Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shtatë nga gjuhët më të studiuara në botë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shtatë nga gjuhët më të studiuara në botë​

nga Flogerta Driza

Nëse ju intereson njëra prej këtyre gjuhëve, vetëm duke e rrethuar veten me gjuhën e shkruar dhe të folur mund ta mësoni, duke iu bashkuar komunitetit të saj prej miliona studentësh. Ama, nëse nuk gjendeni në një zonë ku ato fliten, gjuhët e huaja nuk mësohen kaq lehtë.
Gjatë gjithë këtij postimi, do të përdor statistika në lidhje me studimin e gjuhës dhe popullsinë e folësve nga një artikull në Washington Post, pjesa tjetër është shkruar prej meje:

Anglisht

gjuhët me te studiuara

Numri i nxënësve: 1.5 miliardë
Anglishtja është gjuha më e studiuar dhe është e vetmja gjuhë që mbledh më shumë se një miliardë studentë.
Në të gjithë globin, më shumë se 520 milion flasin anglisht si gjuhën e tyre amtare ose të dytë. Është gjuha zyrtare e më shumë se 50 vendeve. Nuk është për t’u habitur që anglishtja është kaq popullore ose e studiuar kaq shumë.
Në shumë kombe, përmbajtja globale – mendoni lajmet, politika dhe argëtimi – fillimisht raportohen në anglisht. Pasi është një nga gjuhët më të folura në botë, lehtëson komunikimin global – madje edhe në vendet ku nuk është domosdoshmërisht gjuha zyrtare.
Shumë organizata ndërkombëtare dhe kompani përdorin gjuhën angleze si gjuhën e tyre kur bëjnë biznes. Ndaj, folësit anglezë kanë një avantazh në shumë raste punësimi. Anglishtja është një nga gjuhët e punës së Kombeve të Bashkuara dhe është gjuha zyrtare e Bankës Botërore.
Fakt Interesant: Në gjuhën angleze ekziston një fjali që përdor çdo shkronjë të alfabetit të saj. “The quick brown fox jumps over the lazy dog.” Fantastike apo jo?!

Frëngjisht

gjuhët

Numri i nxënësve: 82 milion
Frengjishtja është e vetmja gjuhë përveç anglishtes që flitet në pesë kontinente! Gjithsej, më shumë se 220 milion njerëz flasin frëngjisht, duke e bërë atë gjuhën e gjashtë më të folur në botë.
Shumë nxënës të gjuhëve janë të interesuar të mësojnë frëngjisht sepse është një investim i zgjuar. Frengjishtja është një nga gjuhët me rritje më të shpejtë në botë, me 750 milion njerëz që pritet ta flasin deri në vitin 2050.
Sipas Financial Times, frengjishtja është gjithashtu një nga gjuhët që kërkohet më tepër mes bizneseve në Sh.B.A. Është një mundësi fantastike nëse gjendeni atje dhe dëshironi të zgjeroni mundësitë tuaja profesionale.
Fakt Interesant: Kur ndodhi Revolucioni Francez, jo të gjithë qytetarët francezë flisnin gjuhën amtare të kombit. Në fakt, 75% flisnin diçka tjetër përveç frengjishtes. Dhe deri në vitet 1800 njerëzit në Holland dhe Gjermani flisnin më shumë frëngjisht sesa njerëzit që jetonin në disa pjesë të Francës. Mahnitëse, apo jo? Kjo ndryshoi sidomos kur numri i folësve francezë u trefishohen që nga viti 1945.

Kinezisht

GAkWqv_t20_xvNl32.jpg

Numri i nxënësve: 30 milion
16 përqind e popullsisë globale – ose 1.39 miliardë njerëz – flasin kinezisht si gjuhën e tyre amtare ose si gjuhë shtesë. Nuk është çudi që numri është kaq i lartë, duke konsideruar që Kina është kombi më i populluar në ekzistencë, me më shumë se 1.3 miliardë qytetarë.
Kinezishtja ka reputacionin si e vështirë për t’u mësuar nga folësit anglezë, por kjo mund të jetë një keqkuptim. Sepse kinezishtja nuk ka kohë foljesh dhe nuk ka rregulla gjinore për të mësuar përmendësh. Në të vërtetë është një mundësi fantastike nëse doni të mësoni një gjuhë të re pa shkulur flokët prej gramatikës.
Ndoshta nuk do t’ju habisë fakti që kinezët kanë gjithashtu potencial të konsiderueshëm në botën e biznesit. (Mark Zuckerberg, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, është gjithashtu mësues i gjuhës Kineze!) Kina është shtëpia e një prej kulturave më të vjetra në botë dhe është një central elektrik-ekonomik global.
Fakt Interesant: Ka mbi 50,000 karaktere të shkruara kineze! Kur të skoni në Kinë admironi dhe fotografojini këto karatktere. Mund të mos kuptoni asnjë fjalë por janë shumë intriguese.

