• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
Kur e pyesnin se si ishte,
përgjigjej gjithmonë se ishte "mirë"
me buzët vesh më vesh.
Pas asaj "jam mirë"
fshihej bota e saj ,
e dominuar nga stuhi emotive,
përjetësisht e ndarë mes lëkundjeve të dashurisë dhe humorit.
Mjegull, erë dhe shi
alternoheshin me ditë të rralla me diell.
Ajo ishte kështu,
preferonte të dhuronte buzëqeshje
se sa të jepte shpjegime.
Të gjithë mendonin se ishte njeri i gëzueshëm, rrezellitëse.
Por, ajo buzëqeshte shumë për të tjerët,
thuajse asnjëherë për veten...

Agostino Degas
 

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
A e di cili është instrumenti më i fuqishëm që zotëron njeriu?
Mendimi. Bëhesh ajo çka mendon.
Mark Aureli thoshte se lumturia e jetës varet nga cilësia e mendimeve. Ndonëse është e vështirë, duhet mbajtur gjithnjë mendimi lart, i pastër, jashtë çështjeve idiote. Si një zog që fluturon dhe që nuk pyet për kufij e gardhe .

Fabio Volo
 

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
Njeriu identifikohet me rolin të cilin është i detyruar të jetojë: baba,nënë, pronar, punëtor, nënpunës, drejtues, i papunë, etj...për secilin prej këtyre roleve ekzistojnë sjellje sociale, mënyra të menduari dhe shprehuri, të cilave secili u përshtatet pa vetëdije.
Për këtë arsye nuk jemi asnjëherë individë autentikë por thjesht imitues: imitojmë modele të prodhuara nga shoqëria në të cilën jetojmë. Madje edhe në sjelljet tona më intime , në të vërtetë recitojmë role të paracaktuara që na kufizojnë në sjellje dhe veprime konvencionale , por që penetrojnë në brendësi të bindjeve, gjykimeve tona dhe në ndërgjegjen tonë.
Me pak fjalë vazhdojmë të recitojmë. Ndotja e mendjes tonë është shumë e gjerë. Duhet të mësojmë të themi të vërtetën , por për të thënë të vërtetën duhet më parë të jemi të aftë të dallojmë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër...sidomos tek vetja jonë.

Georges Ivanovič Gurdjieff
 

Liber8

A pretty face can never trick me
Anetar i Stafit
N2t Mod
Mesazhe
8,167
Ç'dokush mund t'ju bëjë të lumtur duke bërë diçka të veçantë,por vetëm dikush i veçantë, mund t'ju bëjë të lumtur pa bërë asgjë.
 

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ
“Mos ma kujto”

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto

për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull, më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,

Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull, më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,

Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull, pësova diku nje disfatë, mos ma kujto,

Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me netë, mos ma kujto!

Për shembull, më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,

Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull, më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,

Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull, në shtrat s’u bëra burrë, mos ma kujto,

I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,

Ka ndrojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Dritero Agolli
 

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ
Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Ismail Kadare
 

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ
Grua fenomenale

Gratë e bukura sfiliten të gjejnë sekretin e sharmit tim.
Ngaqë s’jam e bukur ndoshta, e as ndonje trup modeleje nuk kam

dhe kur këto ua them atyre
mendojnë se tallem.
Them se –
është në gjatësinë e krahëve,
në përdredhjen e vitheve të mia,
në ritmin e hapave,
në formën e bukur të buzëve…
Jam jashtëzakonisht femër!
Një femër fenomenale
Jam unë.

Kur hyj në një dhomë,
aq qetë sa s’e merrni me mend
dhe një burri i afrohem, –
të gjithë shtangin a bien në gjunjë
dhe sulen drejt meje –
Një koshere e gëzueshme bletësh.
Them se –
është prej zjarrit që më digjet në sy
dhe vezullimit të bardhë të dhëmbëve,
lëkundja e belit ndoshta
dhe hareja e këmbëve.
Oh, jam jashtëzakonisht femër
Një femër fenomenale
Kjo jam unë.

