Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

SERIA A

Strakosha ne top form...
 
View attachment 1572

Ja plani i Interit për të arritur te Ozil
Inter-i ka një plan për të marrë nga Arsenal-i Mesut Ozil. Zikaltërit prej kohësh kërkojnë sulmuesin e “Topçinjve”, kontrata e të cilit me klubin londinez përfundon në vitin 2018.

Për të bindur Arsenal-in të lërë të lirë Ozil, ekipi milanez mendon të fusë në tratativa edhe Joao Mario-n, i cili pëlqehet shumë nga Arsene Wenger. Bisedimet mund të nisin që në merkaton e Janar-it.
 
View attachment 1575

Kriza tek Milan sjell, kurbanin e parë
Kriza tek Milan sjell, kurbanin e parë. 200 milionë Eurot e shpenzuara, normalisht kërkojnë arritjen e rezultateve pozitive dhe në fakt te kuqezinjtë ky detaj qënë më ulje dhe ngritje dhe për të sjelljë përmisim për teknikun e Milanit, Vincezno Montella është e nevojshmë të ndërhyhet, jo tek formacioni ose lojtarët, por tek përgatitësi atletik. Sipas nurmit një të tolit të “Djallit” problemi qëndron pikërisht tek ky person. Është vetë tekniku që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Emanuele Marra, përmes një postimi në faqen e tij në tëiter, ku shkruan:

“Jam menduar gjatë për të ringritur skuadrën dhe do të nisë nga përgatitja atletike. Pas një analize të gjatë, kam bërë vlerësimet e mia të para dhe mes shumë gjërash ku është e nevojshme të përmisohemi, kam evidentuar përgatitjen fizike, ku kam vendosur të ndërmarrë një plan të ri, për të cilin nuk gjeta dakordësinë me bashkëpunëtorin tim Emanule Marra. Nisur nga kjo vendosa të shkëpusë marrëdhënien time më të. Dua ta falendëroj për punën e zhvilluar më të ndër vite.”

Montella beson se zgjidhja është largimi i përgatitësit atletik, me shpresën se situata do të përmisohet dhe rezultatet pozitive do të vinë, por nëse situata nuk njeh përmisim, ndoshta kurbani i radhës do të jetë pikërisht tekniku aktual i kuqezinjve.
 
@Dorina mthuj ku punon te shkarkoj nga puna hahahahaha.....car ma nxjerr ate ozil te interi.....ska shance kurre
 
@Young merkatot ku ste çojne....

Love inter☺
 
@Dorina hahahahhaha qenke tifoze interit pranej ben kto shkrime e nxjerr kundra milanit ahahahhahaha ...anyway hala madrid y nada mas
 
Love inter
Love real madrid
Love kukesi:)
 
ZYRTARE: Katastrofë. Dëmtohet lojtari kryesor i Interit
11:13, 05/10/2017
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka njoftuar se sulmuesi Mauro Icardi ka një problem fizik.

Kapiteni i Interit nuk është në gjendje të mirë para dy ndeshjeve të fundit të Argjentinës për kualifikim në Kampionatin botëror 2018.

“Nuk është në 100 %, ka probleme fizike”, deklaroi Sampaoli.

Argjentina është në rrezik të mbetet pa u kualifikuar në Botërorin 2018 në Rusi dhe Icardi është një futbollist i rëndësishëm i ekipit në rrugën e sigurimit të objektivit të madh.

auto_572ba86d79cfc5303d5d091ed99e8e72_11507194933.jpeg
 
Inter-Milan, kompanitë e basteve zgjedhin fituesin
14:24, 13/10/2017
Të dielën e 15 tetorit Interi do të presë Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Serie A.

Bastet sportive kanë publikuar koeficientët e ndeshjes ku zikaltërit janë më favorit për të fituar ‘derbin’, shkruan SYRI.net.

Sipas “bet 365”, fitorja e Interit kuotohet me koeficientin 2.20, barazimi 3.40, ndërsa fitorja e Milanit 3.40.

auto_Screenshot_141507897495.png
 
auto_Juve-Lazio-Finale1507993851.jpg

Formacionet zyrtare: Juventus – Lazio
17:10, 14/10/2017

Sot në orën 18:00 Juventusi do të presë Lazion në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Serie A.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare:

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, Asamoah; Khedira, Bentancur, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic.

Lazio: Strakosha; Bastos, de Vrij, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic, Lulic; Luis Alberto, Immobile.
 
auto_perg-111508580165.jpg

FOTO/ Lamtumirë PSG, Pastore kthehet tek skuadra e njohur në Serinë A
12:03, 21/10/2017

Interi duket se po pret një përforcim të ri nga Paris Saint-Germain.

‘Sky Sport’ raporton se klubi milanez është në bisedime me klubin francez për transferimin e mesfushorit Javier Pastore.

Sulmuesi argjentinas duket se kërkon të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai mund të rikthehet në Serie A te skuadra e Interit.

auto_perg-121508580167.jpg
 
Tare: Ndërtova një Lazio të bukur dhe fitues










Igli-Tare.jpg




Nuk ishin të largëta kohët kur qindra tifozë të Lazios prisnin mes polemikave presidentin Lotito dhe drejtorin Sportiv Igli tare për t’i kërkuar llogari mbi rezultatet negative të ekipit.






