• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Shalqini, fruti i pasionit

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
Princesha Forumit
Mesazhe
4,351
Likes
4,618
Location
The Dark side of Heaven
#1
ssss_4688.jpg

E para mendohet se ka të njëjtat efekte me viagrën. Për këtë janë tërësisht të bindur kërkuesit e Universitetit të Teksasit, që sapo kanë prezantuar rezultatet e një studimi. Sipas tyre, sekreti i zgjerimit të enëve të gjakut qëndron te citrulina.


Kur hani një fetë shalqiri, trupi, pasi e përthith citrulinën, e shndërron atë në argininë, një aminoacid që ndihmon në funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atë imunitar. Pra, te shalqiri, sipas një studimi të fundit zhvilluar në Teksas, gjendet zëvendësuesi natyror i viagrës dhe për këtë arsye ky frut mund të jetë një zëvendësues i denjë i saj.

Todd Wehner, studiues i Universiteti të Karolinës së Veriut, tha se është e gabuar të presësh efektet e viagrës nga një fetë shalqiri. "Nuk mund ta zëvendësojë një ilaç", komenton Wehrer, ndërsa Penelope Perkins-Veasie, kërkuese e departamentit të agrikulturës në Oklahoma, mbështet se zbulimi i
Bhimu Patil është i vlefshëm, por paralajmëron: "Do të duheshin të paktën gjashtë filxhanë të mëdhenj me lëng shalqiri për të marrë citrulinën në doza të mjaftueshme për të arritur efektin e dëshiruar".
Mrekullitë e shalqirit
Një nga kënaqësitë e tavolinës në verë është pa dyshim shalqiri. Freskia dhe shuarja e etjes janë dy nga vetitë kryesore të tij. Nëse mendohet se në antikitet vendosej zakonisht në varret e faraonëve si mjet për jetën e përtejme, nuk është e vështirë të mendosh se si shalqiri mund të konsiderohet një lloj ilaçi për jetë sa më të gjatë, për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve që përmban. I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqiri përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes. Për më tepër, sikur të mos mjaftonte, shalqiri është një ndihmë e madhe edhe për dietën: ideale për diuresën, ky frut luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me ujë të organizmit tonë. Përveçse mund të konsumohet i vetëm, shalqiri mund të përshtatet shumë mirë me pjata si sallatat verore, të shoqëruara nga domatet, karotat, spinaqi, qepët dhe lakrat. I pëlqyer për përgatitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, pijeve dhe marmelatave, shalqiri mund të përdoret edhe në kozmetikë.
Historia
David Livingstone, një nga zbuluesit i Afrikës, raportoi se shalqiri rritej në sasi shumë të madhe në shkretëtirën e Kalaharit, nga supozohet se ka edhe origjinën. Aty fruti rritej si një bimë e egër dhe njihej me emrin tsamma (citrullus lanatus var citroides). Bima është e njohur për gjethet e saj të veçanta dhe për numrin e madh të frutave që prodhon, deri në 100. Për këtë arsye, ishte një ndër furnizuesit më të mirë me ujë për organizmin, përveçse ushqim për njerëzit dhe kafshët. Nuk dihet ende me saktësi se kur shalqiri u kultivua si fillim, por vjelja e parë e regjistruar deri më sot ka ndodhur në Egjiptin Antik rreth 5000 vjet më parë dhe është dokumentuar në disa hieroglifë. Ky është fruti që shpesh futej në varret e faraonëve, si mbështetje për jetën e përtejme. Në mitin egjiptian, shalqiri e kishte origjinën nga fara e Zotit të tyre Seth. Në shekullin X pas Krishtit shalqiri u kultivua edhe në Kinë, që aktualisht është prodhuesi më i madh në rang botëror. Në shekullin XIII fruti erdhi në Evropë si pasojë e pushtimit të morëve (arabëve).
Pije dhe ushqim
Shalqiri i freskët mund të konsumohet në shumë mënyra, por gjithashtu mund të përdoret edhe për të aromatizuar pijet apo për të përgatitur koktejet e ndryshme të verës. Një gotë mesatare me lëng shalqiri përmban rreth 48 kalori. Shalqiri është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe A dhe ka sasi të vogla vitaminash B6 dhe B1, po ashtu edhe magnez dhe kalium. Shalqiri rozë është gjithashtu burimi më i fuqishëm i antioksiduesit të njohur me emrin likopen dhe i substancës me emrin citrulinë. Një studim i zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Jutendos në Tokio, kanë provuar efikasitetin e likopenit në mbrojtjen e mushkërive të duhanpirësve, ose të atyre që jetojnë në qytete industriale, ku ajri është i ndotur nga substancat toksike.
Lëngu i tij (së bashku me atë të domates) ka arritur të parandalojë zhvillimin e emfizemës së mushkërisë te kafshët e rritura në ambiente ku ajri ishte ndotur me qëllim me tym duhani. Kërkuesit japonezë po shqyrtojnë mundësinë ta përsërisin studimin edhe te njerëzit, duke bërë që t‘i nënshtroheshin një kure me likopen një grupi të sëmurësh të prekur nga shqetësimet kronike të mushkërive. Sipas shkencëtarëve japonezë, glikopeni, që gjendet me shumicë te domatet dhe shalqiri, do të jetë në gjendje të ndalojë zhvillimin e sëmundjeve falë fuqisë antioksiduese. Për më tepër, koret e shalqirit janë gjithashtu të ngrënshme dhe gjithmonë e më shpesh po përdoren në gatime nga më të ndryshmet. Zakonisht, pasi janë pjekur dhe qëruar, ato mund të gatuhen me vaj ulliri, hudhra, speca djegës, sheqer dhe rum. Në shumë vende si Amerika, Rusia, Ukraina, Shalqiri përmban rreth 92 për qind ujë. Sot, në Perëndim mund të gjesh nëpër bare, e sidomos në klubet e natës, një pije të re alkoolike të quajtur "Hard Watermelon", ku lëngu i shalqirit është i përzier me disa lloje alkoolesh.
Përdorimi i tij sipas kulturave
Shalqinjtë përdoren në shumë vende si simbole gjatë festimeve të ndryshme dhe ditëve të shënuara të vitit.
Në Meksikë, në jetën artistike dhe sidomos në ditën e të vdekurve, shalqiri vizatohet si një frut që hahet nga të vdekurit, ose ka lidhje të ngushtë me vdekjen. Ky subjekt shfaqet rregullisht në të gjitha punimet prej qeramike dhe në objektet e ndryshme artistike të asaj dite. Shalqinjtë janë akoma një ndër temat e preferuara për jetën artistike meksikane. Në Vietnam përdoret si pjesë e pushimeve për vitin e ri vietnamez, Tết, sepse ngjyra e tij konsiderohet si ngjyrë fati. Aty konsumohen shumë edhe farat. Në shekullin e 19-të dhe fillimet e shekullit 20, amerikanët me origjinë afrikane zakonisht përshkruheshin në karikaturat raciste si njerëz që i hanin shumë shalqinjtë. I njëjti përshkrim për dashurinë e afrikanëve për shalqirin përdoret në disa shtete të Meksikës. Megjithatë, këtu nuk shihet si veprim racist.
Rekordi
Një shalqi i zi me peshë rreth tetë kilogramë, që i përkiste varietetit "Densuke" mban aktualisht rekordin për sa i përket çmimit. Ai është shitur në Japoni për shifrën rekord prej 6100 dollarësh. Shalqiri është blerë nga një shitës i prodhimeve të detit si shenjë për të mbështetur agrikulturën e vendit. I kultivuar në ishullin verior të Hokaidos, ky produkt me ngjyrë të errët është jashtëzakonisht i ëmbël dhe ka një shije të mrekullueshme, si pasojë e temperaturave të larta të prillit dhe qershorit.

