Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Paragrafe nga librat..

Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.

VICTOR HUGO
 
Jemi te gjithe viktima te nje enderre. Ajo qe e quajme dashuri, nuk eshte vecse nje emer tjeter per deshiren. Eshte nje shtytje e fuqishme e natyres, jo ze i brenshem i shpirtit.
Sot po pime caj ne kete ode dhe duhemi;neser...kushedi ku dhe me do te jemi?

(marre nga Dr Gjilpera, Faik Konica)
 
Ate mbremje nena nuk e ndezi soben, nuk beri gjelle, as piu çaj, vetem naten vone hengri nje kothere buke. Dhe kur ra te flinte; e ndjeu se kurre ndonjehere gjer ate dite jeta nuk i ishte dukur aq e zhveshur, aq e hidhur, aq e mjere. Keto vitet e fundit ajo ishte mesuar te rronte duke pritur dicka me rendesi, dicka te kendshme qe duhej te vinte. Rreth e rrotull saj sillej rinia e gjalle dhe e gezuar dhe gjithmone perpara saj kishte fytyren serioze te djalit, krijuesit dhe udheheqesit te kesaj jete te embel, ndonese plot me shqetesime.
Dhe ja, tani Pavlin e moren dhe s'mbeti asgje.

Maksim Gorki
 
Ata që duhen e torturojnë njëri-tjetrin. Ka periudha që nuk grindemi fare. Atëhere më pushton një trishtim, pasi më duket sikur nuk e dua më. Kur filloj "të grindem" qetësohem dhe them me vete "E dua!". Doemos, unë nuk them që jeta të kalojë në grindje, vetëm se pa çaste zënkash, s`ka dashuri ...

Dritero Agolli
 
Përsëri jam këtu , këtu ku nisi diçka që nuk pritej të përfundonte...! Jam unë , me vetveten time të dikurshëm , në këto rrugë të vjetra , në këto vende të vjetra me ato kujtime të vjetra...nostalgjie...!!
Të dhëmbin për dreq , aq sa nuk e përshkruan dot me fjalë por pa dhimbje nuk ka fitues , ja dole një herë , ja dole dy herë...tashmë ja del edhe për të tretën herë...!
 
"TË UROJ"

VICTOR HUGO

Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.
 
Zhurme E Shiut
Zhurme e shiut ne pullaze
Vjeshtes s’ka te sosur;
Si mendim i dashurise
Kur te ka brengosur.

Shiu vec te ve ne gjume
Ererat kur fryjne…
Po mendim i dashurise
s’te le te mbyllsh syte.
- poezi nga Ismail Kadare
 
Je i tmerrshëm Henri dhe, unë nuk e di pse të pëlqej kaq shumë.
- Ti gjithmonë do më pëlqesh mua Dorian... Po Dorian, ti gjithmonë do jesh i dhënë pas meje. Unë përfaqësoj tek ti, të gjitha mëkatet që ty s'ta mban t'i bësh

Oscar Wilde - Portreti i Dorian Greit
Pasionet e tij në një lëndë vdekatare që ngjizej me helmin dhe paragjykimin, perceptimet e shoqërisë së athershme viktoriane.

Per Wilde

Thene nga Albert Vataj.
 
Ata që duhen e torturojnë njëri-tjetrin. Ka periudha që nuk grindemi fare. Atëhere më pushton një trishtim, pasi më duket sikur nuk e dua më. Kur filloj "të grindem" qetësohem dhe them me vete "E dua!". Doemos, unë nuk them që jeta të kalojë në grindje, vetëm se pa çaste zënkash, s`ka dashuri ...

Dritero Agolli
Sa e vërtetë kjo?
 
