• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Shprehje te ndryshme nga Librat.

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#1
Një motër nuk e zgjedh. Dhe pse zihesh e di që ajo do jetë për ty në çdo moment, çdo gjë që të ndodhë. Ruaje si një perlë të çmuar sepse nuk do ta kthejë kurrë shpinën. Do kesh gjithmonë një sup të sigurtë ku të mbështetesh kur të jesh duke rënë. Ajo i njeh gjithë gabimet që ke bërë, ruan çdo sekret me kujdes, njeh familjen tënde pak ''speciale'' me të gjitha gëzimet e dhimbjet e kaluara. Pra është një dhuratë e Zotit, që çdo ditë do ti japë ngjyrë jetës tënde. Duaje sepse nuk do të braktisë kurrë e do jetë gjithmonë pjesë jotja!
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#2
E pastaj c'fare? Pasi ajo e ndjeu se ai ende po e veshtronte, por veshtrimi i tij kish ndryshuar. Ai donte dicka - donte ate qe ajo gjithmone e kish pasur te veshtire t'ja jepte; donte qe ti thoshte se ajo e dashuronte. Dhe kete, jo!, ajo s'mund ta bente dot. Ai e kishte me te lehte te fliste. Ai mund te thoshte gjera - ajo kurre s'mundej....Nje grua e pashpirt,- ai e quante - ajo kurre nuk i kishte thene se e dashuronte. Por s'ish keshtu, s'ish keshtu. Ishte qe, ajo kurre s'mund ta thoshte ate qe ndjente....Duke u ngritur, ajo qendroi prane dritares pasi donte ti shmangej veshtrimit te tij, dhe pasi ju kujtua se sa i bukur eshte - deti naten! Por ajo e dinte se ai kish kthyer koken dhe po e veshtronte. Ajo e dinte se ai po mendonte Je me e bukur se kurre! dhe ajo e ndjeu veten shume te bukur. A do te me thuash, te pakten nje here te vetme, se me dashuron? Ai po mendonte kete...por ajo s'mund ta bente dot; ajo s'mund ta thoshte. Atehere, duke ditur qe ai po e shikonte, ne vend qe te thoshte dicka ajo u kthye nga ai...e veshtroi ne sy. E ndersa po e veshtronte filloi te buzeqeshe, dhe megjithese ajo s'kish thene asnje fjale, ai e dinte, sigurisht qe ai e dinte, se ajo e dashuronte. Ai s'mund ta mohonte dot. Duke buzeqeshur, ajo veshtroi pertej dritares dhe tha - (duke menduar me vete, asgje ne bote nuk mund ta zevendesonte kete lumturi) - "Po, kishe te drejte. Do te bjere shi neser. Ti s'mund te shkosh." dhe e veshtroi duke buzeqeshur, pasi ajo kish triumfuar perseri. Ajo nuk e kishte thene, e perseri ai e dinte.

Virginia Woolf - To the Lighthouse
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#3
"Me ler te vij me ty", ajo ju lut, poshte e me poshte prane tij pasi ai ishte duke u rrezuar perjetesisht. "Ashtu qofte", tha ai. Floket e tij, qe ishin zjarr, u drodhen nga era e rrezimit....

Nga "s'te premtova kurre nje kopsht me trendafila" "i never promised you a rose garden" Joanne Greenberg.
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#4
E mbase ndonje mbremje, gjate pranveres se ardhshme te mallengjyer nga nje rreze e henes qe ndrin mbi bar, ne kembet e tyre, duke shkare ne deget e pemes do t'i shtrengojne doren njeri - tjetrit per kujtimin e tere kesaj dhimbjeje te heshtur e pa sherim; e mbase ky shtrengim i shpejte i duarve do te bej qe damaret e tyre t'i pershkoj pak ajo drithme qe s'do ta kishin provuar fare, dhe do t'ju jap ketyre te ringjallurve, per nje sekond, ndjesine e vetetimte dhe hyjnore te asaj dehjeje, te asaj marrosjeje qe, me nje te dredhur u fal dashnoreve me shume lumturi nga c'mund te kene njerezit e tjere tere jetes se tyre!

"Tregime e novela" te Gi De Mopasanit
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#5
" Njerezit duhen te shikohen nga lart. Njerezit kujdesen per dukjen e perparme te fytyres, nganjehere edhe per te mbrapmen, por te gjitha efektet e tyre jane te llogaritura per shikues nje meter e shtatedhjete centimetra.Njerezit nuk dijne te luftojne kunder armikut me te madh te njerezimit: perspektives se shikimit nga lart. "

"Lavirja e denje per respekt"
Zhan Pol Sartri
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#6
E shkuara, mendoi, nuk ishte ndryshuar, por shkatërruar. Si mund të vërtetoje edhe gjërat më të dukshme kur nuk kishe dëshmi tjetër veç kujtimeve të tua? .... Për shembull, nuk ishte e vërtetë, siç pretendohej në librat e historisë se gjoja aeroplanin e kishte shpikur Partia. Aeroplanët ai i mbante mend qysh prej fëmijërisë më të hershme. Por nuk e vërtetoje dot. Mungonin faktet. Vetëm një herë në jetë i ndodhi të shtinte në dorë një dokument të pakundërshtueshëm për falsifikimin e fakteve historike dhe në atë rast....

