Miresevjen në Netedy.com - Vendodhja e te gjithe forumisteve shqiptar

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com!

Shkrime te ndryshme 📖

Passion

Super Moderator
Staff member
SUPER MODERATOR
Regjistruar më
May 25, 2018
Mesazhe
15,554
Pëlqime
14,539
Pikë
113
Bluemoon!
Gjokscelur, eja keshtu tek une
e veri kryet mbi preherin tim,
qe une te permbush profecine e kahershme:
"Grate jane per ju ngushellim..."

Hapi i pare eshte te njohesh vetveten,
tani zgjatma doren e frike mos kij,
do te eci prane teje nese ke deshire,
ne udhen tende per ne lumturi.

Mekatar, s'eshte e thene te jesh i mallkuar.
Mekati eshte i lig vetem per ne.
S'therrmohet universi prej mekateve te tua,
zhigatet vec qielli yt pa re.

Kupto,
a e kupton se si trupi
te terheq prej nje arome ne nje tjeter...
...ashtu si nje zog qe fillon ngahere nje cerdhe,
pa mbaruar cerdhen e vjeter?

Degjo,
a e di qe je bere porsi bujku,
qe punon dhe e mbjell nje are,
pastaj s'e shijon dot as nje kallez gruri,
se i ve zjarr?

Ndiej,
a s'e ndjen veten valle
cigan te perhershem e skllaveruar,
pasionesh pa emer qe duken perralle
e jane Meduza kryegjarperuar?

Ti je fatkeq o mekatar,
si nje darkues qe cik vec cipen,
nje paragjelle vec e shijon,
i le te tjerat te hidhen, prishen.

S'e sheh se humbja eshte vec e jotja
kur muret e kalase mbeten vec te rrezuar?
Sizif a nuk te duket vetja
perjetesisht i denuar?

Vec ne e kemi nje zgjedhje
e te siguroj se qe te ndjesh nje arome te mire,
nuk duhet te nuhasesh njemije lule,
ne vete e ke prej lindjes ti ndjesine.

Largoje vetes tende lakmine!
Lumturia e gjetur mund te te mjaftoje nese do.
Sic me thoje dikur ti, lulet
nganjehere e kane makthin ne to.

Gjokscelur, eja keshtu tek une
e veri kryet mbi preherin tim,
qe une te permbush profecine e kahershme:

"Grate jane per ju sherim..."

****



Whisper:



Gjokscelur të vi te ty? Vetëm te ty?

Po c'të bën ty të ndryshme nga ato?

Përderisa prej tyre nuk më shkëput dot,

do të thotë që ti nuk je Ajo...



Të mbyll qiellin tim në një fole?

Të rri pranë teje në të sigurtën kështjellë?

Të shijoj cdo natë të njëjtat gjellë të tua?

Bujk biblik i tokave që kam mbjellë?



Ah jo...ti sirenë e mbuluar me përdëllim,

Unë jam cigani...Danub quhet zoti im...

s'e këmbej lirinë me asnjë prehër të bekuar

në shtëpinë tënde me derë të blinduar,

cigani i cadrës kurrë s'mund të gjejë ngushëllim...



dhe unë e di...ndosha një ditë

do neveritem edhe nga liria...

në qiejt e pafund ku nuk i përkas askujt...

fluturimesh pa emër do të më lërë fuqia

dhe kënga do t'më tretet shurdhërisë së gjithkujt...



se liria pa fund është një e re robëri...

pafundësia është kurthi që çastin ma vret...

e ndoshta më mirë një kafaz ku porta hapur rri...

sesa qielli i pafund ku askush s'më pret...



sikur të të falja qiejtë, hapësirën, fluturimet,

epshet, pasionet , mendimet,

të djeshmet, të sotmen, të nesërmet...

dhe në fund edhe Danubin tim...

pra nëse të gjitha këto do të t'i falja,

do më jepje dot një portë gjysëmhapur në shkëmbim?



Por nëse kafazin portëhapur s'ma fal dot ti,

kuptoje që ke zgjedhur zogun e gabuar...

ndaj më mirë Sizif me vetveten mbi shpinë...

se sa Zeus në kështjellën tënde të gurtë ngujuar...

