Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shqipëria turistike në këndvështrimin e të huajve

E**A**

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 22, 2020
Mesazhe
553
Shqipëria gjithnjë e më shumë po vizitohet nga bloger të ndryshëm që eksplorojnë qytetet, fshatrat, natyrën, kulturën, gatimet, pijet, realitetin (çmimet, infrastrukturën), etj... dhe japin përshtypjet e tyre me videot në kanalet e tyre. Eshtë interesant këndvështrimi i tyre por edhe videot me vende që edhe ne që jetojmë prej vitesh këtu as i njoheim as nuk kemi qenë.

Sa nga ju kanë marë iniciativën për një udhëtim ekslporues në Shqipëri, dmth 3 sitë këtu dhe 3 ditë atje në vende që nuk kanë qenë më parë? Apo edhe thjesht me paketa turistike ditore apo 3 ditore që organizohen nga agjensi të ndryshme (mbaj mend para disa vitesh kam frekuentuar disa prej këtyre udhëtimeve nga këto ofertat ke websitet me kupona).

Mund të sillni ke kjo temë video të ndryshme interesante nga blogger të huaj apo edhe përshtypjet tuaja personale nga udhëtime eksploruese për vende ku është bërë diçka e re, e bukur, apo për vende që dihet pak.

1. Kjo video është shumë interesante, eksperienca e një amerikani që ka jetuar 1 vit në Shqipëri. Ka 4.18 k subscribers në kanalin e tij në YouTube dhe kjo video ka marë 37 k shikime.


Ka bërë edhe rreth 30 video të tjera interesante të cilat mund ti gjeni këtu: https://www.youtube.com/channel/UCVI7Jnh8ASQL6j6mS5K2gCQ/videos

2. Ky tjetri ishte para pak kohësh për një muaj në shqipëri, ka bërë rreth 20 video nga vende të ndryshme, ka 100+ k subscribers në kanalin e tij në YouTube. Po sjell dy nga videot e mia të preferuara kua ka edhe gallata në bashkëbisedim me vendasit

1. Ke kjo video kanë zbuluar një ujvarë shumë të bukur që as nuk e dija se ekgsitonte dhe kam në plan ta vizitoj pas kësaj video, edhe bisedat me vendasit janë argëtuese.


2. Ke kjo video më shkrin fare kur ulen për herë të parë në një restorant aty pranë dhe pyesin një person më tutje "A është ky restorant?" dhe ai i përgjigjet që "Po" dhe pasatj fillon direkt ti sjelli për të ngrënë, pa i informuar fare çfarë kanë dhe pa i pyetur çfarë duan dhe sa duan ? Kur këta tregojnë situatën me video ndërkohë që vijnë gatimet një nga një përsërisin "...dhe nuk e dimë akoma, a ka akoma për të na ardhur..."? Ky tipi vetëm i sjell ushqime dhe i flet gjysëm italisht gjysëm shqip kurse këta i përgjigjen gjysëm anglisht gjysëm spanjisht ?

min 6.50 ?


Videot e tjera të tyre i gjeni duke klikuar këtu https://www.youtube.com/c/JetLagWarriors/videos
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.