• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shpërthen Xherdan Shaqiri: Do të shkoj në Beograd, nuk ia kam frikën askujt

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
4,598
Mosha
19
Pas disa shkrimeve të mediave serbe dhe deklaratave të ndryshme nga Serbia për atë se çfarë e priste futobllistin me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri në Beograd, ku skuadra e tij Liverpool do të ndeshet me Crvena Zvezdën, ndeshje e vlefshme për Grupit C në kuadër të Champins League, ka reaguar dhe ky i fundit.

“Nuk frikësohem aspak. I kam lexuar ato që janë shkruar, ama nuk ia kam frikën askujt!”, ka thënë Shaqiri.

Nuk dihet nëse Shaqiri do të luajë në atë ndeshje pasi trajneri Klopp e ka aktivizuar fare pak në lojë.

Megjithatë, ai thotë se është i kënaqur dhe se po punon mirë çdo ditë.

“Jam i lumtur kur shoh çfarë lojtarësh nuk ia dalin të futen as në stol. Duhet të punoj fort çdo ditë në stërvitje për ta treguar veten. Kam marrëdhënie të mira me trajnerin dhe gjithë të tjerët”, tha Shaqiri.

Drejtori i përgjithshëm i Zvezdës, Zvezdan Terzic, kishte deklaruar më parë se Shaqirin e pret një natë e vështirë dhe plot presion në Beograd.

Skuadra e Liverpool do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Serbisë më 6 nëntor.

The post Shpërthen Xherdan Shaqiri: Do të shkoj në Beograd, nuk ia kam frikën askujt appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top