• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Shkrime te ndryshme.

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#1
Muret e shpirtit...

Muret me te veshtira per tu prishur jane ato qe ndertojme brenda vetes...
Mendime te gabuara..besime te shtremberuara..mendime te keqia..dyshime te bezdisshme..barriera te padukshme te veshtira per ti depertuar pengesat, te cilat burgosin shpirtin dhe e pengojne te frymezoje jeten.
Jane mure qe i kemi ngritur vete per tu mbrojtur nga stuhite emocionale, nga frika e vuajtjes, por me kalimin e kohes jane bere burgje per mendimet tona dhe e kane kushtezuar egzistencen tone duke na bere skllever te paragjykimeve.
Po ne jemi gjithmone ne kohe per te shkuar pertej ketyre pengesave, para se te behen shume te larta.
Nese do te shohim pertej te çarave te shpirtit, kuptojme se pertej murit egziston nje bote e tere per tu zbuluar.
Permes kesaj te çare duhet te perpiqemi ta leme kete labirint paragjykimesh, duke u hapur me deshiren per te ndryshuar dhe per te perqafuar horizonte te reja, per ta pare boten me nje sy te ri.
Vetem atehere ky mur do te behet nje dere e hapur per boten...
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#2
Optimizem dhe Pesimizem

Shume njerez thone:" Nese deshiron te jetosh gjate, te jesh i shendetshem dhe te jesh i lumtur me jeten tende mundohu, te krijosh nje mendim pozitiv (optimst) per jeten”.

Cdo te thote te jesh optimist? Dy njerez te cilet jane ne nje vend te njejte,por qe njeri sheh balten dhe tjetri yjet. Optimisti do te shikoj lart dhe do te pershkruaj bukurine e yjeve perderisa pesimisti do te shikoj ndytesirat, lluce dhe guret ku ai ecen. Me fjale te tjera, njeriu ka mundesi te zgjedh ne jete, dhe jo te pranoj…keshtu ju mund te shikoni ose lart ose poshte.
Optimisti eshte i prirur te prźt rezultate pozitive nga aktivitet qe ai ben.Ne te kunderten pesimisti gjithmone ka bindjen se do te ndodh me e keqja dhe gjithcka qe ato bejne do te jete e kote, ata gjithmone besojne se kjo ndodh ngase ato nuk jane te zotet e vetes, ata fajsojne veten..
Optimistet nuk thone kurre: “ Gjerat asnjehere nuk me shkojne mire”,ato thjesht levizin drejt nje zgjidhje me te mire. Njeriu qe ka nje shikim optimist per jeten ai shikon mundesite ne permiresim te situates, ne vend se te shoh vetem probleme.

Njeriu jo kurre nuk duhet te dorezohet para vogelsirave te pavlera…pasi jeta eshte e shpejte dhe ajo gjithmone ecen..ajo nuk kthen koken pas.
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#5
Çdo here kam dashur te ik tutje...diku rrugeve te qytetit te Parisit ose te Londres,ose kudo qofte...do mjaftonte qe te isha larg.Te isha diku ku askush nuk me njeh dhe askush nuk me gjykon,te flija kur te doja dhe jo sepse duhet te flija,te dilja te bridhja rrugeve atehere kur mua te ma donte shpirti,te merrja nje pije me nje qe bridhte rrugeve ashtu si une...te dehesha me ndjenja atehere kur une do te doja,o Zot,ç'endrra...
Jeta eshte shumeçka,shume filozof,psikologe e poet tregojne ç'eshte jeta,shumica kane te drejte,por per mua jeta eshte dy gjera "e veshtire dhe e bukur njekohesisht".Mjafton te dish te jetosh,shumica nuk dine,jane te preokupuar me te ardhmen,mesimet,obligimet...mor miq,po e tashmja?
Per kete pra dua te ik tutje,ti braktis keta njerez qe jetojne me ate qe do ndodhe neser,qenie njerzore qe nuk sillen si te tille,shpirtra qe nuk dine ti kontrollojne ndjenjat e veta....dhe mbi te gjitha,merzija...ajo thjesht ka pushtuar çdo shpirt ne kete qytet,njerzit po mendojne per mua dhe kane harruar veten.Me thone "kot po mundohesh,nuk te vlerson kush" dhe nuk po shohin veten qe po jetojne nje rutine te besdishme,bejne gjithcka vetem qe te kalojne kohen,qe te vije e nesermja e te shkoje njesoj si e sotmja.Miq,te pakten une nuk rri duarkryq,edhe pse ndoshta kot mundohem dhe askush nuk me vlerson,s'ka rendesi,me mjafton vetvetja...
Te pakten une kur dola sot ne rruge,atehere kur dielli sapo kishte perenduar,atehere kur dritat ishin ndezur rrugeve dhe qielli kishte marre ate ngjyren qe me kenaqi syte,thitha ajer dhe e ndjeva qe po jetoj,kurse ju mor miq ka kohe qe nuk keni ndjere se po jetoni....
 

