Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkruani diçka të bukur..!!

Buzqëshjen tënde e zërin tënd
Mua mi sjell era
Shikimin tend, buzët e tua
Mi shëndrit pranvera
Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë
Emrin tënd e degjoj n'erë, m'duket të shoh ty
Humbja e hidhun kur ndahen 2 njerëz t'lidhun
Fundja e di unë, ndarja vjen n'heshtje, pa tinguj
Edhe jom i bindun që t'pa gabueshëm s'jem t'lindun
Amo t'përmirësueshëm edhe t'ndishum, jo t'paarsyshum
Mu bo modë e hajde prishum, a qa po di un, muhabet i parëndsishëm
Jom tu pi shum e di që je shum larg amo jom tut ni shum
Ku jon tash ata që për neve shtishin
Vetëdija pom han mrena kur pe di që s'je a jemja
Plagt ma n'fund shërohen krejt qka mesin jon veq shenjat
Flak pom djeget zemra, mall si zall, i vdekun i gjallë po endna
Si prrallë e rrallë e gjallë me engjuj e djaj, e ron' o gjendja
S'po muj me marr vetën, me përballu t'vërtetën
Kujtimet treten qata kom vendos mi majt n'letër
Zemra e ngrirë, botë e ftoft e un po kom etje
Kur ta shoh siluetën, me rikthen buzëqeshjen.
 
d1d0b15922dc039684ba2949f48471e9.jpg
 
Njerezit e zgjuar shpesh e nenvleresojne veten,e injorantet mendojne se jane te shkelqyer:):).
 
Personi qe perpiqet te lumturoje te gjithe te tjeret perfundon te ndjehet i vetmuar.
 
Të kam flutur në supe...

Ka ditë që jepem.e tëra pas punës...i jepem.aq fort saqë harroj për të bërë ndryshimin e së shtypurit në fletë dhe së pushuarit në momente të caktuara..

Ndonjëherë dalldisem.e tëra pas poezive, muzikës në kufje dhe fotografisë në përgjithësi...

Ndonjëherë harroj ekzistencën time, skam.motiv, dëshirë, dashuri, fuqi, jetë, frymëmarrje, e më pas rikthehem i buzëqesh fort jetës duke e përzuzur me buzëqeshjen time...

Ka dhe nga ato momentet që më merr malli për natyrën time " çun harami"....për jetën e vegjëlisë...vrapimit pas pulave, deleve, kuajve, përqafimit të gjyshërve, për atë botën e Haidit( film vizatimor)....

Ja kështu symbyllasi kalon e gjithë jeta ime, herë e kthej në retrospektivë e herë iki shumë larg me makinën e kohës, ama TI je në mënyrë sistematike pjesë e imja...

Shume njerez vetequhen bamires , kur falin gjera qe ato vete nuk i duan ....por ti më ke falur gjënë më të çmuar, më të shtrenjtë, më të bukur, " shpirtin"..

Jam gjithë kohës me ty, në ëndrra, mendime, në zemër, në shpirt, në përqafime, në këngë, në poezi, në filma kudo e kurdo..

Larishi ka thënë:
Njeriu duron me lehtësi vetëm një dhimbje, kjo është dhimbja e tjetrit...por unë të them mos lejo që një grindje e vogël të plagosë e shkatërroje nje dashuri të mirë....e mos më fal.dhimbje..

Unë të kam.puthur shpirtin edhe në.rastet kur sjemi bashkë , je kudo me mua, e të kam.flutur mbi supe...

Rri me mua ose merrmë me vete,nëse jo mos fluturo më në qiellin tim...
( by me)39403
 
Duaje atë që ke.
 
Budallik lol
 
E dashur femer perpara se te gjykosh apo te ofendosh partnerin tend,se e pe me tjetren perpiqu ta degjosh.
Ndoshta nuk eshte faji i tij,ndoshta tjetra e ka provokuar dhe ai ka reaguar.
E dashur ti e din shum mire se c'fare jemi ne gjendje te bejme ne femrat,per te marre vemendjen e nje mashkulli.
Pyete sesi ndihet.
Edhe ai ndjehet keq si ty,ndoshta ndjehet me keq se ty.
Ai vuan me shum se ty,por krenaria e pengon t'a shprehe.
Se nuk fut foto me damare te prere,se nuk poston statuse plot urrejtje e neveri nuk do te thote se eshte i trishtuar.
Meshkujt jane me te ndjeshem,lendohen me shume por preferojne te vendosin masken e akullit.
Analizoji detajet me hollesi dhe do e kuptosh se nuk eshte vetem ai fajtori.
Edhe meshkujt dine te duan,edhe pse shpeshere harrojne ta shprehin dashurine.
 
