Shkrime te ndryshme 📖

Ajo_goca

Kontributor
Mesazhe
8,493
TI
Trazimi i shpirtit tim , ndjenja me e bukur , emocioni me i vecante , drita ne fund te tunelit , a e di sa mall kam ? A e di qe ende te shoh neper endrra , ketu afer meje , me doren tek floket e mia si dikur... Te degjoj teksa me thua flokebukura ime , e vazhdon ti futesh gishtat e tu neper floke e duke luajtur me to sic luan era me gjethet ne stinen e vjeshtes . Ende eshte parfumi yt ende e ndjej, a thua se e kam ketu prane!! Ne gjithe keto vite ishe dhurata me e bukur qe jeta me kish bere , ishe ti ,po po ti dhurata ime me e bukur!! zgjimi im i mengjesit , fjetja me ty bisedimi ,keshillat ,grindjet ahh ato grindje te embla qe dimri i ftoht i mori bashk me ty... Nuk guxoja te dilja me sepse vendet ku kishim leje gjurmet tona ishin ende aty kujtimet vlonin dhe zemra digjej nga malli , syri te kerkonte ne cdo cep te atyre rrugve ne cdo kafene ku ne ishim ulur e kishim biseduar duke u pare ne sy edhe pse buzet nuk prekeshin , ne na mjaftonte... Te shihnim syt e njeri tjetrit ishte e mjaftueshme. A e di qe ato rrugica kane mall per ne te dy ?! Ku stina pranveres nuk na gjeti me me duart e bashkuara por me zemra te vrara. Nese sot me pyesin se kush esht stina jote e preferuar nuk di ti pergjigjem , pasi ne stin te pranveres te njohjta , ne stin te veres te deshta , ne vjeshte kuptova qe sjetoja dot pa ty dhe ne dimer te humba... Valle ende mund te thuhet ata dy ?! Valle ti je akoma ??
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Alboy

Po te peshtyva ste lepij me..................
ANETAR ✓
Mesazhe
5,346
Shpirti po me dhemb
Buzet me jane thare
Shkrime te ndryshme postoj
Se ty shume te dashuroj
Se kuptoj me as veten time
Kur mi qet ne foto pjeset intime
Shpesh behem konfuz
E spo di se si me ta thane
Oj goc ta kisha lyp
A ma kishe dhane


:) :) :)
 

Jetmira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
9,619
Location
Askund

E ke parasysh ate momentin kur te merr malli per dike dhe nuk je ne gjendje te besh asgje.
Shpreson se me kalimin e kohes malli do te te shuhet dalengadale,por ne fakt shtohet c'do dite e me shume.
Ndjehesh keq kur qendron e thyer brenda vetes,dhe nuk mundesh ta shprehesh dot as me fjale.
Buza te dridhet kur degjon emrin e tij,zemra pikon lot kur e di se nuk do shiheni me.
Je shume bosh,nuk ke me fuqi ta perballosh kte dhimbje.
Shkon dhe ulesh ne skutat me te erreta per te mos e shfaqur kte trishtim.
Perpiqesh me shpirt e me mish ti mbushesh mendjen vetes se nje dite kjo plogeshti do te ike.
Por,jo ty te grryen perbrenda ky mall.
Uron qe nje dite ta shohesh dhe ta perqafosh ashtu sic e perqafoje dikur.
Papritur te zgjohesh me nje telefonate anonime,dhe nga ana tjeter e telefonit te degjosh zerin e tij.
Te qeshesh pas kaq shum kohesh.
Te te shkoje buza vesh me vesh,pasi atij i ke munguar.
E ka ndjere edhe ai kte trishtim,por nuk ka pasur kurajo te te kujtoje me pare.
Deshiron te te takoje sa me shpejt,dhe me ne fund te pajtoheni.
Ne fakt asgje nuk eshte e vertete vetem se po enderron me sy hapur.
E perseri nuk lodhesh nga enderrat.
Ti e din qe enderrat per te nuk te mbarojne kurre,dhe as nuk deshiron ta lesh sirtarin e enderrave te kycur.
E ke ndare mendjen te jetosh me zemer te thyer,nuk ke deshire ta harrosh.
C'do dite e jetes tende eshte e mbushur me trishtim,lot dhe dhimbjen.
Kush e ka fajin ketu une apo ai.
Apo,asnjeri?
Le t'ia hedhim fajin jetes,se ajo na ndau.
Uroj qe ky mall te shuhet nje dite pasi nuk mundem.
Jam lodhur duke u shtire se jam mire,kur jam e ndare ne dysh.
Shpirti im eshte bosh.
Ndjehem bosh.
 

Ajo_goca

Kontributor
Mesazhe
8,493
Buza te dridhet kur degjon emrin e tij,zemra pikon lot kur e di se nuk do shiheni me.

