Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Paragrafe nga librat..

24 Mars i vitit 1911! Të shtatë Krajlat çue janë m’ kamë:
Kah ka ra, medet kjo gjamë?
N’ at Malci n’ at Rapshë të Hotit
Dedë Gjo’ Luli, burrë si motit,
Me i çetë Lekë, bisha shkorretit,
Ka nisë pushken m’ askjer t’ Mbretit!
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Kur qe shef logut tue ardhë
Nji si hije veshë në t’ bardhë,
Si nji vashë qi fat vè s’ parit,
Shterngue ijet me ‘i shogë arit,
Edhè zhdredhun flokët giate shtatit
Si ato rrezet krés s’ njaj shpatit
kur bân dielli per me lé
Neper brymë të nadjes s’ ré.
Ardhun shtatit si breshâna,
Si ajo vera e si ajo Zâna,
Bite shpatit tue flakue,
Dér qi vjen e zên mbî krue,
Vjen e zên fill nder ylbera
Qi ndermjet t’stomeve t’ blera
E per rreth t’ argjente t’ currilit
I trajtote rrezja e diellit.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Drita duel, dielli s’ ká lé,
Alí Pasha, ‘ i trim rrfé,
Heret sod na kênka çue,
Kênka veshë, kênka shterngue,
Paska mathë çizmet dér m’ giû,
Edhè u ulka ne katue,
Kû nisë gjokun me shílue,
I vên frênin prej florinit,
I vên shalen talatinit,
I a shterngon me tre kollana:
Hidhet gjoku porsi Zâna,
Porsi Zâna n’ mal t’ Tomorrit:
Edhe’ e zier te dera e oborrit!
Hej, moj Zanë, ty t’kjosha true,
Si s’po t’bjen nder mend per mue,
Punë të hershme me m’ kumtue,
Kangë e valle me m’ fillue: ✍ lexoni pak se u qelen syt
 
Se ky Hila, djalë shkodranë, Per lirí të ksajë Shqypnije:
Mbathë e dathë, ngranë e pa ngranë:
T' rítë e jeten bâ kishtë flije.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Kû jânë t’ bijt e Skanderbegut,
Kû jânë bijt e Dukagjinit
Shkjau s’ do t’ shklasë, jo, njatij bregut,der sa t’ rrjedhe vala e Drinit.
 
  • Dashuri
Reactions: Iva
Se ky Hila, djalë shkodranë, Per lirí të ksajë Shqypnije:
Mbathë e dathë, ngranë e pa ngranë:
T' rítë e jeten bâ kishtë flije.
Me kujtove vjershat dhe pjeset e letersise qe ishin ne gegerishte dhe me duhet ti lexoja shume here per ti kuptuar?
 
Me kujtove vjershat dhe pjeset e letersise qe ishin ne gegerishte dhe me duhet ti lexoja shume here per ti kuptuar?
Per fatin e kec 80% e shqiptarve nuk e kuptojn gegerishten
 
Atje lejnë, po, Toskë e Gegë. Si dy rreze n'flakë t'një dielli: Si dy rrufe që shkojnë tue djegë. Kur shkrep reja nalt prej qielli!
 
Vjen nji Omer e ‘i Hasan Haxhi:
Njani Isniq, tjetri Nokshiq:
Zot, n’ dorë t’ tyne kend mos piq,
Pse t’ a bâjn, besà per vigj.
 
Aj âsht, Zânë njaj Kapitani, Kapitani prej Mirditet,
Per të cilin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet,
zi edhè bardh per tê shartohet.
 
E mâ i keqi, ndêjë m'krye t' vendit, M' a bân gjygjin jashtë kuvendit; ✍ ju rujt zoti naten e mir.
 
  • Dashuri
Reactions: Iva
Nice !!

Por a mundesh ta besh .. fragmente te shkeputura nga libri qe Po lexoni per momentin ? ( dicka e tille ) se kshu I bien copy paste nga google pra e permbledh edhe k’te .

Ose lere k’te e hap nje teme te tille .
 
PËRGJIGJU
Kur fillova nga pak të vdisja
mbaj mend, ka qenë e enjte
Vetëm ty pranë të kisha
rrije në këmbë dhe heshtje.


Në sytë e tu binte borë,
në fytyrë të fryu Veriu,
Unë te brinjët vura dorën
ndieva zemrën që mërdhiu.


Mbaj mend si e hape derën
si e tërhoqe pas dhe ike,
Në palcë të ëndrrës ndieva therrje
që më vonë m’u bë kronike.


~ Ndoc Gjetja ~
 
NJË PYETJE QË DUHET BËRË PATJETËR


Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
Shkoi edhe një ditë; unë pyes vetveten:
“ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”

Një ditë shkoi. Pas saj vjen tjetra,
ti mbjell një pemë, një gur ti vë;
Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
dhe pema pyll i madh u bë!

Koha vrapon. Vrapon si lumë;
nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bëj unë:
“Ditës ç’i dhe e çfarë të dha ?