 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Büşra

Lost
ANETAR ✓
Regjistruar më
May 31, 2020
Mesazhe
409
Pëlqime
267
Pikë
63
Burrnia matet me respektin ndaj femres!!
(Huazuar)
 

Büşra

Lost
ANETAR ✓
Regjistruar më
May 31, 2020
Mesazhe
409
Pëlqime
267
Pikë
63
E di së asht me të uru jetë të lumtun kur ti don me ik?
Asht si me ta ngulë dikujt nji thik në mushkni e me ja lan thiken në mushkni me shpresen se thika do ja mbaj palgt e mbylluna..
Pamvarsisht se të mungon fryma dhe stinët bahen hi, lumnejt kalojn nëper ty dhe yjet kur bijn në trup e malet të peshojn nē zemër,toka fillon me të lëshu, e duart tē dridhen
Këmbët të lëshojnë dhe nuk ke forcë as me ec as, nk ke forc me za me bërtit,nuk ke as forcë si me kërku ndihmē
Nuk ke forc as si rrin me njerz
Askush nuk do e donte dikë që vetm rēnkon dhe që nuk flet asigja.
Askush nuk do e donte dikë që nuk ec për asgjë dhe lutet që orët ti mbarojnë..
Kështu asht me ta uru jetë t'lumtun njerju që don dhe nuk je gati mu nda..🙃🙃
(Huazuar)
 

Vinjol

Im the architet off my own destruction
ANETAR ✓
Regjistruar më
Feb 19, 2020
Mesazhe
1,214
Pëlqime
1,255
Pikë
113
Location
Fier
E di së asht me të uru jetë të lumtun kur ti don me ik?
Asht si me ta ngulë dikujt nji thik në mushkni e me ja lan thiken në mushkni me shpresen se thika do ja mbaj palgt e mbylluna..
Pamvarsisht se të mungon fryma dhe stinët bahen hi, lumnejt kalojn nëper ty dhe yjet kur bijn në trup e malet të peshojn nē zemër,toka fillon me të lëshu, e duart tē dridhen
Këmbët të lëshojnë dhe nuk ke forcë as me ec as, nk ke forc me za me bërtit,nuk ke as forcë si me kërku ndihmē
Nuk ke forc as si rrin me njerz
Askush nuk do e donte dikë që vetm rēnkon dhe që nuk flet asigja.
Askush nuk do e donte dikë që nuk ec për asgjë dhe lutet që orët ti mbarojnë..
Kështu asht me ta uru jetë t'lumtun njerju që don dhe nuk je gati mu nda..🙃🙃
(Huazuar)
Mos u merzit se bahet mire
Fillimi eshte pak i dhimbshem.....
:)
 

Dea

Amerikane 😛
Antari Muajit
Regjistruar më
Nov 23, 2019
Mesazhe
5,120
Pëlqime
6,349
Pikë
113
M’i puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s’m’i shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.
Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t’u bërë
Është puthja mbushur shpirtësi.

Heinrih Heine
 

Büşra

Lost
ANETAR ✓
Regjistruar më
May 31, 2020
Mesazhe
409
Pëlqime
267
Pikë
63
Sa të bukura janë perlat!
Megjithëse duhet të dimë që ato lindin nga dhimbja.
Perla krijohet në një guackë deti që është lënduar nga një kokërr rërë që ka hyrë në brendësinë e saj.
Një guackë deti që nuk është lënduar nuk mund të prodhojë perlat ........
Në pjesën e brendshme të guackën e detit ka një substancë të quajtur "Nacre" dhe kur një kokërr rërë hyn në të, e mbulon atë me shtresa të nacrit për ta mbrojtur veten.
Si rezultat, formohet një margaritar i bukur dhe i shkëlqyeshëm.
A u ndjeve i lënduar nga fjalët ose veprimet e dikujt?
A jeni akuzuar se thoni gjëra që nuk i keni thënë kurrë?
A janë refuzuar apo tallur per idetë tuaja?
A ju fajësuan që keni bërë diçka që nuk keni bërë?
A kanë qenë synimet e tua përpara interpretimit të situatave të caktuara?
A keni vuajtur ndonjëherë goditjet e indiferentizmit?
A ju lënduan ata njerëz që më së paku prisnin?
A nuk ju vlerësojnë ashtu siç e meritoni vërtet?

