Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shpërthim vdekjeprurës afër një xhamie në Kabul

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shpërthim vdekjeprurës afër një xhamie në Kabul​



Screenshot_9-1.jpg



Një shpërthim jashtë një xhamie në Kabul të Afganistanit ka shkaktuar viktima në mesin e civilëve afganë, tha një zyrtar taliban.

“Një shpërthim tronditës ndodhi në një tubim civilësh pranë hyrjes së Xhamisë Eidgah në Kabul këtë pasdite, për fat të keq duke lënë një numër civilësh të vdekur”, shkroi në Twitter, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.

Më herët ai kishte njoftuar përmes Twitterit se një ceremoni lutjeje do të mbahej për vdekjen e nënës së tij në atë xhami nga ora 2 deri në orën 5 pasdite më 3 tetor.

Kryesuesi i Departamentit të Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Brendshme të Qeverisë së udhëhequr nga talibanët, Sayed Khosty, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, dërguar përmes WhatsApp, se dy persona u vranë dhe dy u plagosën. Khosty tha se tre persona ishin arrestuar në lidhje me sulmin.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Disa shpërthime kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Afganistanit gjatë periudhës së fundit për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik i cili në Afganistan vepron si Shteti Islamik-Provinca Khorasan (IS-K).

Pak më shumë se një muaj qëkur rrëzuan nga pushteti Qeverinë e mbështetur nga Perëndimi në Kabul, sunduesit e rinj të Afganistanit, talibanët, tani po përballen me armikun e brendshëm, i cili po përdor shumë taktika të sulmeve të cilat i kanë praktikuar vetë talibanët.

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS) paraqet kërcënim serioz për Afganistanin.

Talibanët dhe militantët e IS-K janë rivalë dhe kanë luftuar mes vete edhe para se talibanët të merrnin kontrollin e Afganistanit në gusht, teksa trupat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën nga vendi.

Shumica e analistëve, si dhe Kombet e Bashkuara, vlerësojnë se IS-K ka më pak se 2,000 luftëtarë, krahasuar me 100,000 sa kanë në dispozicion talibanët.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.