afatgjate por kjo per shkak te krizes financiare e cila e mbertheu.

Tani me kinezet e Suning, me menaxhmentin e ri gjerat kane ndryshuar. Te shikosh merkaton, Interi nuk ben skonto dhe nuk luan fare nga pozicionet e tij.

Kete vit besoj se do kenaqemi si Interista. Trajneri eshte i mire, blejret jane te mira, Skriniar, Borja dhe Vecino jane fiks. Shpresojme te largohet Kondogbia, Nagatomo dhe Brozovic dhe ne vend te ketyre te blihen lojtare me te mire.

Ka dhe dy jave e ca dite deri ne perfundimin e merkatos. Kam besim se nje goditje e forte do behet ditet e fundit.

Gjithesesi, forza Inter sempre e ovunque.

E kam pare merkaton e interit dhe ska asgje ndryshe nga merkatot e tjera.
Nese i ke ndjekur mire dhe merkaton e dimrit qe kaloj Vecino ishte nje lojtar i kerkuar dhe nga juventus por kurrsesi nuk guxuan te paguajne 12M sa mund te kete dhe vleren reale pasi e shikojne lojtar puntor por jo kampion.
Nese kerkon 2 lojtar mesatar me prespektive duhet te kesh dhe 2 lojtar kampion ne ate reapart ku njeri duhet te jete titullar ne te kundert do bejne sipas qefit, ashtu si ka bere Brozovic qe per hir te vertetes ka shume talent por jo seriozitet per vazhdimesi.

Skriniar eshte bast, sot mire, neser si dihet, per 30M duhet te ishte mar Manolas. Skriniar duhet te ishte talenti qe zvendeson 2 mbrojtes te fuqishem, zakonisht keta piqen me mire dhe shpesh here luajne me shpesh pasi mbrojtja ka gjithmone mungesa, shembull te mire ke Varane qe dhe pse ishte nga talentet me te mira dhe ne nje klub si reali nuk ka ardhur si titullar, qendra e mbrojtjes ska teper peshe dhe nje gabim te rrenon, mos harro Murillo qe fazen e pare pa nisur ndonje gabim ishte nje nga mbrojtesit me energjik dhe i sakte ne qarkullim, vlera i shkoj 30-40M dhe u shit per 13M.

Inter i ben ato gabime dhe i ka bere me Medel, lojtar qe nuk e di cfar eshte topi por te ngjitet dhe per rezerve ja vlen ose te pakten ja vlen ta mbash per mos ta shitur per 2-3M.

Dhe po ashtu eshte dobet kur flet per objektiva si Radja, Di Maria dhe mer Vecino apo Emre Mor.
 
E thash dhe me siper.. Merkato nuk ka perfunduar akoma.

Per dallim nga vera e kaluar, ku kishe nje kaos sa i perket trajnereve dhe u bene blerje pa pike strategjie, kete vit kane ndryshuar gjerat.

Vete fakti qe nuk eshte pranuar asnjera nga ofertat e Man Utd per Perisic, tregon qe klubi nuk eshte ai qe ka qene.. Qe ja merrnin lojtaret per dy grosh.

Tashti, sa i perket cmimeve te lojtareve, edhe ti e din qe kjo merkato eshte e cmendur komplet. Cmimet nuk jane ato qe kane qene dhe efekti Neymar do te ndikoje edhe me tej ne rritjen e cmimeve.

Vecino, zakonisht nuk do vlente me shume se 10 milione euro, por me qe Fiorentina zakonisht nuk i ka dhene kurre lojtar Interit, klubi perdori klauzolen.

Sa per Skriniar, cmimi i sakte eshte 22 milione euro. Te llogarisim ketu dhe 12 milion eurot qe Sampdoria pagoi per Caprari kur Interi kishte nevoje per 30 milione euro deri ne 30 Qershor? Dhe qe Caprari nuk vle me shume se 6-7 milione. :)

Skriniar nuk llogaritet titullar kete vit..Eshte rezerva e pare e mbrojtesve, edhe e atij qe supozohet qe klubi do bleje deri ne fund te merkatos. Por jam i bindur qe do zere vend, sepse ne te gjitha ndeshjet pergaditore ka qene nje nder lojtaret me te spikatur.

Gjithesesi, jam me se i bindur qe do kete dhe dy goditje te forta deri ne fund.

Problemi i kampioneve, qendron te fakti se klubi nuk merr pjese ne Champions, dhe lojtaret si primadonna qe jane duan reflektoret te jene te drejtuar nga ata.
 
Duke u nisur nga objektivat qe zakonisht jane lojtar te rinj qe kane bere nje sezon apo gjysem sezoni te mire, nuk besoj se do vij ndonje lojtar i madh, mbase me i mundeshmi eshte Di Maria pasi PSG eshte e mbipopulluar por un do preferoja qe te ishte investuar ne ndonje 25 vjecar si beri Juve me Costa-n.

Dhe per mos ta bere dhe shkrimin akoma me carcaf, Inter ka 7 vjet qe punon per te ardhmen qe nuk vjen kurre.
Man.City eshte ekip pa histori, sot quhet i madh pse bleu lojtar te medhenj, dhe lojtaret e medhenj ose do i ofrosh shuma te medha ose stimuj te medha, ne stimujt si kemi... Mbase Spalleti duhet te ishte ber trajnier i Fiorentines
 
View attachment 1075

Strakosha: Bëj tifo për Realin, dua të përmirësohem
Portieri shqiptar i Lazios dhe njëkohësisht i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha foli për SuperSport ku rrëfeu momente të veçanta të karrierës së tij, fillimet, e ardhmja por edhe nga jeta e tij.

“Vitesse? Ishte ndeshje e fortë, na vuri në vështirësi Miloti, por ne reaguam edhe më mirë prandaj fituam. Në europa League luhet më hapur, prandaj patëm dhe pak vështirësi në debutim.

Me Romën: Nuk e di unë se cfarë ndodh. Roma e fitoi ndeshjen lehtë.

Rivali kryesor është Genoa, kundërshtari i radhës. Jemi të fortë por duhet të përqendrohemi vetëm te ndeshja e radhës.

Objektivi? Të jemi më mirë se një vit më parë, të shkojmë mirë në europë dhe të jemi në 5-6 ekipet më të mira të kampionatit.

Dua të përmirësohem gjithmonë dhe të luaj në cdo ndeshje, të ndihmoj ekipin tim dhe të jap kontribut në kombëtare.

Në dhomë qëndroja me Kacen, tani me Valon Ahmedin. I ka vendosur trajneri gjithmonë. Luca Creco.

Si ndihem ne kampionat ku ka portiere te forte? Ndihem me fat që jam pjesë e një kampionati shumë të fortë me portierë të nivelit të lartë. Kam ardhur shumë i vogël këtu por kam mësuar shumë gjëra.

Kam dëshirë të luaj në cdo ndeshje, kur trajnerë më thotë jam i lumtur. Për rotacionin vendos trajneri.

Debutimi kishte më shumë emocione, sepse nuk e prisja. Kisha shumë stres para ndeshjes. Me kalimin e kohës ke më pak stres dhe ke më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen.

Trajneri e di cili do të jetë titullar në kombëtare. E kam thënë gjithmonë në kombëtare nuk ka shumë rëndësi nëse luaj unë apo Etriti. Mjafton të marrim rezultatin e duhur.”
 
Ky Interi me ka shkurtuar jeten.. Do vdes i ri definitivisht :(
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.