@Mira gjeta veten ne cdo rresht qe ishte aty a thua se mr ke vjedh mendimet ose ndohata jemi te dyja ne nje situat prd edhe un e gjeta veten tek ky shkrim 🤗🤗 por vecova nje paragraf qe mr plq shm ... Mund te ta vjedh ta postoj nr statusin tim ?! 🤗🤗
 

Jetmira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
9,619
Location
Askund
Buza te dridhet kur degjon emrin e tij,zemra pikon lot kur e di se nuk do shiheni me.

@Mira gjeta veten ne cdo rresht qe ishte aty a thua se mr ke vjedh mendimet ose ndohata jemi te dyja ne nje situat prd edhe un e gjeta veten tek ky shkrim 🤗🤗 por vecova nje paragraf qe mr plq shm ... Mund te ta vjedh ta postoj nr statusin tim ?! 🤗🤗
Po patjeter qe po :):).
Me vjen mire qe te pelqeu:)
 

Jetmira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
9,619
Location
Askund
Zemer lajkatare.
Sa lajkatare qe je moj zemer,sa e pabes.
Jeton brenda meje,e per dike tjeter rreh.
Te pikon loti kur e shikon.
E nga lumturia rrahjet i shpeshton.
Fort bucet e nuk ndalon.
Zemer e poshter.
Pse e dashuron?
Nuk duhet te rrahesh per tjeter njeri.
Pasi zemra ime je ti.
Je shum e poshter plot me intriga.
Pa te nuk te mban as nata e as dita.
Zemra ime e gjore kurre ke per ta kuptuar,
se me mashkullin e gabuar je e dashuruar.
E kur truri te bertet ti nis e largohesh,
per dashurine ti vetflijohesh.
Sa e pabes e sa lajkatare,

paske qene moj zemer mekatare.
Nuk ndalesh te pushosh vetem ate don,
pse kaq shume veten po e mundon.

Zemer e mallkuar,
kur do vij dita qe ke per t'pushuar.
 

Dorina

Zikaltër⚫🔵
Kontributor
Mesazhe
16,545
Location
F.C. Internazionale
“...Më pëlqejnë njerëzit që lënë shenjë: Jo plagë! Janë ata njerëz që hyjnë në majë të gishtave në jetën tonë dhe kalojnë në heshtje. Atyre u flasin veprimet, jo zëri i lartë; gërthasin emocionet, e jo zemërimin! Më pëlqejnë njerëzit që lënë shenjë, atje në atë vend, që quhet zemër. Ato kurrë s'do mund të shkojnë larg, sepse atë vend e kanë zënë me përkujdesjet e vogla, çdo ditë...”.

S. Littleword
 

Jetmira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
9,619
Location
Askund

Mos u hidhero kur dicka nuk shkon mire ne jete.
Perpiqu ti japesh vetes kohe.
Do e kuptosh se te qaret,dhe te qendrosh gjate gjithe dites e merzitur nuk do te te zgjidhin asgje.
Perkundrazi do e kuptosh se cdo gje e ka nje zgjidhje.
Mos u perpiq te perfitosh nga te tjeret,por e te tregohesh me mire se c'duhet as kte mos e bej.
Dil argetohu,qesh pasi jeta eshte e shkurter.
Askush nuk ka fituar gje nga vetmia,dhe lotet.
Do ndjehesh me mire nen shoqerine e te tjereve.
Do kuptosh se nje kafe nen shoqerine e mikes tende me te
mire,do te te beje te buzeqeshesh.
Ngrije telefonin dhe shkruaji dikujt qe te mungon,me beso do ndjehesh me e qete.
Fshiji lotet dhe dil bej ndonje cmenduri me shoqet.
Kur te jesh e vjeter,do te qeshesh me cmendurite e tua.
Behu pozitive.
Optizmi te ben te jetosh.
Jeta nuk ka vetem vdekje dhe lot,por ka edhe cmendurira e te qeshura.
Mbushe jeten tende me buzeqeshje :):).
Lotet nuk kane vend ne fytyren tende,e as trishtimi ne zemren tende:D:D.
 

Jetmira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
9,619
Location
Askund
Kam degjuar shpesh te thone se njerezit e forte nuk qajne.
Shum njerez i fshehin lotet,e mbyllin zemren dhe shfaqin nje ane autoritare.
Njerezit e forte dhe te guximshem qajne,bertasin ulerasin.
Ajo dihet qe pas dhimbjes dhe loteve,buron forca.
Ke humbur punen,je zene me partnerin,te nxorren nga shtepia se nuk ke paguar qirane.
Qaj,qaj dhe qaj.
Sigurohu qe pas te qares te mbleddhesh forcat e tua.
Thuaji vetes se do e gjesh nje zgjidhje.
Nuk ka pse te te vije turp nga lotet.
Nuk ke pse te ndjehesh ne faj se po qan,e te tjeret te shikojne te habitur.
Askush nuk po te gjykon per shkak te loteve,e askujt nuk i vjen mire.
E nese dikush qesh me lotet e tu,ti mos u trishto.