7 Liritë që humbën shqiptarët pas Çlirimit

Liria e fjalës. Për fjalën mund të ndërtohen variabla magjepsëse. Në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, liria e fjalës është e sanksionuar si e drejtë themelore e njeriut. Për të kuptuar çlirimin e fjalës në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të tijve mjafton të kujtohet se si fraza banale dhe bazike që nuk shprehin kundërshtim sesa një nevojë çuan në persekutim individë dhe familje. Të thëna me gjysmë zëri apo të pëshpëritura nën zë tri fjalë jo pretencioze si “nuk ka djathë”, u shndërruan në agjitacion dhe propagandë. Ose përpjekje për përmbysje të pushtetit popullor. (Revolucioni i djathit nuk ndodhi kurrë, megjithatë). Duke ditur këto, është e panevojshme të përmendet se, në komunizëm nuk bëhej fjalë për zgjatime ‘elitiste’ të asaj që konsiderohet si e drejta e fjalës. Si p.sh: e drejta për të kërkuar informacion dhe ide; e drejta për të marrë informacion dhe ide; e drejta për të ndarë informacion dhe ide. Mos-o-Zot!

Liria e besimit/fesë. Nën shenjën e shembjes së idhujve dhe zhbërjes së zakoneve prapanike, Hoxha (çfarë mbiemri pastërisht fetar!) me shpurën e tij përgatitën në fakt zëvendësimin e idhujve duke lartësuar si idolë të rinj klasikët e marksizëm-leninizmit dhe instaluar kultin e Enver Hoxhës. Sa i takon zakoneve prapanike, bestytnitë dhe agnosticizmat u zhvendosën më thellë nën nënndërgjegje për t’ia lënë vendin ‘besimit të patundur te shoku Enver dhe Partia.” Betimit “për ideal të Partisë” etj., etj. Kishat e xhamitë u rrafshuan ose u kthyen në magazina e vatra/shtëpi kulture, në të cilat nëpërmjet një procesi të kopjuar nga sovjetikët e kinezët synohej krijimi ‘i njeriut të ri shqiptar’. Lufta ndaj fesë nuk bëhej për të iluminuar popullin se sa për të hequr qafe një kundërshtar potencial, etika dhe morali i të cilit do të binin ndesh me dogmën komuniste.

Liria e lëvizjes. Dara e rrethimit komunist mbi individin shqiptar ka qenë e dyfishtë dhe e pamëshirshme, sa i takon lëvizjes së lirë. Shqiptari nuk mundej as të udhëtonte jashtë vendit të vet për qëllime turistike apo të tjera, por as edhe të lëvizte brenda Shqipërisë për të ndërruar qytet, klimë, mjedis. Lëvizjet jashtë shtetit ishin vetëm për një grusht të besuarish të partisë dhe aparatçikësh, ndërsa ato nga një qytet apo rreth në tjetrin bëheshin vetëm me planifikim dhe urdhër shtetëror dhe leje të posaçme. Vetëm shteti dhe partia e kishin të drejtën për të zhvendosur dikë dikund dhe askush nuk mund të ndërronte vend apo t’i shpëtonte monitorimit permanent të autoriteteve. Autorizimi dhe pasaportizimi ishin dy pengesat çiklopike për të dalë nga shpella e errët e izolimit komunist. Ata që donin t’i shpëtonin kësaj dare duke u arratisur, rrallë ia dilnin dhe shpesh mbeteshin në klonin e kufirit me një qëndismë plumbash në shpinë ose kapeshin dhe fundoseshin në burgje.