Vetë burrat, sa herë janë habitur
Ç’gjë i tërheq drejt meje…
Përpiqen kaq shumë,
por s’munden t’i afrohen dot
të fshehtës sime.
Edhe kur vetë ua rrefej
prapë s’dinë ta prekin…
Them vjen
prej harkut të thellë të shpinës,
nga dielli i buzëqeshjes sime,
përhedhja e gjoksit, a ndoshta,
nga hijeshia e stilit
Oh, jam kaq e jashtëzakonshme
Një femër e mrekullueshme
Jam unë.

Tani e kuptoni,
se përse nuk kam nevojë të tund kokën,
të klith a të lëviz më kot,
a të flas me zë të lartë.
Nëse shihni që përmes kaloj
me krenari të thellë… Shijomëni!
Ju thashë, pra –
është në kërcitjen e takave të mia,
valëzimin e flokut,
në cipën e shndritshme të dorës,
në etjen për njeriun –
Sepse jam e jashtëzakonshme,
Grua fenomenale –
Kjo jam unë.


Maya Angelou​

 

Liber8

A pretty face can never trick me
Anetar i Stafit
N2t Mod
Mesazhe
8,167
“Të refuzosh Dashurinë nga frika se do të vuash është njësoj si të refuzosh të Jetosh nga frika se do vdesësh.”

-Jim Morrison

12705660_1104053422973083_8386707407680014112_n.jpg
 

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
Një burrë po shiste shalqinj me çmimin 1 kokërr 3 dollarë dhe 3 kokrra 10 dollarë. Një burrë bleu 3 shalqinj një e nga një duke paguar 3 dollarë për secilin. Kur po ikte ai i tha shitësit: Zotëri, a e kuptoni se sapo bleva 3 shalqinj për 9 dollarë në vend të 10? Ndoshta nuk jeni i prerë për të bërë tregti.
Shitësi buzëqeshi dhe i tha: Njerëzit janë vërtet të lezetshëm. Sa herë që blejnë 3 dhe jo 1 shalqi, përpiqen të më tregojnë se si të bëj tregti...
 

Liber8

A pretty face can never trick me
Anetar i Stafit
N2t Mod
Mesazhe
8,167
“Unë njerëzit nuk i dua as me zemer e as me mend sepse nuk i dihet, një ditë zemra ndalon apo mendja harron. I Dua me shpirt, se ai as nuk ndalon e as nuk harron…”
 

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
Kur jeni të trishtuar,shkoni në vendin që ju pëlqen më shumë. Ai vend, ndryshe nga të tjerët ka gjithmonë diçka për të të thënë...

Fabrizio Caramagna
 

Liber8

A pretty face can never trick me
Anetar i Stafit
N2t Mod
Mesazhe
8,167
Njeriu kur ndjen dhimbje, është i gjallë.. Por kur ndjen dhimbjen e tjetrit, atëherë është NJERI.
 

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
🍂Kura naturale për të përballuar të ftohtin🍂

