Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shifra alarmante në Greqi, 22 viktima në pak orë.

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Shifra alarmante në Greqi, 22 viktima në pak orë, ekspertët: Situatë dramatike në Selanik, 1 në 3 persona del pozitiv

Koronavirusi ka thyer çdo rekord të mëparshëm në Greqi, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 pacientë. Mediet fqinje raportojnë se në Selanik një në tre persona që bën një test, del pozitiv. Mes viktimave të fundit janë edhe një 49-vjeçare dhe një 43-vjeçare, të dyja me sëmundje të rëndë.

Sipas medieve, e gjithë Greqia veriore vazhdon të jetë nën pushtetin e virusit mbytës, me Selanikun në qendër të epidemisë, për shkak të popullsisë dhe për shkak të strukturave shëndetësore, në të cilat trajtohen edhe pacientë nga zona të tjera. Nga 2,384 raste të njoftuara dje nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), 652 prej tyre ndodhen në Selanik dhe 588 në Atikë.

Ekspertët dhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë po monitorojnë me padurim situatën, e cila tani ka pësuar një zhvillim dramatik në Selanik, për të kontrolluar por edhe për të parandaluar diçka të ngjashme në Atikë ose në një pjesë tjetër të vendit.

“Shpërndarja e koronavirusit në Selanik është e madhe”, u tha dje në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministri Vassilis Kikilias, duke deklaruar se përqindja e pozitivitetit të popullsisë në kontrollin e zgjatur për koronavirusin, arrin në 32% , dmth më shumë se tre nga 10 që janë testuar janë pozitivë me koronavirusin.

Kjo është një përqindje shumë e lartë, duke qenë se është më shumë se dyfishi i nivelit të pozitivitetit të vendit, i cili nga ana tjetër është gjithashtu i lartë, me 14%. Ngarkesa virale që qarkullon në Selanik është e madhe dhe nuk duket se është kontrolluar ende, pas asaj kombëtare, përtej bllokimit lokal.

(BalkanWeb)
 
Po pse me shqiperi si eshte??
Po vdesin neper shpia njerezit:(
 
Νe cdo vend esht keq, zoti e baft mire vec.
Aman.. se akoma nk e cuan nr aq sa duan..:(
Thone pleqte vdesin? Po pse pleqte nk jane njerez? Gjithe jeten kane punuar e vujtur tani mos e han e cop pencion e te shijojne niperine e qetesi po ashtu..
Mua me prek shume kjo situate:(
 
Jo kjo esht e tmerrshme, pleqt e shkret ne at pleqni bien pak ne qetesi te shkretet edhe ata gjeten ti vrasin?
Mos bafshin hajer ato qe e shpiken ket semundje se sinqerisht na coptuan nga te gjitha anet!
 
Cdo gje ka shkuar mbrapsht..
Te keqen e krizes ne 2010 , kjo eshte me keq:(
 
Ateher ishim lule ne
Ka ardhur koha qe vertet mendoj se nuk ka nje te ardhme?
Dhe pse e kalova.. dhe ishte dicka shume e veshtire, prap mendoj ketu ka dicka qe nk shkon me kte virus!
Mendoj qe nje politike e qelbur boterore po lozet!
Pse femijet nen 12 viec nk i kap???
Por vetem ata qe jane me semundje shoqeruese?? Ose pleqete?
Sps jane kosto, dhe bota tani do vetem njerez te punes jo te kostos!
Wtf:(
 
  • Pëlqej
Reactions: .

Shum kohe e keqe edhe e veshtire
Ata do vdesin qe nuk e perballojn ne do vuajm nga te tjera pasoja qe po na le ky virus , te gjithve do na preki kjo gje?
 
Bota e virozëve ka qenë gjithmonë e njëjtë (ka mundur të dobëtin), por politika eugjenike në menaxhimin e parandalimit, trajtimit dhe rehabilitimit, është e fëlliqtë.
Më me rëndësi është të ndjekim rregullat higjienike, për të kursyer personat e ndijshëm. Dhe, kujdes shëndetin mendor.
 
  • Pëlqej
Reactions: .
cte them un i gjori qe jam ne berthamen ngjarjeve dhe qe sipas statistikave nese jemi shoqeri pune ose shoke ne 10 vete i bie dhe 3 te ken virus ,zoti ta vej doren se nuk shtyhet .....
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.