• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Shaqirin e pyesin nëse ka frikë se do të shkojë në Serbi

Alb

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,598
Likes
93
Age
18
#1


Xherdan Shaqiri do të duhet të luajë një ndeshje në Serbi me skuadrën e tij, Liverpool në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ekipi anglez, ku aktivizohet edhe shqiptari, do të përballet me Crvena Zvesdën, pasi u shortua në të njëjtin grup me të.

Menjëherë pas shorteut, mediat serbe filluan të flasin mbi ardhjen e Shaqirit në Serbi, pas atij festimi me shqiponjë në Botëror në ndeshjen ndaj Serbisë.

Që prej asaj kohe, Shaqiri dhe Xhaka janë dy nga personat më të urryer në Serbi.

Pas deklaratave të drejtorit të përgjithshëm të Zvezdës se Shaqiri do të kalonte një natë të vështirë në stadiumin e serbëve, ka reaguar edhe yllli i Liverpool.

Shaqiri foli për mediat pas ndeshjes miqësore me Anglinë, ku Zvicra humbi me rezultatin 1-0.

Kur u pyet se nëse kishte frikë se do të shkonte në Serbi ai tha:

Nuk frikësohem aspak. I kam lexuar ato që janë shkruar, ama nuk ia kam frikën askujt!”
Mediat serbe frikësohen se nëse Shaqiri shënon, ai do të përsërisë të njëjtin festim me shqiponjë, por këtë herë në Beograd.

The post Shaqirin e pyesin nëse ka frikë se do të shkojë në Serbi appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.