Moonlight

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
2,636
Likes
1,397
#9
Megjithate po ve dicka......Pa titull


Cfare te te marr? - Dicka qe eshte e prekshme….
Shpirtin - pershperiti dikush
I prekshem eshte edhe ai!

Krahet u keputen, krahet e deshires qe kisha bere gati te fluturoja ..me destinacion shpirtin tend.
Thjesht nje kemishe po marr ,e te mbledh ne te , te gjitha kujtimet kur nga mungesa jote te kem ftohte .
Mora e nje laps , te shkruaj cdo gje qe sot nuk mundem me….
Nje note muzike mora, nje lutje, nje prekje, nje shikim ..dhe dy endrra i mbylla ne gllenjken e tretur nga merzia….dhe i piva me nje fryme!
Mora shikimin e vrenjtur ne ditet e ftohta te ketij nentori , ku era fryn , e ben ftohte …ku qielli me ngjyre te papercaktuar ngjajne me ngjyren e syve te tu.
Te mora mendjen , aq dua nga ti dhe ti e di.
Zemren mbase t’a kam thyer dhe nepermjet xhamash thyer hyra per te gjetur rrugen drejt shpirtit tend! Ti se di sa bukur eshte pamja ketu, qiellin paske cati.
Nuk dua te jem gjysma jote me e mire, jo…dua thjesht te jem ajo qe te kujton ne cdo moment se ti je i plote! Me thuaj si qarkullon gjaku yt nder vena teksa degjon emrin tim? Si duket shpirti yt i zhveshur nder duar te mia? E di qe UNE JAM E JOTJA!
Mos harro se eshte vetem nje sekonde ku bota ndalet per nje kohe te shkurter ..midis shikimit dhe nje puthje , momenti i shkeputjes e per tju rikthyer dhe njehere , me fort me intensivisht , une tek ti…e aty ne ate cast perfundimi kuptojme se pikerisht aty eshte vetem fillimi!
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#10
Megjithate po ve dicka......Pa titull


Cfare te te marr? - Dicka qe eshte e prekshme….
Shpirtin - pershperiti dikush
I prekshem eshte edhe ai!