Liria e pronës. Shpronësimi, i bërë jo me anë reformash të rregullta por grabitjeje dhe dhune, qiti krye shumë shpejt, madje që gjatë luftës ndër formacionet komuniste. Në fillim u ofruan kambiale për mallrat që u merreshin fshatarëve apo tregtarëve të qytetit, ndërsa pas ‘zbritjes nga mali’, takti dhe procedura e fillimit ia la vendin metodave bolshevike të shpronësimit dhe linçimit të pasanikëve. Tregtarët dhe të kamurit shiheshin si grabitës të pasurive të popullit dhe në këmbim ata merrnin grabitje nga ata që shpalleshin bij të popullit dhe flisnin në emër të tij. Familje qytetase u nxorën nga shtëpitë për t’ua kaluar mbështetësve të luftës, por më shumë krerëve të klanit të ri udhëheqës që po merrte në dorë vendin. Në fshatra lindi klasa e re e kulakëve, një damkë pesha e së cilës kishte stigmën e yllit të Davidit në veshjet e popullit hebre në një pjesë të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Liria për t’u mbrojtur (avokatia). E drejta apo liria për një gjyq të ndershëm dhe të paanshëm, për një avokat mbrojtës, për një formulim të mbrojtjes përballë akuzës së shtetit, ra në honin e juridiksioni të shtetit komunist. Sistemi i sotëm i drejtësisë merr edhe kritikat më të mëdha si i korruptuar, por imagjinoni për një çast korruptimin, jo të drejtësisë por të së mundurës. Shndërrimin e saj në të pamundur. Heqja e institucionit të avokatit ishte atentati më i madh ndaj drejtësisë. Afërmendsh, në një sistem ku mungon e drejta e fjalës, e drejta e një avokati mbrojtës duket një paradoks. Nëse drejtësia e sotme ngjan me një labirint të pafund, shiheni drejtësinë e dikurshme si hon. Ti je që në fillim në fund, në greminë dhe për të të nxjerrë prej andej nuk ka as mjete dhe as shpresë. Shteti komunist ngazëllehej nga jehona e zërave që vinin nga honi por nuk i honepste.

Liria e votës. Ç’do të thoshte të votoje në kohën e Hoxhës. Të ngriheshe herët, sa më herët, për të treguar përkushtimin, dhe të votoje një listë emrash pa rivalë, pra njerëz të caktuar nga Partia dhe organet e saj pa patur mundësi zgjedhjeje. Është sikur sot në fletën e votimit të të duhet të votosh vetëm për kandidatë të Partisë Socialiste. Domethënë, një garë e pagarë. Pjesëmarrja në votime shpallej në edicionet e lajmeve me anë të shifrës triumfaliste e sterile 99.99 për qind. E kish qëllimin e saj edhe kjo: Partia kish arritur pothuajse në perfeksion me zhbërjen e armikut të popullit, por prapë dikush, diku, gjendej në pritë për ta bërë dëmin. Vigjilenca duhej mbajtur lart. Shkurt, në komunizëm nuk votohej, nuk zgjidhej, thjesht konfirmohej zgjedha e partisë shtet.

Liria e privacisë. Shteti ishte kudo me ty: në punë, në rrugë, në kafene, deri në shtëpi. Sigurimi e kish ngritur rrjetin e spiunëve për ta zhveshur jetën e individit nga çdo intimitet. Ai/ajo me të cilën ndaje një psherëtimë dhe shtendosje intime, mund të përgatiste ofshamën e fundit dhe fatin tënd të keq duke raportuar për ‘jopartishmërinë e aktit tënd seksual’. Survejimi i vëllait të madh, shtetit, syri i të cilit shihte nëpër çdo vrimë çelësi, e depersonalizoi njeriun shqiptar. Frika e spiunimit dënoi me heshtje dhe mosbesim një popull vibrant si shqiptari që i pëlqen t’i shfaqë opinionet me të madh; ia ka ënda ta qesë në publik atë që ka në zemër; ta shijojë ngjyrën dhe formën e batutës dhe mendimit të vet. Nën regjimin e Enver Hoxhës kush fliste dënohej me burg; kush nuk fliste, dmth shumica, dënoheshin me paranojë.

Ps :

14-C0-D4-C4-2398-4-CC0-80-FD-8-FE74-CE14021.png
P

8612-F1-A6-26-E6-4067-A63-C-76779-F6-BF7-A4.png
 
Lind pytja ...
Sa liri ka dhe sa rehat ndihet nje antar ne forum ?
 
Nuk pranoni ndryshe ju !!!

Mos gjete gje vetveten tek ai shkrimi qe solla une .. kot per kuriozitet ?
Çpun kam un tek ajo "ju" ?
Qe t shuaj kureshtje ...
Nuk esht se e kam gjet vet aq shum sa u pershkruajt po me pelqen tmos ndihet anjeri brenda kornizes ...
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.