Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shitje rekord të romanit të Viktor Hygo: Skenat e zjarrit te “Katedralja e Parisit” dhe profecia e shkrimtarit të madh.

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
33083

Lexuesve të vëmendshëm nuk u ka shpëtuar ky detaj: Viktor Hygo e kishte përshkruar me një përpikmëri frikësuese momentin që flakët do të gallbëronin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831.

Ngjashmëria është e madhe mes asaj që panë sytë e të gjithë botës, pasditen e së hënës, dhe përshkrimit që i bën gjiganti i letrave franceze, momentit kur Quasimodo përdor zjarrin dhe gurët për të luftuar me turmën poshtë, me bindjen se kështu do të shpëtonte Esmeraldën.

“Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme.

Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës”.

Tani, njerëzit duket i janë kthyer pikërisht letërsisë për t’i ndihmuar të vajtojnë “Notre Dame”-in.

“Katedralja e Parisit” e Hygoit u shndërrua në librin më të shitur në “Amazon” pas shkatërrimit të pjesshëm të saj nga flakët. Gjenialiteti i shkrimtarit të madh po merret për profeci, por ndërkohë teoritë konspirative këmbëngulin se ka një profeci të vërtetë në këtë mes, atë të Nostradamusit, që e ka parashikuar sipas tyre këtë ditë.

“‘Zonja jonë’ do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, thuhet të ketë shkruar ai, duke parashikuar kështu djegien e katedrales.(tch)
 
Rikujtim! Shqiperia e mbas viteve 20 shkoterroj kisha e xhami/ e mbas viteve 90 dogji kish e xhami , ne emer te popullit vrau kombin emrin e lashte te Ilireve_ Viktor Hygo pse nuk kishte parashikuar per kto?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.