Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shenjat e para të kancerit të gjirit

Elaa

!
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 1, 2017
Mesazhe
1,289
Shenjat e para të kancerit të gjirit
kanceri.jpg

Muaji tetor është muaji i kancerit të gjirit. Ku muaj është emëruar si i tillë me qëllim të vetëdijesimit të grave për kancerin e gjirit, që ato ta vërejnë atë në fazë sa më të hershme.

GazetaExpress01 TETOR 2015 20:25


Për këtë arsye ne ju kemi sjellë disa shenja që sinjalizojnë kancerin e gjirit.

Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:

– Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

– Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.

– Skuqje, mahisje, ënjtje në gjinj apo rreth tyre

– Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit

– Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë


– Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

– Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.

Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.

Vetëkontrolli

Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj.Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën. Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera, të cilat kapin në faza shumë më të hershme kancerin e gjirit, siç është mamografia.

Mamografia

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, gjatë të cilës gjiri vendoset midis dy pjatave plastike. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që arrijnë të kapen nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të trajtohen lehtë (pa hequr gjithë gjirin, pa lënë shenjë e mbi të gjitha pa rrezikuar jetën).


 
Last edited by a moderator:

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.