Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

SERIA A

Publikohet formacioni më i mirë i sezonit, Seria A me 3 përfaqësues

messi-de-bruyne.png


http://supersport.al/publikohet-formacioni-me-i-mire-i-sezonit-seria-a-me-3-perfaqesues/#respond

Sezoni 2017-2018 ka mbyllur thuajse 1/3-ën e tij, ndërsa goal.com ka publikuar edhe formacionin më të mirë aktual. Në 11-shen më të mirë dominojnë klubet e Barcelonës, Manchester City-t dhe PSG-së, të cilat përfaqësohen me nga dy lojtarë, ndërsa Seria A ka 3 futbollistë të përfshirë.

Në këtë formacion kanë përfaqësuesit e tyre vetëm katër liga, ajo italiane, spanjolle, angleze dhe franceze, ndërsa Bundesliga, për shkak edhe të nisjes së dobët të sezonit nga ana e Bayernit, nuk ka asnjë futbollist në këtë 11-she.

formacioni.png
 
Mancini: Stoli i Italisë do ishte një nder për mua, shkojmë në Botëror

S7P8Ec5f.jpg


http://supersport.al/mancini-stoli-i-italise-do-ishte-nje-nder-per-mua-shkojme-ne-boteror/#respond

Roberto Mancini ish trajneri i Interit, aktualisht në drejtimin e Zenitit në kampionatin rus, karikon Italinë, përfaqësuesen e vendit të tij përpara duelit të dyfishtë Play-off ndaj Suedisë që vlen një biletë në Kupën e Botës, Rusi 2018. “ Një Botëror pa Italinë do të ishte i çuditshëm, nuk do të ishte një Botëror i vërtetë”, ka deklaruar tekniku nga Jesi në një intervistë.”Në skuadër ka pak presion por unë kam bindjen se do ta mposhtim Suedinë”, shtoi më tej Mancini. Në të shkuar emri i tij është përmendur shpesh për të marrë drejtimin e të Kaltërve, i pyetur mbi këtë temë Mancini nënvizoi:” Për çdo trajner do të ishte diçka e veçantë të drejtonte kombëtaren e vendit të tij, edhe për mua do të ishte një nder ky rol”. Me këtë deklaratë Mancini la të hapur mundësinë për t’u ulur në stolin e Italisë në të ardhmen.
 
Sampdoria e mbyti juven 3 me 2 duke i bere dhurate Napolit
Dhe interi im fitoi 2 me 0 perballe atalantes.
 
Juventus zgjohet vonë, mposhtet nga Sapmdoria

juve.jpg


http://supersport.al/juventus-zgjohet-vone-mposhtet-nga-sapmdoria/#respond

Juventusi ka pësuar humbjen e dytë sezonale në Serinë A, teksa u mposht me rezultatin 3-2 nga një Sampdoria mjaft simpatike.

Pjesa e parë ishte mjaft intensive dhe me raste, por asnjë nga skuadrat nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e 56’, nga ana e sulmuesit të Sampit, Zapata.

Allegri fillon të marrë masat dhe hedh në fushë Dybalën e Diego Costën, porn ë momentin më të mirë të bardhezinjve, është sërish skuadra e Giampaolos që shënon gol. Këtë herë është Torreira që dërgon topin në rrjetë, ndërsa 10 minuta nga fundi, Ferrari shënon golin eë 3-të.

Kur u duk se kishte përfunduar çdo gjë, Juventusi zgjohet me një penallti të shndërruar në gol nga Higuain nëq minutën e 90, ndërsa 3 minuta më pas Dybala rihap sfidën. Gjithsesi, 90 sekondat e mbetura nuk i mjaftojnë skuadrës së Allegrit për të shmangur humbjen në ‘Marasi’.

Fiorentina nuk shkoi më shumë se nja barazim 1-1 me debutuesit e SPAL-it, të cilët kryesuan deri në minutën e 80’, kur Chiesa barazoi për skuadrën e Piolit.

Benevento vijon të mbetet në kuotën e zero pikëve, teksa sot u mposht sërish në minutat shtesë, nga Sassuolo, me rezultatin 1-2. Fitore mjaft të rëndësishme mori edhe Cagliari, që mposhti Udinesen në ‘Friuli’, me rezultatin minimal 0-1, ndërsa Torino nuk shkoi dot më tepër se një barazim 1-1 me Chievon.
 