Ndoshta nuk e ndjen dhimbjen tende,por nje dite ai do te ndjehet si ty.
Nuk ke pse te ndjehesh ndryshe,nuk ke pse te fshehesh ndjeshmerine tende.
Njerezit e ndjeshem jane te forte,kane nnje shpirt luftarak.
Kane ambicie,vullnet dhe guxim me teper se njerezit e zakonshem.
Njerezit e ndjeshem i duhen ketij planeti.
Mos i fshih lotet.
E nese dikush qesh me lotet e tu,do te vij dita qe ai person te jete ne vendi tend.
Emocionet,lotet na bejne njerez.
I dashur njeri mos u tremb nga lotet.
 

Jetmira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
9,619
Location
Askund

E keni parasysh ate momentin kur ndjehesh konfuze per ate c'ka ndjen.
Ate momentin kur ti mendon se ndjen mall per dike,por ne te vertete nuk ndjen asgje.
Ate castin kur hija e dikujt te rishfaqet si pa te keq,ne mengjesin e se henes.
Per nje kohe te gjate e torturon veten duke menduar se ndjen akoma dashuri,por ne te vertete ndjen inat dhe mllef.
Deshiron qe nje dite ta takosh e ta hapesh zemren,ti flasesh tere urrejtje e te shprehesh inatin qe ke brenda vetes.
Me vite te tera e pret ate dite kur ti do flasesh e ai do te te degjoje.
Ti deshiron ti thuash se ai eshte idiot,budalla e mashkulli me harbut qe ke njohur ne jeten tende.
Por,e kupton se keshtu do lendoje veten.
Atij nuk i behet vone,ai do qeshe me fjalet e tua.
Ai do te te konsideroje ty fajtore,e te te thote se ti je e keqja.
Ashtu ben ai,ose me sakte njerezit si ai.
Ikin vijne,e vijne e ikin.
E ne fund te thote se pse e le te shkoje.
E deshiron aq shume por ne fakt e kupton se nuk i'a vlen.
Ai duhet ta kuptoje vete sesa i lige dhe sesa i ashper eshte.

Mos te prese t'ia them une ne sy.
Po une cfaj kam ne kte mes ?
Cfare faji kam ?
Cfare?
Asgje!.
E pse dreqin eshte e ndaluar ti thuash dikujt se e urren.
E urrej,jo urrejtje ne forme dashurie.
Urrejtje qe ta shohesh te vdekur,ende nuk fryhesh.

Urrejtje per premtimet,per ditet qe ke qare e per netet qe je ndjere keq.
Ti nuk ke qene keshtu.
Per faj te ti je keshtu.
Per faj te tij.
Per faj te tij.
Njerezit si ai ta shkaterrojne jeten.
Njerezit si ai nxjerrin vetem anen tende negative.
Ti bere embelsire per te,e ai e hodhi pjaten ne toke.
Ti udhetove me kilometra per te,e ai si pa te keq iku.
Ti ndryshove gjithshka e ai ende iku.
Ti u zure me shoqen tende,pasi ngacmoi shoqen tende e ti i besove atij.
Por ti e harron se diten qe ishe fshehur pas shkolle dhe qendroje e strukur,ajo "shoqja kuck",erdhi e te perqafoi fort.
Teksa degjoja pershperima ne vesh,te nenqeshura hienash ajo te perqafoi e pas atij skandali qe ti bere.
Ajo te dha fasoleta,ujin e sapoblere e ti nuk beson tek miqesia.
Ai qe fliste keq per ty,ai qe tallej me ty.
Ai pra ai.
Ai i bukuri i dheut.
Ai qe i dukej vetja,Zot.
Ai qe nuk te ka uruar kurre ditelindjen.
Ai qe per 14 shkurt te dergonte foto me tjetren ne shtrat.
Ai te lendoi.
Ai te ka bere te ndjehesh si lecke.
Ai qe fliste per besnikerine,rrespektin.
Ai nuk i dinte kuptimet e ketyre fjaleve.

Ai qe diten qe ti ike,ai te hapi deren ne vend qe te te ndalonte.
Ai ishte fatkeqsia jote me e madhe.
Ai nuk do te te beje me te ndihesh keq.
Ai eshte arsyeja qe ti ke ndryshuar.
Boll qave perpara tastieres,fshiji lotet.
Ai nuk eshte me ketu.
Ai do te lendohet e vete nje dite.
Ai......
 
Top