George Orwell - 1984
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#7
I pa turp jam

S'i kam dashur kurrë gjërat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pirë;
Ka gjëra lakuriqe që s'janë të turpshme,
Siç ka dhe gjëra të ç'ndershme të veshura mirë.

Ja, e vërteta rri lakuriqe ngaherë,
Ja, dhe gënjeshtra me petka rri veshur!
Më thoni: cila ka turpin dhe cila ka nderë?
Kjo që ju thashë s'ka gjë për të qeshur!

| Dritëro Agolli |
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#8
E kisha përgatitur mendjen time se do ta gjeja dikë që do të më dashurojë pa kushte, 365 ditë brenda një viti. Isha ende në shkollën fillore – në klasën e gjashtë ose të shtatë – por e kisha përgatitur mendjen time ashtu.

Haruki Murakami - Pylli norvegjez
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#9
Se edhe kur më sajdisin, edhe kur tregohen dashamirë nuk e di pse nuk e ndiej veten mirë, gëzohem kur më jepet rasti të largohem.

Fjodor Dostojevski - Idioti
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#10
Je i tmerrshëm Henri dhe, unë nuk e di pse të pëlqej kaq shumë.
- Ti gjithmonë do më pëlqesh mua Dorian... Po Dorian, ti gjithmonë do jesh i dhënë pas meje. Unë përfaqësoj tek ti, të gjitha mëkatet që ty s'ta mban t'i bësh

Oscar Wilde - Portreti i Dorian Greit
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#11
Ai dinte dy përralla, ose më mirë të themi vetëm një përrallë, të cilën ia kishte treguar i gjyshi, kurse tjetra ishte vetë jeta e tij. Me kalimin e kohës, ai, mbeti edhe pa njërën edhe pa tjetrën.

Çingiz Ajtmatov - Anija e bardhë
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#12
O shokë, ç'u prish dynjaja,
Si për burra dhe për gra.
Tani shitet sevdaja,
Mjerë ai që s’ka para.

Ndëgjoni, more të ri,
Ndëgjoni dhe ju të ra:
Duani atë që di,
Jo atë që ka para.

| Çajupi |

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#13
-“Pse duhet ta dëgjojmë zemrën?”, pyeti djali atë ditë, ndërsa po ngrinin çadrën.

– “Sepse ku ke zemrën, ke dhe thesarin tënd”.

Alkimisti. Paulo Coelho
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#14
Tek e ëma s'vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s'vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s'lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë...

Dritero Agolli
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#15
Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.

VICTOR HUGO
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#16
Jemi te gjithe viktima te nje enderre. Ajo qe e quajme dashuri, nuk eshte vecse nje emer tjeter per deshiren. Eshte nje shtytje e fuqishme e natyres, jo ze i brenshem i shpirtit.
Sot po pime caj ne kete ode dhe duhemi;neser...kushedi ku dhe me do te jemi?

(marre nga Dr Gjilpera, Faik Konica)
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#17
Ate mbremje nena nuk e ndezi soben, nuk beri gjelle, as piu çaj, vetem naten vone hengri nje kothere buke. Dhe kur ra te flinte; e ndjeu se kurre ndonjehere gjer ate dite jeta nuk i ishte dukur aq e zhveshur, aq e hidhur, aq e mjere. Keto vitet e fundit ajo ishte mesuar te rronte duke pritur dicka me rendesi, dicka te kendshme qe duhej te vinte. Rreth e rrotull saj sillej rinia e gjalle dhe e gezuar dhe gjithmone perpara saj kishte fytyren serioze te djalit, krijuesit dhe udheheqesit te kesaj jete te embel, ndonese plot me shqetesime.
Dhe ja, tani Pavlin e moren dhe s'mbeti asgje.

Maksim Gorki
 
Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,617
Likes
4,707
Location
Prague
#18
Ata që duhen e torturojnë njëri-tjetrin. Ka periudha që nuk grindemi fare. Atëhere më pushton një trishtim, pasi më duket sikur nuk e dua më. Kur filloj "të grindem" qetësohem dhe them me vete "E dua!". Doemos, unë nuk them që jeta të kalojë në grindje, vetëm se pa çaste zënkash, s`ka dashuri ...

Dritero Agolli
 
Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
749
Likes
1,892
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#19
Përsëri jam këtu , këtu ku nisi diçka që nuk pritej të përfundonte...! Jam unë , me vetveten time të dikurshëm , në këto rrugë të vjetra , në këto vende të vjetra me ato kujtime të vjetra...nostalgjie...!!
Të dhëmbin për dreq , aq sa nuk e përshkruan dot me fjalë por pa dhimbje nuk ka fitues , ja dole një herë , ja dole dy herë...tashmë ja del edhe për të tretën herë...!
 
Soul

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
994
Likes
1,965
#20
"TË UROJ"