E pabesueshme, Milani nuk e preku për 45 minuta topin në zonën e Napolit!

napoli-milan.jpg


http://supersport.al/e-frikshme-milani-nuk-e-preku-per-45-minuta-topin-ne-zonen-e-napolit/#respond
Vetëm 7 pikë të grumbulluara në shtatë javët e fundit në Serinë A, ku në katër prej tyre kuqezinjtë janë mposhtur. Rikthimi i kampionatit, pas ndeshjeve të kombëtareve, vërtetoi edhe një herë tjetër se loja e “Djallit” lë shumë për të dëshiruar. Ndaj Napolit u vërtetua sërish që kjo skuadër nuk e ka stofin e një rivali të fortë për trofe. Një statistikë interesante u regjistrua në sfidën ndaj ekipit të Elseid Hysajt. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella nuk arriti dot ta prekte topin brenda zonës së Napolit gjatë gjithë pjesës së parë. Këtu ka dicka që nuk shkon dhe duhet zgjidhur sa më parë, sepse një statistikë të tillë e ka regjistruar vetëm Benevento, ekipi më i dobët në Serinë A, në takimin ndaj Juventusit dhe Napolit. Në të tilla kushte, është e domsdoshme që dyshja Mirabelli-Fasone të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur situatën. I pari që në këtë rast ulet në bankën e të akuzuarve është pikërisht trajneri Vincenzo Montella, që, si në cdo pasndeshje, deklaroi se, përtej rezultatit, është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. E si mund të jesh i kënaqur kur lojtarët e tu nuk arrijnë ta prekin topin në zonën kundërshtarë për një pjesë loje!
 
  • Hetimi i shitjes së Milanit, reagon edhe presidenti Li Yonghong


le.jpg



Pas lajmit të publikuar në gazetën italiane ‘La Stampa’, se Prokuroria po heton shitjen e Milanit te grupi kinez, vërshuan përgënjeshtrimet nga vetë organi i akuzës në Itali, por edhe nga drejtuesit e Milanit.
Së fundi ka kaluar në sulm edhe vetë presidenti i Milanit, Li Yonghong, që u shpreh se klubi po vlerëson hapat e mëtejshëm ligjorë, për këtë sjellje të medieve, në lidhje me shitjen e Milanit.
“Artikujt e fundit të publikuar nga gazetat italiane” La Stampa “dhe” Il secolo XIX ‘, dhe pastaj të marrë nga shumë agjenci të tjera të lajmeve, që lidhen me dyshimin për hetimin e pastrimit të parave të grupit Fininvest, lajm të cilin më vonë e mohoi edhe Zyra e Prokurorisë, më detyrojnë mua për të bërë disa sqarime si palë e përfshirë në këtë aferë. Procesi i blerjes së AC Milan është kryer gjithmonë me transparencë të madhe, rregullsi dhe korrektësi, me mbështetjen dhe këshillat e ekspertëve financiare dhe avokatët ndërkombëtarë. Të gjitha procedurat janë ndjekur në përputhje të plotë me ligjet dhe praktikat në fuqi. Të gjitha institucionet financiare, institucionet sportive dhe autoritetet e përfshira, kanë marrë dokumentacionin e kërkuar. Prandaj, duke marrë parasysh personin tim, Grupin që unë drejtoj, dhe A.C. Milan S.p.A., si të dëmtuarit e kësaj fushate për të ardhur keq dhe të papranueshme nga ana e medies, bazuar në supozime të pasakta dhe informacione, – ne rezervojmë të drejtën për të filluar çdo veprim ligjor për të mbrojtur më mirë imazhin, reputacionin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të Grupit A.C. Milan S.p.A”, tha Li Yonghong.
 

  • Sensacionale, Kristal Abazaj pëlqehet nga Chievo në Serinë A
    View attachment 6262



    Chievo Verona kërkon Kristal Abazajn e Luftëtarit. Lajmi i bujshëm publikohet nga prestigjiozja italiane Gazzetta Dello Sport, që u referohet zhvillimeve më të fundit te skuadra verdheblu.
    Edhe pse nuk jepen shumë detaje, mjafton fakti që një klub i Serisë A po sheh mundësinë e blerjes së një talenti nga Superiorja, që të përbëjë një lajm shumë të rëndësishëm për opinioinin sportive në vend. Në fakt, kartoni i Abzajt, sikurse u njoftua gjerësisht në shtypin shqiptar është blerë nga Skënderbeu, por 21-vjeçari do të qëndronte deri në fund të sezonit i huazuar të bluzinjtë. Nëse oferta e Chievos do të jetë ajo e duhura, atëherë Abazaj do të transferohet në Serinë A, pa luajtur asnjë ndeshje me korçarët.
 
