Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shoqe për kokë apo sa për sy e faqe, zbuloni ç’tregon shenja e HOROSKOPIT për ato që quani mike

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Pas marrëdhënieve dashurore, karrierës, rolit si prind duket se horoskopi ka ndikim edhe tek marrëdhënia që krijoni me miqtë. Pak rëndësi ka nëse jeni fanatikë të miqësive të vjetra si vera apo të hapur për t’u dhënë mundësi shoqërive të reja, shpeshherë janë yjet ato që përcaktojnë karakteristikat tuaja si shoqe.

1. Dashi: Një shoqe Dash është natyrë shumë sociale dhe gjithmonë e gatshme për t’ju ofruar mbështetjen e saj kur keni nevojë.

2. Demi: Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike dhe të palëkundura të zodiakut. Nuk do të tradhtonin kurrë besimin tuaj, qoftë edhe në sprovat më të vështir.

3. Binjakët: Binjakët kanë një rreth të gjere miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.

4. Gaforrja: Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta.

5. Luani: Luani mund të konsiderohet si mbreti ose mbretëresha e dramës, por kur bëhet fjalë për raportet shoqërore është miku/mikesha që çdokush do të donte të kishte.

6. Virgjëresha: Nëse keni ndërmend të lidhni miqësi me një Virgjëreshë, duhet të përballeni me shenjën më perfeksioniste dhe kokëfortë të horoskopit. Por, pavarësisht kësaj ajo është shoqja e vërtetë, e sinqertë dhe që nuk i përlqen të manipulojë situatat në favorin e saj.

7. Peshorja: Një shoqe Peshore është e matur, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë me mend në kokë.

8. Akrepi: Edhe pse Akrepët mund të duken disi të egër dhe seriozë në pamje të parë, janë miq mjaft besnikë. Janë shumë selektive kur bëhet fjalë për miqësitë e reja, ndoshta edhe për shkak të natyrës së tyre idealiste.

9. Shigjetari: Shigjetari është një shenjë aventuriere dhe e dashuruar pas lirisë, dy karakteristika që i kërkojnë medoemos edhe tek miqtë.

10. Bricjapi: Jeni të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm me ata që i konsideroni miq. Thoni çdo gjë në sy prandaj shumë prej atyre që afrohen mbesin miq tuajit përgjithmonë.

11. Ujori: Fati është zemërgjerë me Ujorin pasi ka krah vetes miq të vërtetë që i ka përzemër. Herë pas here mund të ndodhë që të largoheni për pak kohë, por sa herë miqtë kanë nevojë për ndihme ju jeni të parët që ua ofroni.

12. Peshqit: Peshqit nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë miq, sidomos miq te afërt, por kur kjo ndodh u falin gjithë dashurinë dhe mirësinë që i karakterizon.
 
Binjakët: Binjakët kanë një rreth të gjere miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.
???
 
Kurse un jam Demi personalisht
Binjakët: Binjakët kanë një rreth të gjere miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.
???
Un jam Demi personalisht i takoj ksaj schenje
 
?
 
Atje ku duhet po ndaj nuk zem shoqeri kollaj :)


12. Peshqit: Peshqit nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë miq, sidomos miq te afërt, por kur kjo ndodh u falin gjithë dashurinë dhe mirësinë që i karakterizon.
 
4. Gaforrja: Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta.
Po kush na e din thuaj:):).
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.