Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkencëtarët zbulojnë shenja të aktivitetit gjeologjik në Venus

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shkencëtarët zbulojnë shenja të aktivitetit gjeologjik në Venus​


Thumbs B C D1d5ffeb046a5212f3242944293466da

lg.php


Ekzistojnë prova që disa pjesë të sipërfaqes së Venusit lëvizin ngjashëm me atë të Tokës, njoftuan shkencëtarët.

“Kemi identifikuar një model të panjohur më parë të deformimit tektonik në Venus, një model që drejtohet nga lëvizja e brendshme ashtu si në Tokë”, tha Paul Byrne, një profesor nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut, sipas transmetuesit britanik BBC.

“Edhe pse ndryshe nga tektonika që ne aktualisht e shohim në Tokë, kjo është prap provë e lëvizjes së brendshme që shprehet në sipërfaqen e planetit”, shtoi Byrne.

Në lajmin e BBC-së gjithashtu thuhet se shkencëtarët përdorën të dhënat e mbledhura nga anija kozmike NASA-s Megellan, duke filluar në vitin 1989 dhe duke vazhduar deri më 1994, për të qenë në gjendje të përshkruajnë strukturat sipërfaqësore. Studiuesit i kanë quajtur këto struktura sipërfaqësore si “campi”, nga latinishtja për fjalën “fusha”.
lg.php

“Tradicionalisht, litosfera e Venusit – shtresa e saj e jashtme shkëmbore – mendohej se ishte në një pjesë të vazhdueshme, në kontrast me Tokën, e cila është e thyer në një mozaik të pllakave tektonike të lëvizshme”, theksohet më tej.

Megjithatë, BBC raportoi se sipas gjetjeve të botuara nga revista PNAS, “litosfera e Venusit në të vërtetë ka një farë shkalle lëvizshmërie, edhe pse jo sa ajo e Tokës”.
“Rezultatet e modeleve kompjuterikë tregojnë se shkëmbi i shkrirë (magma) që lëkundet nën kore mund të prodhojë tendosje, thyerje dhe shtrembërim të parë në pamjet e sipërfaqes të realizuara nga Magellan”, tregojnë gjetjet.

“Pra, aktiviteti tektonik i Venusit mund të ngjajë me atë në Tokën e hershme, gjatë Erës Arkeane, midis 4 miliardë dhe 2,5 miliardë vjet më parë, kur rrjedha e nxehtësisë brenda planetit ishte më e lartë dhe litosfera më e hollë”, shtohet më tej.

Sipas hulumtimit, blloqet, 100 deri 1.000 kilometra të gjata, gjithashtu i ngjajnë korës së Tokës në pellgjet Tarim dhe Sichuan të Kinës dhe pellgun Amadeus të Australisë, si dhe Masivit Bohemian që mbulon pjesën më të madhe të Republikës Çeke.

Një nga shkrimtarët e artikullit është Celal Şengör, inxhinier i shquar gjeofizik nga Universiteti Teknik i Stambollit, i cili është gjithashtu anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave, një nga institucionet më të shquara të shkencës në botë.//AA

"Balkanweb"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.