Ausilio komenton rinovimin e Icardit dhe zërat mbi Asamoah


View attachment 8733
Pak minuta para fillimit të sfidës Inter-Benevento, Drejtori Sportiv i zikaltërve foli për situatën e vështirë që po kalon skuadra në 10 javët e fundit.
“Është e vërtetë, që situate nuk është aspak e mirë, por dua të theksoj se të gjithë te Interi jemi të bashkuar për të kaluar këtë situatë. Lojtarët janë stërvitur të bashkuar dhe ne drejtuesit u kemi qëndruar pranë, për të kaluar këtë moment”, tha Ausilio.
Wanda Nara ka deklaruar se për Icardin interesohen disa skuadra, mes të cilave edhe 2 big europianë. Gjithashtu mediat italiane raportojnë se Interi po negocion edhe me mbrojtësin e majtë të Juventusit, Asamoah, kontrata e të cilit me bardhezinjtë përfundon në fund të sezonit.
“Me Icardin dhe Wandën jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do t’i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Normalisht që çdo gjë duam ta bëjmë në heshtje, sepse sa më shumë bujë, aq më shumë komplikohet situate. Asamoah është një lojtar i Juventusit dhe nuk më pëlqen të flas për lojtarë të skuadrave të tjera”, deklaroi Ausilio.
Interi për herë të parë që nga fillimi i kampionatit përfundoi jashtë zonës Champions, por duket se Ausilio nuk është i shqetësuar për momentin.
“Të gjithë e dimë që po kalojmë një moment negative, por unë kam besim te skuadra dhe Spalletti. Të gjithë bashkë besoj se do t’ia dalim të realizojmë objektivin”, deklaroi Ausilio.
 
View attachment 14316
Gabriel Barbosa është rikthyer të jetë edhe njëherë protagonist në Brazil, ku po luan rregullisht me Santosin dhe po ndihmon skuadrën drejt rezultateve pozitive.
Sulmuesi brazilian në pronësi të Interit, foli për aventurën e tij te zikaltrit dhe pranoi se dëshiron të rikthehet edhe njëherë në ‘San Siro’, por këtë radhë për të luajtur dhe për të treguar vlerat e tij në fushë.
Duket sikur keni rilindur te Santosi… Çfarë ka ndodhur me ju?
Eksperienca në Europë, dhe jeta në Milano, më kanë rritur shumë si profesionalisht, ashtu edhe në aspektin njerëzor. Te Santosi po luaj rregullisht dhe ndjej besim rreth vetes, dy elementë që janë thelbësorë në paraqitjen e një futbollisti.
Çfarë kujtimesh ke nga Interi? A i ndjek ndeshjet e zikaltërve në televizor?
Te Interi kalova një periudhë mjaft të mirë në aspektin e rritjes, pasi mësova shumë gjëra mbi futbollin. Kam keqardhje që nuk luajta sa duhet dhe nuk arrita të përmbush pritshmëritë që ishin ngritur ndaj meje. Ndjek shpesh ndeshje të Interit në televizor, është e vërtetë.
Keni qenë një nga lojtarët më të dashur të tifozërisë zikaltër, pavarësisht se luajtët shumë pak. E mendoni rikthimin?
Patjetër që po, pasi unë jam lojtar i Interit. Pres që të përfundojë sa më mirë periudha e huazimit te Santosi, për të diskutuar më pas për të ardhmen time. Do të rikthehesha me kënaqësi te Interi, por këtë herë për të luajtur dhe për t’i shërbyer skuadrës. I uroj shumë suksese zikaltërve dhe falënderoj shumë edhe tifozërinë, që më ka mbështetur pa masë. Dua që një ditë t’ua shpërblej besimin ndaj meje.
 
Per milanin snuk gje eeee
 
1-Fc Inter 85 Points
2- Fc Juventus 78 Points
3- Napoli 77 Points
4- Ac Milan 75 points
5- Ac Roma 69 Points
6- Sc Lazio 68 Points
 
Do e shifni ju sa te marri çik veten ajo zonja vjeter po hë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.