Krahet u keputen, krahet e deshires qe kisha bere gati te fluturoja ..me destinacion shpirtin tend.
Thjesht nje kemishe po marr ,e te mbledh ne te , te gjitha kujtimet kur nga mungesa jote te kem ftohte .
Mora e nje laps , te shkruaj cdo gje qe sot nuk mundem me….
Nje note muzike mora, nje lutje, nje prekje, nje shikim ..dhe dy endrra i mbylla ne gllenjken e tretur nga merzia….dhe i piva me nje fryme!
Mora shikimin e vrenjtur ne ditet e ftohta te ketij nentori , ku era fryn , e ben ftohte …ku qielli me ngjyre te papercaktuar ngjajne me ngjyren e syve te tu.
Te mora mendjen , aq dua nga ti dhe ti e di.
Zemren mbase t’a kam thyer dhe nepermjet xhamash thyer hyra per te gjetur rrugen drejt shpirtit tend! Ti se di sa bukur eshte pamja ketu, qiellin paske cati.
Nuk dua te jem gjysma jote me e mire, jo…dua thjesht te jem ajo qe te kujton ne cdo moment se ti je i plote! Me thuaj si qarkullon gjaku yt nder vena teksa degjon emrin tim? Si duket shpirti yt i zhveshur nder duar te mia? E di qe UNE JAM E JOTJA!
Mos harro se eshte vetem nje sekonde ku bota ndalet per nje kohe te shkurter ..midis shikimit dhe nje puthje , momenti i shkeputjes e per tju rikthyer dhe njehere , me fort me intensivisht , une tek ti…e aty ne ate cast perfundimi kuptojme se pikerisht aty eshte vetem fillimi!
Shume e bukur , rrofsh ?
 

Moonlight

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
2,636
Likes
1,397
#11
Heshtja po me mbyt! Deri kur kjo heshtje e pakuptimte do derdhet mbi ne ,si kafeja ne boshllikun e fjaleve te pakonsumuara?
Une mbaj brenda vetes nje thes plot me fjale por ne pranine tende me lidhen ne gryke dhe gjithe cka del nga fyti eshte vetem pasthirrma e shpirtit, eh!
Mendja, kjo bredharake e pandrequr vjen shpesh e te viziton dhe me zgjon edhe njehere ate qe ishim…kaq e brishte, kaq e friksuar, e dashuroja fort!
E di, qe brenda nesh ekzistojne qeliza qe nuk vdesin kurre e qe nuk zevendesohen kurre. Dhe qelizat e mia perpeliten keqaz teksa behen pjese e jotja serisht.
Cfare ndryshimi ka midis sot dhe dje, asnje! Jam ajo qe isha, cdohere e me e dobet ndaj ndjesive qe ti me percjell. Sot me deshiren me te madhe do te te flisja edhe njehere , dhe do te te kumtoja me te madhe se te kam dashur fort, edhe njehere do te te thoja se te dua ende sepse zemren e kam plot …plot per ty!
E mban mend si u njohem, si erdha e si erdhe tek une? Une po, I kujtoj sikur te ishin dje …cdo gje me ty ishte shperthim lumturie, por qe ti e more me vete kur vendose te ikje.
Te ka marre malli? Me mendon ndonjehere? Mua me ka marre pafund sepse ty nuk mjafton te te duash vetem njehere…..
Do doja shume ti riktheja gjithe c’kishim dhe te zhurmonim dhe njehere mendjet tona , te pranoja se te doja , te pranonim se gabuam , edhe pse stacione te reja na presin…edhe njehere te qendronim ne kohe.
Dikur te thoja – Mos ik! , por kete lutje te dy e thyem!
Rikthehem hera heres ne kujtimet tona, jane te shumta…rikthehem se jam e dobet te pranoj se te dua ende.
Rikthehem sepse vetem ti di te rrotullosh boten time, sepse ti je perqafimi I munguar!
Ti je I teri dashuri dhe njehere sme mjaftoi te te doja!
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#12
Duhet te mesohemi se jeta nuk eshte si ne librat e mesuar ne shkolle.

Pritshmerite te kalbin zemren sepse barazimet nuk ekzistojn , as ekuilibri i peshores se drejtesis , as forcat qe terhiqin me te njejtin intesitet dhe asnjeher nuk do na jepet mbrapsht aq sa japim .