Pastaj, përnjëherësh, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mishrat e fytyrës filluan t’i treten. Kockat i kishte tani të holla si krahë fëmije, brinjët i dalloheshin nën lëkurë dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje atë trupth të ligur. Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte çdo orë.
Një pasdreke, temperatura i zbriti çuditërisht shpejt. Pati u zgjua dhe më soditi për një kohë të gjatë.
– Ma jep pak pasqyrën? – përshpëriti pastaj.
– Ç’e do pasqyrën? – e pyeta unë. – Qetësohu pakëz! Më duket se e hodhe tani, Pat. S’ke më ethe.
-Jo, – murmuriti ajo me atë zë të thërrmuar e të drobitur – ma jep pasqyrën!
Une i rashë qark krevatit, mora pasqyrën dhe e lëshova nga dora. Ajo u thye.
– Më fal! -i thashe. – Sa tera, që jam! Edhe një copë pasqyre më vete e më shpëton nga dora e më bëhet copë e cikë!
– Në çanten time kam edhe një tjetër, Robi.
Ishte nje pasqyrë e vogël prej nikeli të kromuar. E fshiva me pëllëmbën e dorës, që të ndotej pak dhe ia dhashë. Ajo e pastroi me zor dhe u pa në të me vëmendje.
– Ti duhet të nisesh, i dashur! – pëshpëriti pastaj.
-Po pse? S’më dashke më?
-Ti s’duhet të më shohësh më. Kjo këtu s’jam unë.
Ia hoqa pasqyrën nga dora.
– Këto sende metalike nuk vlejnë asnjë grosh, Pat. Pa shiko, si më nxjerr mua! Të zbehtë e të hequr. Pse, kështu qenkam unë? Unë jam i zeshkët dhe i fuqishëm. Tërë bridhe-bridhe është kjo dreq pasqyre!
– Dua që të të mbetem ndryshe në kujtesë, – murmuriti ajo. – Nisu, i dashur! Më lër të mbaroj punë vetë!



1-2-

3 Shoket! :)
 
“Një nga kushtet kryesore për të qenë i lumtur është që lidhja mes njeriut dhe natyrës të mos ndërpritet”. Lev Tolstoi.

“Unë jam jashtëzakonisht e babëzitur; dua çdo gjë nga jeta. Dua të jem grua dhe të jem burrë, të kem shumë miq dhe të kem vetmi, të punoj shumë dhe të shkruaj libra të mirë, të udhëtoj dhe të shijoj veten, të jem egoist dhe aspak egoist… E shikon, është e vështirë të kesh gjithçka që dëshiron. Dhe pastaj, kur nuk ia dal, çmendem nga zemërimi.” Simone de Beauvoir

“Dashuria është një shembull i gjallë i asaj se sa pak rëndësi ka realiteti për ne.”
Marcel Proust, Në Kërkim të Kohës së Humbur
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
...sikur te isha djale, do t'i tregoja Botes mbare ,se dora qe perkund djepin ,eshte dora qe perkund fatin e njerezise, pooor mjerisht jam vajze dhe si e tille ,s'mundem me e nxjerre zanin...
 
Pastaj,pernjeheresh,gjithcka ndodhi shume shpejt.Mishrat e fetyres filluan t’i treten.Kockat i kishte tani te holla si krahe femije,brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur.Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke,temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.

  • Ma jep pak pasqyren? ---pershperiti pastaj.
  • C’e do pasqyren? --- e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani,Pat. S’ke me ethe.
-Jo,----murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur--ma jep pasqyren!

Une i rashe qark krevatit,mora pasqyren dhe e leshova nga dora.Ajo u thye.
  • Me fal!---i thashe.---Sa ter,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
  • Ne canten time kam edhe nje tjeter,Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar.E fshiva me pellemben e dores,qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
- Ti duhet te nisesh i dashur!--peshperiti pastaj.
-Po pse? S’me dashke me?!
-Ti s’duhet te me shohesh me.Kjo ketu s’jam une.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
-Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh,Pat.Pa shiko ,si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr.Pse,keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem.Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
-Dua ,qe te te mbetem ndryshe ne kujtese ,--murmuriti ajo.--Nisu,i dashur!Me ler te mbaroj pune vehte!
Une e qetesova.Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj.Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur,buzeve te plasura,gropezave te nxira posht syve.
-Vehtem pak,i dashur,---tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz.--Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
-Ti mund te besh c’te duash,---i thashe,---por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur,qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes.Pas pak ajo filloi te shqetesohej.
-Cfare ke Pat ?--e pyeta.
-Troket aq fort,--peshperiti ajo.
---Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
-Bubullon...
Une e hoqa nga oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
-Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
-Ja,tani nuk trohet me!Tani koha eshte ndalur ne vend.E kemi shqyer ne mes.Vetem ne te dy kemi mbetur ketu,vetem ne te dy,ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
-I dashur ...--peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim.Vinte qe nga larg ,kalonte permes meje dhe tretej diku.
-Trimeresha ime,--murmuria une,---Trimeresha ime e shtrenjte ,e dashur...