~ Xhevahir Spahiu ~


Xhevahir e kaluar xhevahirit. :)
 
“Asnjë kafshë nuk ka më shumë liri se sa macja, por gjithsesi macja e mbulon jashtëqitjen e vet. Macja është anarkisti më i mirë”.
"Ernest Hemingway.Për kë bie këmbana"
 
“...Unë dija çdo gjë tënden, ta njihja çdo zakon, çdo kravatë, çdo kostum tëndin: shpejt nisa t´i njoh e t´i dalloj edhe miqtë e tu, duke i ndarë në të tillë që më pëlqenin dhe në të tillë që s´i shihja dot me sy: që nga mosha trembëdhjetë vjeç e gjer në gjashtëmbëdhjetë vjeç kam jetuar çdo ditë me përfytyrimin tënd. Ah, ç´marrëzira nuk kam bërë! E puthja dorezën e derës, të cilën e kish prekur dora jote, një herë mora fshehurazi një bisht cigareje që ti e kishe hedhur përpara se të hyje në dhomë, dhe ky ishte i shenjtë për mua, sepse e kishin prekur buzët e tua!
Qindra herë natën, duke gjetur ndonjë shkak , sulesha në rrugë për të parë se në cilën dhomë tënden ishte ndezur drita, kështu që mund të ndjeja më me siguri praninë tënde të padukshme. Dhe ato javë, kur ti ndodheshe në udhëtim- gjithmone më ndalonte zemra nga frika – ato javë jeta ime ish e vdekur e pa kuptim. Buzëvarur, e pezmatuar dhe gjithë inat bridhja poshtë e përpjetë dhe gjithmonë duhej të kisha mendjen që nëna të mos ma lexonte dëshperimin në sytë e mi të skuqur nga lotët…"(Letra e një të panjohure- Cvajg)
 
“...Unë vetë kisha qenë shpesh në rrezik dhe nuk mund ta harroja menjëherë sapo kishte kaluar; tani doja vetëm një gjë në atë dhomë me parfumin dhe rrobat e Helenës, me shtratin e me mugëtirën: ta zoteroja me gjithçka që kisha, me gjithçka që isha i aftë, dhe e vetmja gjë që më lëndonte dhe ma cingëriste vuajtjen e heshtur të humbjes, ishte paaftësia për ta zotëruar më shumë e më thellë nga ç’jepte mundësi natyra.
Doja të shpalosesha si një mbulesë sipër saj, doja të kisha një mijë duar e një mijë gojë, të isha një formë konkave e përsosur e saj, për ta ndier kudo, pa ndonjë zbrazëtirë ndërmjet, të ngjitur mish me mish, e prapësëprapë me dhimbjen e lashtë e të përhershme se njeriu mund të ngjitet mish me mish e jo gjak me gjak, se vetëm mund të rrijë pranë atij që do, pa mundur të shkrihet e të bëhet një me të...”
Erih Maria Remark
 
“...Në Paris, kur të shohin se je gati për të hipur në kalë, njëri të ngre nga cepi i xhaketës, ndërsa tjetri pret nën barkun e kalit që të biesh e të thyesh kokën; një i tretë i heq patkojtë kalit, kurse i katërti do t’ju heqë kamzhikun. Më i ndershmi është ai që afrohet me armë në dorë për të të qëlluar mu në kraharor.
Ju keni talent biri im dhe shpejt do ta kuptoni çfarë lufte të tmerrshme e të pandashme bën mediokriteti me ata që ia kalojnë. Nëqoftëse në darkë do të humbisni 25 luidorë, të nesërmen do t’ju akuzojnë për kumarxhi, kurse miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të thonë se keni humbur 25 mijë franga.
Po t’ju dhembë ca koka do të thonë se keni filluar të çmendeni. Po t’ju shpëtojë ndonjë fjalë e ashpër, aty për aty do të thonë se je njeri me të cilin s’bën dot askush. Nëqoftëse gjatë luftës me këtë ushtri pigmejsh do të tregoheni i fuqishëm e i vendosur, miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të ulërijnë se ju nuk duroni askënd pranë vetes, se doni të sundoni, të urdhëroni të tjerët.
Me një fjalë, të gjitha vlerat e tua kthehen në të meta, në vese, kurse bamiresitë e tua në krime.
Po u penguat, do të thonë “ra”. Nëqoftëse shpikni diçka dhe përpiqeni të mbroni të drejtat tuaja, do t’ju dale nami si njeri tepër i pashkueshëm, gjithashtu edhe si një llogaritës dinak që nuk u lë shteg forcave të reja të ecin përpara.
Kështu, miku im, ju e dini se tek unë jeton një Deplen krejtësisht i ndryshëm nga Depleni për të cilin flasin aq keq..." (Fragment nga novela "Mesha e artistit"-Balzak)
 
“...E di, gratë ta kanë thënë ty shpesh këtë fjalë. Por të më besosh, askush s’të ka dashuruar me një besnikëri të tillë prej skllavi, më një vetmohim të tillë, si unë, duke mbetur përgjithmonë e jotja, sepse asgjë mbi dhe nuk i shëmbëllen dashurisë së fshehtë të një fëmije nga errësira, sepse ajo është kaq e dëshpëruar, kaq shërbyese, kaq e përulur, kaq pritëse dhe pasionante, siç nuk është kurrë dashuria e dëshiruar dhe pa vetëdije kërkuese e një gruaja të rritur. Vetëm çupkat e vetmuara mund ta ndryshojnë tërësisht pasionin e tyre, të tjerët u’a thonë ndjenjat e tyre shoqeve. Ato lozin më të si me një lodër, mburren me të siç mburren djemtë kur pinë cigaren e parë. Por unë, – unë s'kisha asnjë, që t'i besoja, askush nuk më mësonte dhe nuk më ruante, isha pa përvojë...". ("Letra e një të panjohure”-Cvajg)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.