Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shpërthimi masiv në Bejrut, mbi 100 viktima

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767

Pasojat e shpërthimit të së martës në kryeqytetin libanez janë katastrofike. Nuk ka mbetur ndërtesë pa u dëmtuar në qytetin prej 2 milionë banorësh, ku kanë shtëpitë rreth 1/3 e popullsisë së vendit. Më e rëndë situata duket pranë zonës së portit ku çdo gjë është shndërruar në rrënojë.

Pasojat janë të ngjashme me ato të bombës atomike që u hodh nga amerikanët në Hiroshima në 1945-ën, edhe pse fuqia e shpërthimit në Bejrut ishte 3 kiloton, sa 1/5 e asaj të Hiroshimës 15 kilotonëshe.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për shpërthimin e një magazine ku mbaheshin të sekuestruara prej 6 vitesh nga një anije 2700 tonë nitrat amoni, pleh kimik fertilizues me nivel të lartë azoti, që përdoret edhe për prodhimin e lëndëve eksplozive.

Bilanci i deritanishëm është mbi 100 të vdekur e rreth 4 mijë të plagosur. Shifrat pritet të rriten, teksa ekipet e emergjencave vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e trupave.

Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe 3 ditë zie kombëtare. Spitalet janë në kolaps, pasi e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e madh të të plagosurve. Ndërhyrjet në plagë kryen korridoreve.

Banorët e qytetit shprehen të shokuar për një ngjarje të tillë që banorët e këtij vendi nuk e kishin përjetuar kurrë në historinë e tyre.

“Toka u lëkund, menduam se ishte tërmet. Më pas na u shkatërruan dritaret. Ishte aq i fortë shpërthimi saqë u ndje fuqishëm edhe në këtë lagje periferike”.

Kjo ngjarje i ka shkaktuar vendit një dëm ekonomik prej 5 miliardë dollarësh duke e zhytur edhe më tej në krizën e rëndë ekonomike që e ka mbërthyer prej vitesh.

Tv Klan
 
Kur e pashe ne fillim mendova se viktimat do ishin me mijera e mijera. Per fat te mire eshte shume me pak nga sa mendova une.
Gjithsesi raste si keto me bejne te mendoj se sa te vegjel jemi, se sa pak mjafton per te na bere pluhur, mjafton nja gabim, nje pakujdesi....
U preheshin ne paqe viktimat, dhe Zoti u dhente force te afermve te tyre.
 
Pasojat e shpërthimit të së martës në kryeqytetin libanez janë katastrofike. Nuk ka mbetur ndërtesë pa u dëmtuar në qytetin prej 2 milionë banorësh, ku kanë shtëpitë rreth 1/3 e popullsisë së vendit. Më e rëndë situata duket pranë zonës së portit ku çdo gjë është shndërruar në rrënojë.

Pasojat janë të ngjashme me ato të bombës atomike që u hodh nga amerikanët në Hiroshima në 1945-ën, edhe pse fuqia e shpërthimit në Bejrut ishte 3 kiloton, sa 1/5 e asaj të Hiroshimës 15 kilotonëshe.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për shpërthimin e një magazine ku mbaheshin të sekuestruara prej 6 vitesh nga një anije 2700 tonë nitrat amoni, pleh kimik fertilizues me nivel të lartë azoti, që përdoret edhe për prodhimin e lëndëve eksplozive.

Bilanci i deritanishëm është mbi 100 të vdekur e rreth 4 mijë të plagosur. Shifrat pritet të rriten, teksa ekipet e emergjencave vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e trupave.

Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe 3 ditë zie kombëtare. Spitalet janë në kolaps, pasi e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e madh të të plagosurve. Ndërhyrjet në plagë kryen korridoreve.

Banorët e qytetit shprehen të shokuar për një ngjarje të tillë që banorët e këtij vendi nuk e kishin përjetuar kurrë në historinë e tyre.

“Toka u lëkund, menduam se ishte tërmet. Më pas na u shkatërruan dritaret. Ishte aq i fortë shpërthimi saqë u ndje fuqishëm edhe në këtë lagje periferike”.

Kjo ngjarje i ka shkaktuar vendit një dëm ekonomik prej 5 miliardë dollarësh duke e zhytur edhe më tej në krizën e rëndë ekonomike që e ka mbërthyer prej vitesh.

Tv Klan
Edhe me ktë kuptojm se sa të vegjël jemi dhe sa tē pafuqishëm ??
 
Kur shpërthimin kishte perfshirë Portin e Bejrutit ? në Spitalin afër lindi foshnja e quajtur Nabil.
Nën dridhjet e tmerrshme dhe rrënimit të përgjithshëm e dritaret e shkatërruara që mbulonin trupin e nënës e godisnin mjekun,ishte zëri i foshnjes Nabil që vazhdoi të dëgjohej edhe kur vdekja e tmerri kishte kapluar çdo gjë.
Një mjek hero që nuk u zbrapse por mbaroi lindjen dhe mori në duart e tij foshnjën për ta qetësuar edhe pse nga plagët e tij kullonte gjak.
Ky është mjeku hero që kërkohet në ditët tona,kjo është foshnje e shpresës,pas vështirësise vjen lehtësimi.
E huazuar
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.