Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të veçanta vetem për femrat!

Pas çdo gruaje rebele fshihet një vajzë e vogël që në familje duhet të heshtte,
pas çdo gruaje që lufton për të drejtat e saj është një vajzë e frikësuar,
në brendësi të çdo gruaje të fortë fshihet një zemër e shkelur me këmbë, e cila më në fund ka gjetur fuqinë të ngrihet për të drejtat e veta,
brenda çdo gruaje të tillë gjendet guximi jo vetëm për të ulëritur MJAFT, por mbi të gjitha guximi që një penel të vjetër ta zhys thellë brenda shpirtit dhe me këtë penel të krijoj të ardhmen e saj.
 
Po te drejtohem ty qe nuk po mundesh te kontrollosh dot jeten tende.
Zoti , nuk te jep me shume seç mund te perballosh , mbaj mend kete.
Nese ti je goditur fort madje shume here ti je shume e vecante .
Kur jeta te ka hedhur poshte, ne fillim ke rene, nuk i ke rezistuar dot sepse nuk e ke pritur.
Ke bere veprime se ke menduar qe do te ndihesh me mire dhe ke gabuar.
Ke gabuar se nuk e ke ditur si te shpetoje veten dhe ku t’a gjeje burimin e forces. Je ndaluar dhe kur kjo eshte bere e lodhshme ke kthyer syte nga vetja. Kjo pastaj te ka mjaftuar te gjesh forcen brenda vetes dhe ti japesh kurajo vetes qe eshte me mire te qendrosh ne kembe e forte se sa te mos e duash jeten.
Jeta eshte e bukur , njerezit qe nuk e pranojne kete jane te dobet. TI NUK JE E DOBET?
Je ndryshe nga te tjeret . Zoti te ka zgjedhur ty sepse ti je e forte lejoje gjithe trishtimin dhe dhimbjen te te hyjne brenda por mos i lejo te te mohojne lumturine.
Nuk ka lufte por ka plumba.
Gjithmone do te vijne nga se pret edhe pse nuk deshiron te luftosh, por duhet te luftosh te pakten per lumturine. Ajo ia vlen sepse ben jeten tende.
Nese ti pelqen qe shpirtin tend ta pasurosh me lumturi mos e lejo veten te dorezohesh.
Do te ngacmojne gjithmone.
Vendos cfare do dhe jeto per ta marre, kjo eshte e vetmja menyre per ta plotesuar veten.
Behu shembull, behu frymezim te lutem , jo viktime ?
 
??Poezi e Nënë Terezës për gratë??

Ki gjithmonë parasysh se lëkura krijon rrudha,
flokët bëhen të bardhë,
ditët shndërrohen në vite…
Por ato që janë të rëndësishme, nuk ndryshojnë:
forca jote dhe bindja jote nuk kanë moshë.
Shpirti yt është ngjitës për çdo rrjetë merimangash.
Pas çdo vendi mbërritjeje është një vend nisjeje.
Pas çdo suksesi ka një tjetër zhgënjim.
Për aq sa të jesh e gjallë, ndiehu e gjallë.
Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu dhe bëje.
Mos jeto me fotot e zverdhura…
këmbëngul, edhe nëse të gjithë presin të largohesh.
Mos e lër të ndryshket hekurin brenda teje.
Vepro në mënyrë që në vend të mëshirës, të tjerët të të tregojnë respekt.
Kur për shkak të viteve nuk mund të vraposh, ec shpejt.
Kur nuk mund të ecësh shpejt, ec ngadalë.
Kur nuk mund të ecësh dot, përdor bastun.
Por mos u ndal asnjëherë!

Autore: Nënë Tereza ??
 
"Kurre mos vdis per nje femer, se ajo do te vije ne varrimin tend me dike tjeter...!"
 