Miku i verës
Dihet që në verë lëkura dehidratohet shumë lehtë, për shkak të nxehtësisë së diellit dhe djersës. Ndaj, edhe natyra duket se e ka "krijuar" shalqirin si frutin për të shëruar të gjitha të "këqijat" e verës

Lëkura e thatë
Zemrën e shalqirit lëreni për dhjetë minuta në një vend të freskët dhe pastaj lëngun e tij vendoseni ngadalë në lëkurë dhe qafë. Pasi lëkura ta ketë përthithur, shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Nxirja
Ndoshta jo të gjithë e dinë se përveç karotës, është edhe shalqiri që përdoret si mjet natyror për një nxirje perfekte që zgjat shumë. Para se të ekspozoheni në diell, hani sa më shumë të jetë e mundur shalqi.
Flokët
Është mirë të përdorni këtë recetë: merrni të gjitha farat e fetës që sapo keni ngrënë dhe grijini me vajin e farave të tij. Pastaj përbërjen vendoseni në flokë dhe lëreni për 30 minuta. Në fund lajeni flokun me shampo normale.
Fruti
Shalqiri është i pasur me beta karoten, vitaminë C dhe kalium, që ndihmon në rregullimin e funksionimit të zemrës dhe të tensionit të gjakut. Substanca beta karoten luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shikimit dhe funksionimin e mirë të syve
Zëvendësuesi
Te shalqiri, sipas një studimi të fundit zhvilluar në Teksas, gjendet zëvendësuesi natyror i viagrës dhe për këtë arsye ky frut mund të jetë një zëvendësues i denjë i saj. Në thelb të zgjerimit të enëve të gjakut qëndron citrulina
Diabetik
Përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera që përmbajnë më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t‘u përdorur nga personat që vuajnëprej diabetit
Konsumi
Në Kinë, farat e shalqirit të pjekura konsumohen aq shumë, sa kanë konkurruar edhe farat e lulediellit apo ato të kungullit. Në Afrikën Perëndimore, ato përdoren për vaj, për një lloj supe (egusi) dhe për pjata të tjera
Vetitë
I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqiri përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes

/gazetaexpress
 
Last edited:

titan

12345678987654321
VIP i Forumit
Mesazhe
5,635
Likes
2,770
#6
Sa kot. Lol
Ka plot qe marrin citrulin apo arginine e ska ndonje raportim qe bejne hapa dollapa me mire. Perralla me mbret. Lol