Ajo vdiq ne oren e fundit,te nates,perpara se te agonte.Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar,por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane.Dikur foli dikush:
-Vdiq...
-JO!--bertita une.---Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...
Drite. Drite verbuese,e padurueshme.Njerez.Mjeku.Une hapa ngadale doren time.Dora e Patit u leshua pertoke.Tipare te shfytyruara nga nakthi.Sy te ngrire e te munduar.Floke geshtenje e te mendafshte.
-Pat,---thashe une.---Pat!
Dhe,per here te pare ,ajo nuk me dha pergjigje...

- Dua te rri vehtem--thashe une.
-Te mos e...?---pyeti dikush.
-Jo,---thashe une,---Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pastaj gjakun.Isha si cope dru.Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej.E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje.Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur.Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
E pashe se si i nderroi fetyra.S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur,ashtu krejt bosh,dhe ta sodisja...
Pastaj erdhi mengjesi!---dhe ajo nuk ishte me...

...ah!

Kur ta mbaroj do u'a sjell me foto paragrafin e sjelle ketu nga copy paste. :)

Jam akoma te shishja e rumit.
Eh Patris Holman e gjore! Remarku i madh me "Tre shoket"!
 
Mos u mundo t’i mbushësh mëndjen askujt për asgjë,
sepse gjithkush në bindjet e veta është një perandor;
njeriu është i përbërë prej uji dhe egoizmi;
cdokush është i sigurtë në të drejtën e vet, edhe i vetëm qoftë kundër rrjedhës;
edhe botën e tërë kundra të ketë ….
Askush nuk e mirëpret kritikën, këshillën, shpjegimin për gabimet e veta.
Mos u mundo t’i mbushësh mëndjen askujt për asgjë,
Shpesh shpjegon më mirë duke heshtur;
ndonjëherë edhe duke munguar….
 
Ç'është jeta për ty? - e pyeta....
-Flluska sapuni, - mu përgjigj
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç'është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç'është me e kuptuar në botë?
-Vdekja.
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu.
-Po më e butë?
-Ajo që s'ka lindur.
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen.
-Ç'është budallallëku?
-Të duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je.
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen.
-Ç'është më e afërme?
-Vdekja!
-Po me e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta.
-Më e ëmbël?
-Hiçi.
-Ç'gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po me e rëndë?
-Fjala.
-Më e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb.
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur.
-Çfarë gjë ju duket me e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri.
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri...
-Po me e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore.
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses.
-Po i të vobektit?
-E ardhmja...
-Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti.
-Vdekja, -mu përgjigj serioz
-Po ç'përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime! - këto tha, dhe heshti...

Sterjo Spasse!....
 
"Nje dite jo shume te larget kam per ta bere nje selfie tek Big Ben e do e hudh ne instagram me #hashtag #meshpirtintim #livingmybritishdream"

Libri: "My British Dream" i autorit Çermalli, Fevzo Qerosi....:p
 
Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme. Hoxhe Ali Kraja!


Qeshë Milena me i gjysë gazit
Per këto makllada t' Knjazit,
E as s' i bahet, jo, me i ndie,
Perse dajn t' tana kllapi,
Qi i flet Knjazi, venë tue pi.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.