Ja dhe kjo foto mes lulishtes ne fier
Per te gjitha rrelset
 
5903ec2a984f7b637d7cf91e86fcf5f2.jpg

I dashur u lodha.
Të lutem më lër të qetësohem pak:-iu drejtova duke e parë në sy.
-Sdua!
Preferoj të të shoh teksa trupi yt është në parajsë:,-mu drejtua me një të qeshur prej hiene:D:D.
Sytë po më mbylleshin,por ai dëshironte të bisedonim.
Sa e bukur që je.
Nuk ka më të bukur se ty.
Unë qeshja.
Ti e din që nuk më eksiton me kto fjalë.
Ai qeshte dhe më ledhatonte të ndjenjurat.
Oj perverse dua të bëjm një fëmijë bashkë.
Nuk vdes pa bërë një fëmijë me ty.
Më kishte kapur një e qeshur prej budallaqje.
I dashur unë jam pak kuck.
Të sugjeroj të merresh me të virgjërat.
Pikërisht se je perverse,kuck,ndyr dua të bëj fëmijë me ty.
(Më falni për banalitetin:D:D,.Nxorra një anë të errët që shumë femra kanë turp ta tregojnë):D:D;);).
 
Një ditë i kërkova një gruaje shumë të suksesshme që ta ndante sekretin e saj me mua...
Ajo buzëqeshi dhe më tha...
- Fillova të kem sukses kur fillova të lija betejat e vogla për luftëtarët e vegjël.
Ndalova së luftuari, kundër atyre që flisnin për mua.
Ndalova së luftuari, për vëmendje.
Ndalova së luftuari për të përmbushur pritjet publike nga unë.
Ndalova së luftuari për të drejtat e mia me njerëz budallenj.
Kam lënë beteja të tilla për ata që nuk kanë asgjë tjetër për të luftuar.
Dhe fillova të luftoj për veten.
Vizioni im.
Ëndrrat e mia,
Idetë e mia dhe...
Fati im.
Dita kur hoqa dorë nga betejat e vogla, ishte dita kur fillova të isha e suksesshme...
 
GRUA SI JA DEL?

Suela Bakiu

Grua!
Gush’aromëftua,
A s’më thua?
Si ja del, e uruar?
Të qëndisësh,
Të arrnosh,
Të gatuash…
Të lash
Të pastrosh
Të kruash…
Të shëtisësh
Të vraposh
Të luash…
Të mësosh
Të edukosh
Të duash…
Të rritesh
Të rrisësh
Të vuash…
Të piqesh
Të pjekësh
Të tëhollësh
Grua!
Sisëkrua,
A s’më thua,
Si ja del, e lëvduar?
Qumështuar,
Lëngëzuar,
Buzënjomur,
Shterzuar,
Duarshtruar,
Këmbëshpejtë,
Kofshëdrejtë,
Vithepërpjetë,
Vetëndjellur,
Ëndrragjerbur,
Gjumëpafjetur,
Flokëkrehur,
Vetullhequr,
Gojëmbël,
Fjalëtretur,
Sherr’sosur,
Sherr’nisur,
Buzëqeshur,
Djersur,
Plakur,
Rudhur,
Çelur,
Kuisur,
Dhimbsur…
Grua!
Sa të dua!
Kur të shoh e thua;
Jam!
Kam!
Dua!
Bëj!
Them!
Vrapoj!
Punoj!
Mendoj!
Lexoj!
Jetoj!
Lind!
Ushqej!
Dashuroj!
Flirtoj!
Përpij!
Arrij!
Zbukurohem!
Ndriçohem!
Plotësohem!
Eksitohem!
Kam uri!
Kam etje!
Kam dëshirë!
Grua!
Qofsh bekuar!
E uruar! E lëvduar!
 
Femrat, frymojn jetën,
dashurojn veç të vërtetën,
jan bekuar, nga Perëndia,
femra vet, është mrekullia.

Nuk është, veç femër, edhe grua,
ëngjëllore, jetë ka krijuar,
është Nënë, në gjoks të mban,
kur qan fëmija, lotin ta than.

Femrat sa delikate,
si diamanti, që do kujdes,
ëndrrën kurrë mos ia vrit,
është vetë jeta, ,jepi shpres.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.