  • Të mbështjellësh qafën me një shall, mundësisht jo sintetik dhe mundësisht që të mbajë ende një aromë ose të paktën një kujtim.
  • Të mbash këmbët, barkun dhe veshkat ngrohtë, me çorape dhe bluza të leshta.
  • Të mos ndezësh kondicionerin nëse mjafton vetëm një batanije.
  • Të mbledhësh lule dhe ti mbash në shtëpi në ditët me shi , ose nëse koha është e bukur , ndaloni për të parë bukurinë e tyre.
  • Të përgatisësh supë të ngrohta me perime.
  • Ta bësh bukën vetë.
  • Të marrësh një vendim.
  • Të krijosh një "strofull" me çfarë dhe ku të duash, me një hyrje të vetme ekskluzive e private.
  • t'i marrësh erë shpesh vajit të lavandës, rozmarinës ose limonit.
  • Të qash, nëse është e nevojshme
  • Të qeshësh sa herë që ke mundësi
  • Të puthni shpesh
  • Të qëndrosh në shtrat me fytyrën ët mbuluar me batanije dhe të ëndërrosh, ëq më pas t'i bësh realitet
  • Të shëtisësh
  • Të ecësh gjatë në natyrë
  • Të ngushëllohesh buzë detit,
  • Të ndërtosh një balonë dhe të presësh erën ta ngresh lart në qiell
  • Të mbështesësh kokën në prehërin e gjyshes, në shpatullën e gjyshit , e nëse ata nuk janë më , një degëz peme pranë varrit të tyre
  • Të rregullosh shtratin çdo mëngjes dhe një jetë çdo ditë.
  • Të thuash të vërtetën
  • Të shkruash dhe të dërgosh letra
  • Të lexosh libra për fëmijë
  • Të pish lëngje frutash dhe perimesh
( më e mira për mua është mollë dhe panxhar)
  • Të punoni kopshtin
  • Të jetosh thjesht
  • Të harrosh
  • Të duash atë që është, të harrosh atë që s'është
  • Të zbulosh sekrete
  • T'i përulesh natyrës
  • T'i jesh mirënjohës Zotit
  • T'i futësh duart brenda mëngëve të gjata të një bluze dhe t'i shkundësh në ajër
  • Të regjistrosh zhurmën e shiut dhe ta dëgjosh sa herë do të qetësohesh
  • Të ulesh në një shkallë me fytyrën mes duarve
  • Të përkëdhelësh veten
  • Të marrësh frymë thellë
E pastaj të vallëzosh, e të vallëzosh në çdo dhomë e në çdo cep të botës...
 

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
Unë,kur lind, jam i zi,
Kur rritem, jam i zi,
kur kam vapë, jam i zi,
Kur kam ftohtë,jam i zi,
Kur kam frikë, jam i zi,
Kur jam i sëmurë, jam i zi,
Kur vdes, jam i zi.

Ti,kur lind, je rozë,
Kur rritesh, je i bardhë,
Kur ke vapë, je i kuq,
Kur ke ftohtë, je mavi,
Kur ke frikë, je i verdhë,
Kur je sëmurë, je jeshil,
Kur vdes, je gri.

Atëherë, pse vazhdon të më quash mua njeri me ngjyrë?

Leopold Senghor
 

Liber8

A pretty face can never trick me
Anetar i Stafit
N2t Mod
Mesazhe
8,167
Sa do doja te isha ne ket kasolle te pushoja, ta ndjaja qetsin, ta ndegjoja heshtjen e natyres, te harroja gjdogje, te mos mendoja asgje, ta ndizja zjarrin dhe te flisja me flaken, a sesht e mrekullueshme

12341438_1061536247224801_8734872286013011932_n.jpg
 

Plusbellelavie

Turn offs.
Nt2 PRINCESS
Mesazhe
9,974
Një ditë do t’i thash sytë dhe mes lotësh mezi do të buzëqeshësh.
Dhe do të jesh si e rilindur.
Kjo është pikërisht ajo që te dallon dhe gjithmonë të ka bërë të ndiheni krenare.
Ajo që ju bën unike është se e dini të ngriheni gjithmonë pavarësisht gjithçkaje, dhe atë në qenien tuaj tepër të fortë ju gjithmonë e keni prerë veten në copa të vogla.
Është mënyra juaj për të qenë elegante me duart tuaja dhe me sy, ajo buzëqeshje që të çon te retë dhe kush di të largohet me kokën lart kur ai lëndohet shumë.
Është ai talenti juaj për të mbajtur zemrën tuaj me shikim. Dhe pavarësisht gjithçkaje, duart tuaja do të dridhen akoma
Dhe në jetë ka qe ju zhgënjejnë por ju ende dini të dashuroni.
Sepse po, do të ndodhë.
Këtu, doja t'ju tregoja të gjitha këto.
Për të mos pushuar së besuari se do të ndodhë...do tu duan...dhe do dashuroni shum.


Riccardo Bertoldi

4CE4B23F-9BF6-48D5-8098-847C831D324E.jpeg
 

Liber8

A pretty face can never trick me
Anetar i Stafit
N2t Mod
Mesazhe
8,167
Mos ju përgjigj personit i cili pyet nga zilia, urrejtja, inati... Sepse ndonëse i përgjigjesh më së miri dhe më së qarti, vetëm se do ta shtosh urrejtjen e tij, armiqësinë dhe zilinë.