Tashmë “Shqiponja” e kryeqytetit italian fluturon lart në renditje dhe kjo falë merkatos fantastike të diktuar nga ish sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Entuziazmi është në maja, dhe ambiciet e Lazios janë shtuar bashkë me objektivat.

“Duhet të na gjykojnë në një periudhë afatgjatë pasi do të ketë rëndësi për lacion vetëm finishi. pikërisht për këtë është shumë gabim që të ekzaltohemi që tani. Presidenti Lotito i ka idetë e qarta dhe e di se çfarë duhet të bëjë. Është menaxheri më i mirë në Itali për një shoqëri futbolli”, tha Igli tare.

Shqiptari është konsideruar arkitekti i merkatos së Lacios, duke finalizuar blerje me çmime të ulëta dhe shitje të bujshme.

“Përpiqem gjithmonë të vendos logjikën përpara të gjithave duke zgjedhur futbollistë që mund të japin rezultat në futbollin e sotëm. Atë që blejmë, duhet të mendojmë nëse integrohet me të tjerët apo jo, pasi grupi është përpara individëve” tha drejtori Sportiv i Lazios.



Top Channel
 
Milan-Juventus, e jashtëzakonshme çfarë po ndodh në ‘San Siro’
13:45, 27/10/2017

Të shtunën në orën 18:00 Milani do të presë në “San Siro” skuadrën e Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur. Por, tifozët të cilët nuk kanë mundur ta sigurojnë një biletë për këtë takim atëherë sytë duhet t’i drejtojnë nga televizori.

Sipas “Cacliomercato.com” këtë ndeshje do ta transmetojnë mbi 200 kanale televizive në mbarë botën dhe do të shikohet nga 730 milionë njerëz anembanë botës.

auto_untitled_1509101705-50052561509104549.jpg
 
Juventusi bën ‘padronin’ në San Siro, zhyt Milanin në krizë


Juventusi ka mposhtur në transfertë Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Golat më “Zonjën e Vjetër i shënoi Gonzalo Higuain (23’ dhe 63’), ndërsa Milani ishte i pafuqishëm për të reaguar, shkruan SYRI.net.

Vlen të theksojmë që në minutën e 45’ ishte sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic ai i cili gaboi me portën e boshatisur.

Pas kësaj fitore, Juventusi ka rrëmbyer kreun e tabelës në Serie A me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që nesër luan me Sassuolon dhe dy më shumë se Interi që të hënën luan me Hellas Veronan.
 
View attachment 3163
Napoli me hap kampioni, Lazio nuk gabon, Ajeti ‘ngroh’ stolin


Napoli kaloi pa probleme Sassuolon, duke fituar 3-1 dhe u shkëput sërish në krye të Serisë A. Allan, Callejon dhe Mertens shën uan për skuadrën e Sarrit, ndërsa Falcinelli barazoi përkohësisht shifrat, në pjesën e parë. Trajneri i Napolit, Sarri kishte menduar edhe për takimin ndaj Manchester City-t, duke lënë në stol Elseid Hysajn dhe qendërmbrojtësin Koulibaly.

Edhe Sampdoria u rikthye te fitorja, pas humbjes në mesjavë ndaj Interit, në ‘San Siro’. Skuadra e Giampaolos mposhti me rezultatin 4-1 Chievon, e cila humbi me po të njëjtin rezultat, përballë Milanit, të mërkurën në mbrëmje.

Fitore mori edhe Udinese, duke mposhtur 2-1 Atalantën e Etrit Berishës. Portieri shqiptar ishte I pafajshëm në golat e pësuar, ndërsa duhet theksuar se Atalanta humbi edhe një penallti në minutën e 85-të.

Crotone e Ajetit mposhti 2-1 Fiorentinën, ndërsa mbrojtësi kuqezi e pa ndeshjen nga stoli, për të dytën herë radhazi. Fitore mori edhe SPAL, që mposhti 1-0 Genoan.

Më herët, Lazoi mposhti me rezultatin 1-5, Beneventon e Memushajt dhe Gjimshitit, duke e lënë këtë të fundit sërish në kuotën zero pikë.

Kur kanë mbetur edhe dy takime për t’u mbyllur javae 11, e Serisë A, renditja kryesohet nga Napoli me 31 pikë, i ndjekur nga Juventus dhe Lazio me nga 28 dhe Inter me 26.
 
http://supersport.al/thomas-strakosha-portieri-dyte-me-me-shume-pritje-pas-perin/#respond
View attachment 3279
Thomas Strakosha, portieri i dytë me më shumë pritje, pas Perin



“Mbërrin në stërvitje para magazinierëve dhe qante kur gabonte, ndërsa sot është një lider”. Kështu do të shprehej Christian Ferrante, trajneri i parë Thomas Strakoshës te të rinjtë e Lazios. Sa shumë rrugë ka bërë portiere shqiptar që nga ajo kohë, duke fituar madje edhe vendin e titullarit në formacionin e Lazios! Inzaghi ka ditur t’i japë besim dhe vazhdimësi paraqitjeve të tij. 11-metërshi që i priti Paulo Dybalas, për të ruajtur fitoren e Lazios ndaj Juvetunsit, e shndërroi portierin më vendimtar në Serinë A. Tani, një tjetër rekord për portierin e Kombëtares Shqiptare. Vetëm Perin i Genoas ka kryer më shumë pritje (47) se Strakosha (46) në 5 kampionatet më të forta në Europë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.