Por nese te ndodh te te japin me shume se cke dhene , vlersoje sepse je me te vertete fatlum miku/mike ime.

boy-friends-girl-happy-favim-com-535411.jpg
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
759
Likes
1,919
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#13
La donna senza trucco è la più bella creatura che possa esistere.
Svela sé stessa. Il suo fascino. La sua femminilità. La sua purezza.
Non abbiate paura di mostrare quelle occhiaie. Quelle rughe. Sono solamente i resti di una vita vissuta per davvero...
-- Web
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#16
Shoh njerez te mbushur me urrejtje, ku te vetmen rrugezgjidhje qe njohin eshte hakmarrja, shoh njerez te semure ne shpirt, ku e drejtojn gishtin nga te gjithe, po asnjehere nga vetja, shoh njerez qe jane duke vdekur nga smira , ku ma pare duan me te prish punet tua, se sa ti rregullojn punet e tyre, shoh bote te semure ne thelb te shpirtit, ku mendojn se e vetmja rruge qe sherohet bota eshte lufta dhe gjakderdhja, shoh njerez te pa ngopur per para, dollar dhe pasuri, ku edhe po ja u fale gjith boten, thojn hajde te shkojm ne univers te gjejm ndoj planet te civilizuar se edhe ate e dua...!

/Lec Burgaj.

 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#17
FEMER………

E godet duron…, e vret mbijeton…., e lendon reziston…, ka dhimbje sherohet…, rrezohet por vazhdon te eci perseri…, qan por than dhe lotet…, shembet ringrihet…, humbet shpresat por i ringjen ato…, fundoset por arrine del ne siperfaqe perseri…, bishe por edhe e bukur…, e ftohte por edhe e dashur…, hidherohet por gjen kunder helmin…, ska force por e gjen fuqin…, humbet por pranon vetem fitoren…, i erren syte por ajo gjen force te shikoj…, humbet shpresen por jo pergjithnje, zhgenjehet por perseri enderron, beson… kjo eshte FEMRA.?
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#18
Të qeshësh shpesh…, të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve, të dëgjosh kritikat e sinqerta dhe të durosh tradhtinë e miqve jo të vërtetë, të vlerësosh bukurinë, të zbulosh anët pozitive tek të tjerët, duke e bërë botën pak më të mirë… të dish se qoftë edhe një person i vetëm ka qenë i kënaqur nga fakti i ekzistencës tënde. Ja, kjo do të thotë të kesh sukses??.
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#19
Çdo ditë iu dorëzohen 24 orë të arta ; janë ndër të paktat gjëra këtu në tokë që të jepen falas . Edhe nëse do të ishe pronar i maleve plot para nuk mund të blije as edhe një orë shtesë ! Çfarë do të bësh me këtë thesar të paçmuar ? Mbaj mend , duhet ta përdorësh pasi të jepet vetëm një herë . Dhe nëse e shpërdoron nuk mund ta rigjesh . Rëndësia e një jete të lumtur nuk duhet të jetë e ekzagjeruar . Mendoje çdo ditë të vetme si një gjë të paçmuar . Nëse i merr një për një dhe i vë në një rrjesht do të përftosh një vit do të kesh një jetë të tërë të mbushur me dashuri
lumturi , ndershmëri shpresa dhe ëndrra .
 

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,610
Likes
5,094
Location
The Dark side of Heaven
#20
Paradoksi i kohës sonë qëndron në faktin se ne kemi ndërtesa më të larta, por karaktere më të ulëta; rrugë më të gjera, por këndëvështrime më të ngushta; ne shpenzojmë më shumë, por shijojmë më pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla; kemi më shumë lehtësira, por më pak kohë; dimë më shumë, por vlerësojmë më pak. Kemi më shumë ekspertë, por më pak zgjedhje; kemi më shumë ilaçe, por më pak shëndet. E kemi shtuar pasurinë, por i kemi pakësuar vlerat; flasim shumë, duam pak e urrejmë shpesh. Kemi mësuar si të jetojmë me trup, por jo edhe me shpirt; Kemi shkuar deri në hënë e jemi kthyer sërish prej saj, por nuk arrijmë dot ta kalojmë rrugën, për t’u takuar me komshiun tonë të ri, kemi pushtuar hapësirat e jashtme, por jo ato të brendshme; kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin; kemi shkatërruar atomin, por jo paragjykimet; i kushtojmë shumë rëndësi materiales, por pak shpirtërores.