Imam Gazali
 

Liber8

A pretty face can never trick me
Anetar i Stafit
N2t Mod
Mesazhe
8,167
Nje femije cdo dite shkonte ne plazh dhe mbi rere shkruante: "Mami,te dua!" Dhe pastaj shikonte duke buzeqeshur sesi deti e fshinte shkrimin e tij... ... Nje njeri i trishtuar qe kalonte aty e shikonte femijen cdo dit te bente te njejten gje dhe mendonte: "Keta te rinjte e sotem jane te cuditshem dhe te perkedhelur..
" Nje dite i afrohet femijes qe ishte pak a shum 12 vjec dhe e pyet: "Po c'kuptim ka te shkruash 'MAMI TE DUA' mbi rere kur e di qe deti do ta marre me vete,shko dhe thuaja asaj qe e do shum..
'' Femija ngrihet dhe duke buzeqeshur pergjigjet: "Un nuk e kam mamin...
Zoti ma mori,njesoj sic ben deti me shkrimet e mia... Megjithate un kthehem ketu cdo dite qe ti kujtoj mamit dhe Zotit se nuk mund te fshihet dashuria qe nje femije ka per Nënën e tij...!"

12316445_1061003860611373_834418442575428232_n.jpg
 

Luledielli

🌻🌻🌻
Anetar i Stafit
Nt2 S-Mod
Mesazhe
8,792
Mosha
29
Vendndodhja
Camëria
Në oborrin e një çmendine, takova një të ri me fytyrë të zbehtë e të bukur,plot kureshti. U ula pranë tij në një stol dhe e pyeta: - Përse je këtu?"
Ai më pa me çudi dhe tha:
- Nuk është një pyetje e përshtatshme, e megjithatë do të të përgjigjem.
Babai im donte që unë të bëhesha si ai.
Po ashtu edhe xhaxhai im. Nëna ime shihte tek unë imazhin e babait të saj. Motra ime më jepte si shembull perfekt burrin e saj marinar.
Vëllai im këmbëngulte se unë duhet të isha kopje identike e tij: Një atlet i shkëlqyer.
Edhe mësuesit e mi të filozofisë, muzikës
psikologjisë, ishin të vendosur: secili prej tyre donte që unë të isha reflektimi i tyre.
Prandaj erdha këtu.
Më duket një ambient më i shëndetshëm.
Këtu, të paktën mund të jem vetvetja.
Pastaj, papritmas u kthye nga unë dhe më pyeti:
- Edhe ju jeni këtu për shkak të edukimit dhe këshillave të mira?
Dhe unë iu përgjigja:
- Jo, kam ardhur për vizitë.
Ai më tha:" Ah, e kuptova. Ju vini nga çmendina matanë murit.

Kahlil Gibran
 

djali

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
1,123
Mosha
20
Ndohem ndo1her sikur periudha me e bukur e jetës time ka kaluar dhe un nuk e shfrytëzova sa duhet. Kam kuptuar që gjëja më e çmuar në jet esht të jesh orgjinale. Kur isha i vogël doja të ngjaja si i madh dhe kur u rrita doja të isha si i vogël prap. Por gjëja më dramatike në jet është se nuk mund te kthehemi mbrapa. Dhe që nga gabimet mësojmë por nuk na vjen mundësia ndo1 her ti përsërisim. Nuk e kthejm dot jetën mbrapa si një faqe e librit. Tani nga do qe i kthej sytë kam vetem pergjithesi dhe puna po me prap. Nuk jam frikacak qe mos ti perballoj por me mungon liria. Me mungojnë ato dit kur te nga e nesërmja prisja diçka magjike. Nuk me pelqen kjo monotoni qe është kthyer sikur po heci në një labirinth çdo dit të njëjtën rrugë. Dua që ndihem mir si dikur edhe kur koha ishte e vrenjtur dhe jo të dukem i vrenjtur kur koha është e mir. Imagjinata duket sikur me është zhdukur duke si kur ky realitet me ka thartuar kaq shum sa as mjalti sme duket me i ëmbël.
 
Top