Prandaj, fal dhe bëj një perlë nga plaga jote.
Mbuloni plagët tuaja me shtresa të ndryshme dashurie, mbani mend se sa më shumë të jetë e mbuluar plaga juaj, aq më pak dhimbje do të ndjeni.!

Përkundrazi, nëse nuk e mbulon me dashuri, kjo plagë do të mbetet e hapur, do të të dëmtojë çdo ditë, do të infektohet nga pakënaqësia dhe hidhërimi dhe madje edhe më keq, nuk do të shërohet kurrë.

Në shoqërinë tonë, ne mund të shohim "guacka të zbrazëta" jo sepse nuk janë lënduar, por sepse nuk ishin në gjendje të falnin, të kuptonin dhe ta shndërronin dhimbjen në një perlë.

"Një perla është ... një plagë e shëruar me dashuri"
(Huazuar)
 

Büşra

Lost
ANETAR ✓
Regjistruar më
May 31, 2020
Mesazhe
409
Pëlqime
267
Pikë
63
KUR MË JEPET E TËRA QENIA JOTE

Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
dhe para teje zbehet çdo varg.

Ti je poezia. Të tjerat janë proza
Ti je poezia që sbëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.

Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,
ditë e përditë ne rrimë kaq pranë
sa që më e dashura fjalë “Të dua”
u bë e zakonshme si buka që hamë.

Kur më jepet e tëra qenia jote
marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di
dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje
them gjëra të mençura që s
kanë poezi.

Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë.

Ndoc Gjetja
 

Dea

Amerikane 😛
Antari Muajit
Regjistruar më
Nov 23, 2019
Mesazhe
5,120
Pëlqime
6,349
Pikë
113
Ne jemi qe te gjithe enderrimtare;
Ne nuk e dime se kush jemi.
Nje makineri na ka bere;
Nje makineri e botes,
E lustruar nga nje fshikullim i embel.
Ne enderrojme;
Por ne nuk mbajme mend.
Makineria familje; gezof i erret,
Pylli i trupit te nenes;
Makineria nene;
Qyteti i bardhe brenda saj.
Dhe perpara kesaj: toke dhe uje.
Myshk mes shkembinjve,
Copeza gjethesh dhe bari.
Dhe perpara, qeliza ne nje erresire te madhe.
Dhe perpara kesaj, bota e vellosur.
Kjo eshte arsyeja perse ke lindur ti:
Per te me bere mua te heshtur.
Qeliza te nenes time dhe te atit tim,
Eshte koha juaj per t’u bere te rendesishem,
Te jeni nje kryeveper.
Une improvizoj; nuk mbaj mend kurre.
Tani eshte rradha jote qe te levizesh;
Je ti qe kerkon te dish:
Perse vuaj? Perse jam ********?
Qeliza ne nje erresire te madhe;
Nje makineri na ka bere;
Eshte koha jote te gjesh pergjigjen, eshte koha jote te pyesesh:
per cfare jam?
Per cfare jam.

Nga Louise Gluck
 

Ai_Tipi

C’era una volta!
Antari Muajit
Regjistruar më
Apr 18, 2018
Mesazhe
23,284
Pëlqime
28,383
Pikë
113
Location
?? & ??
Nuk di me shkrujt di me fol gjera te verteta jo rrena te hy ne trru pastaj te zbres ne shpirt totalisht me te pushtu 😎 e mer nojz cna bone
 
Reactions: Dea

Büşra

Lost
ANETAR ✓
Regjistruar më
May 31, 2020
Mesazhe
409
Pëlqime
267
Pikë
63
Lexohen ashtu si librat edhe njerëzit!

"Ashtu si librat, edhe disa njerëz, lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt. Për të tjerë nuk je kurioz për t'i shfletuar, madje as faqet e para. Pastaj... ka prej atyre që i njeh, i di përmendësh, megjithatë vazhdon t'i rilexosh me shumë dëshirë, sepse janë aq të veçantë saqë druhesh se mos të shpëton ndonjë detaj prej tyre."
Paola Felice
 
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top