Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

SHBA, Gjermania, Franca reagojnë për vrasjen e ish spiunit rus: Rusia e vetmja fajtore

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,935
ish-spiuni-rus-sergei-401x225.jpg
Presidenti i SHBA Donald Trump, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, presidenti i Francës Emmanuel Macron u bashkuan me kryeministren britanike Theresa May në lidhje me vrasjen e ish spiunit rus.

Në një deklaratë të tyre ata bëjnë fajtore të vetme Rusinë për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

“Ky përdorim i agjentit nervor ushtarak është një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo përdorim i tillë është një shkelje e qartë e Konventës për Armët Kimike dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, janë shprehur ata në deklaratën e përbashkët.

Ata thonë se i vetmi shpjegim bindës për aktin e rëndë është se Rusia është përgjegjësja e vetme.

Kujtojmë se kryeministrja britanike vendosi ditën e djeshme të dëbojë 23 agjentë rus, duke e akuzuar Rusinë se fshihej pas vdekjes së Sergei Skripal e vajzës së tij.Rusia, nga ana e saj u shpreh se do të ketë hakmarrje kundër çdo mase të re dhe se Britania e Madhe deri më tani ka ofruar vetëm “akuza të pabaza të cilat nuk mbështeten nga asnjë provë.Një zëdhënës i Vladimir Putinit tha se Rusia “hedh poshtë gjuhën e ultimatumeve”, ndërsa një zëdhënëse e ministrisë së jashtme tha se Britania nuk duhet të përpiqet të kërcënojë Moskën, duke treguar fjalimin e fundit të Putinit në të cilin ai paraqiti një gamë të armëve të reja bërthamore.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan me një agjent nervor ushtarak pranë një parku. Agjenti nervor ishte spërkatur në buqetën me lule që Sergei Skripal do vendoste te varri i të shoqes.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.