Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shtatë llojet e dhimbjes së stomakut që nuk duhet t’i injoroni, çfarë paralajmërojnë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shtatë llojet e dhimbjes së stomakut që nuk duhet t’i injoroni, çfarë paralajmërojnë​


stomak.jpg

lg.php


Problemet me stomakut janë më të këqijat – dhe ndonjëherë mund të jenë të turpshme (të gjithë kemi përjetuar diarre, apo jo?). Ekzistojnë lloje të ndryshme dhimbjesh dhe secila prej tyre mund të japë një pasqyrim të asaj çfarë ndodh në zorrë, shkruan “shëndeti”. Më poshtë gjeni disa nga simptomat më të zakonshme të stomakut dhe çfarë thonë për shëndetin tuaj.

1. Djegie në gjoks
Çfarë mund të jetë
: Acid refluks Kur ju keni acid refluks, acidi i stomakut duket sikur po ju kalon në gjoks. Shumë prej jush mund të përjetoni një ndjesi djegie poshtë gjoksit.
Çfarë duhet të bëni: Nuk ka një zgjidhje për të gjitha. “Ushqimet që nxisin urthin janë po aq individuale sa jeni dhe ju”. Lajmi i mirë është se, në momentin që ju kuptoni se cili ushqim po ju shkakton probleme, duhet ta hiqni menjëherë nga dieta.
Çfarë ju shqetëson, duhet ta hiqni nga ushqimet që ju i konsumoni. Ju mund të flini të mbështetur (me një kënd rreth 15 gradë) për t’iu ndihmuar në mbajtjen e acidit poshtë në stomak, aty ku i takon.

2. Dhimbje përreth kërthizës
Çfarë mund të jetë:
Apendiciti. Nëse keni probleme me apendiksin, zakonisht ato fillojnë me një dhimbje të lehtë përreth kërthizës. Me përkeqësimin e dhimbjeve, ato më pas fillojnë të përhapen në të djathtën e pjesës abdominale.
Çfarë të bëni: Shkoni menjëherë në spital! Mund të jetë e nevojshme që të operoni apendiksin. Nëse nuk merrni masa menjëherë, ju mund të rrezikoheni nga plasja e apendiksit, duke rrezikuar kështu jetën. Mos prisni me shpresën që dhimbjet do të largohen.

3. Dhimbje therëse poshtë brinjëve
Çfarë është:
Gur në tëmth. Gurët në tëmth janë grumbuj të vegjël kolesteroli në madhësi të ndryshme, të vegjël sa një kokërr bizele deri të mëdha sa një top golfi. Pavarësisht nga përmasa, gurët në tëmth shkaktojnë dhimbje të tmerrshme që përkeqësohen pas ngrënies.
Çfarë të bëni: Fatkeqësisht, estrogjeni, përdorimi i kontraceptivëve ndikojnë në rrezikun nga prekja e gurëve në tëmth. Pra, fakti që jeni vajza dhe gra jeni më të predispozuara nga gurët në tëmth. Nëse janë problem për ju dhe përdorni pilula kontraceptivë, konsultohuni me gjinekologun për medikamente alternative. Guri në tëmtha nuk është për t’u shqetësuar por kthehet në të tillë në momentin që ju shkakton problem dhe operimi kthehet në opsion të vetëm kurimi.

4. Djegie stomaku
Çfarë mund të jetë:
Ulcera peptike. Nëse keni dhimbje kronike që përkeqësohen edhe më shumë pas ngrënies, atëherë është një simptomë e ulcerës. Ndryshe nga urthi, ju do të ndieni djegie në zorrë.
Çfarë të bëni: Ndaloni përdorimin e medikamenteve pa recetë kundër dhimbjeve si ibuprofen, sepse e përkeqësojnë situatën edhe më shumë. Kontrollohuni nga mjeku. Në varësi të gjendjes së ulcerës, ju mund t’ju nevojiten medikamente ose operim.

5. Siklet dhe ndjesia për të vajtur në tualet
Çfarë mund të jetë:
Intolerancë ndaj laktozës. Nëse një person nuk mund te konsumojë laktozë, nuk do të centralizohet vetëm në një zonë. E gjithë barku juaj do ndihet në siklet, sepse është një problem i zorrëve. Fatkeqësisht, kjo nuk është e vetmja gjë. Kjo parehati shkaktohet nga një miksim i gazrave dhe diarresë, që do të thotë duhet me patjetër të vizitoni tualetin.
Çfarë të bëni: Së pari, ju duhet të kuptoni nivelin tuaj të intolerancës ndaj laktozës. Ju mund të ndiheni shumë mirë pas keni konsumuar një racion pice ose vetëm provimi i akullores mund t’ju sjellë probleme të mëdha.

6. Dhimbje dhe diarre kronike
Çfarë mund të jetë:
Ndjeshmëri ndaj gluten. Nëse jeni alergjik ndaj glutenit ose keni sëmundjen e celiakit, do të vini re gulçim, gazra dhe dhimbje në zorrë pasi të konsumoni ushqime që përmbajnë gluten.
Çfarë të bëni: Testoni si ju reagoni ndaj ushqimit dhe flisni me mjekun për mënyrën më të mirë të eliminimit. Nëse alergjia është e ashpër, atëherë duhet të përfshini një mjek dietik që të siguroheni që po merrni mjaftueshëm vlera ushqyese.

7. Diarre të përgjakshme, dhimbje dhe temperaturë
Çfarë mund të jetë:
Kolit ose sëmundja e Crohn. Përveç gazrave, dhimbjeve dhe fryrjeve, ju mund të vëreni dhe gjakderdhje në jashtëqitje, e shoqëruar nga marramendje dhe temperaturë.
Çfarë të bëni: Konsultohuni me mjekun tuaj. Crohn dhe koliti veprojnë të dyja në spektrin e ashpërsisë. Duke parë gjendjen tuaj, mjeku do t’ju rekomandojë anti-flamator ose një trajtim më afatgjatë. Të dyja rastet mund t’ju dërgojnë në spital nëse nuk menaxhohen siç duhet.

(BalkanWeb)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.