• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni, firmos Talat Xhaferi

Vinjol

Budalla kërkon logjikën ndhomat e zemrës njerëzve
VIP i Forumit
Mesazhe
4,127
Likes
5,438
#1
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në orët e pasdites ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare. Para pak minutave Xhaferi këtë e ka konfirmuar edhe në profilin e tij në Facebook.

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.