Spanjisht

Spanjisht

Numri i nxënësve: 14.5 milion
Ekzistojnë 389 milion folës të gjuhës spanjiste gjithsej. Spanjishtja është gjuha zyrtare e 21 kombeve.
Por nuk keni nevojë të jeni në Spanjë ose në Amerikën Latine që gjuha të jetë e dobishme për ju. A e dini se SH.B.A-të në të vërtetë ka më shumë folës spanjollë sesa vet Spanja? Parashikohet të jetë vendi me më shumë folësit të spanjishtes kudo, në vitin 2050.
Këto fakte e bëjnë spanjishten një gjuhë veçanërisht të popullarizuar për banorët e Sh.B.A-së që kërkojnë mundësi punësimi. Ndoshta edhe thjesht sa të jenë në gjendje të komunikojnë më shumë me fqinjët e tyre.
Nëse doni të zgjeroni aftësitë tuaja të komunikimit përtej kufijve fizikë, spanjishtja është gjuha e tretë më e përdorur në internet pas anglishtes dhe kinezishtes!
Shumë folës anglezë zgjedhin gjithashtu spanjishten, sepse konsiderohet si një nga më pak të vështirat për tu mësuar. FSI (Instituti i Shërbimeve të Jashtme) e rendit atë si një gjuhë e Kategorisë 1-e lehtë për tu mësuar. Mjaftojnë vetëm 600 orë kohë studimi për të mësuar. Krahasoje pak këtë me Japonishten, e cila do të paktën 6 vjet.
Fakt Interesant: është e dobishme të dini se spanjishtja quhet edhe Español (Spanjisht) dhe Castellano (Castilian). Një gjuhë që i duhen dy emra? Padyshim që bie në sy!

Gjermanisht

gjuhët

Numri i nxënësve: 14.5 milion
Ka 132 milion folës të gjuhës gjermane dhe 95 përqind e popullsisë së Gjermanisë e flet gjermanishten si gjuhën e tyre të parë.
Shumë sektorë të biznesit përfshijnë ndërmarrje gjermane. BMW, Adidas, Volkswagen dhe Mercedes-Benz, ndër të tjera, janë me pronësi gjermane. Nëse mendoni të punoni për një nga këto gjigandë ekonomike, dijeni se e konsiderojnë gjuhën gjermane një plus.
Gjermanishtja është gjithashtu ëndrra e çdo adhuresi fjaloresh (nëse ka të tillë)! Ekzistojnë disa fjalë çmendurisht të gjata në gjuhën gjermane. Ndoshta nuk shqiptohen me lehtësi, por janë shumë argëtuese për t’u mësuar.
Fakt Interesant: Rechtsschutzversicherungsgesellschaften (një kompani sigurimesh që siguron mbrojtje ligjore) konsiderohet fjala më e gjatë gjermane, edhe pse në të vërtetë nuk është në fjalor. Le të shpresojmë që të mos na bjerë kurrë në një test drejtshkrimi!

Italisht

Italisht

Numri i nxënësve: 8 milion
Italishtja ka 67 milion folës gjithsej. Ekonomia që lulëzon e Italisë dhe forca e saj si një treg i madh eksportesh i Sh.B.A-vë, e bëjnë këtë gjuhë të bukur një nga gjuhet më të mësuara.
Të gjithë e dimë se Italia është e famshme për artin dhe kulturën e saj. Kjo vazhdon të jetë e vertetë që prej Perandorisë Romake. Por, Italia e sotme shkrihet me thesaret e botës së vjetër (Michelangelo, Da Vinçi? I njihni?). Kushdo që është zotërues i kësaj gjuhe i hap rrugë të mëdha vetes.
Fakt Interesant: Nëse po pyesni veten se si u përhap kjo gjuhë në Itali dhe Evropë, mos pyesni më. “Komedia hyjnore” e njohur e Dantes është arsyeja kryesore e përhapjes së gjuhës italiane. Sot, 15% e fjalëve italiane që përdorim vijnë prej Dantes, që disa e konsiderojnë si “babai i gjuhës italiane”.

Japonisht

Japonisht

Numri i nxënësve: 3 milion
Në të gjithë botën, 123 milion njerëz flasin Japonisht si gjuhë amtare ose gjuhë të dytë.
Ka shumë faktorë që i motivojnë nxënësit të mësojnë Japonishten. Disa arsye janë mëse të dukshme, dhe variojnë që nga mundësitë e punësimit deri te programet arsimore të shkëmbimit. Organizatat popullore si Programi JET bën të mundur që folësit anglezë të jetojnë dhe punojnë brenda komuniteteve japoneze, ndërsa përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.
Një arsye tjetër që nxit shumë nxënës të gjuhës është dëshira për të kuptuar animet japoneze në gjuhën e saj origjinale.
Fakt Interesant: Ekzistojnë dy dialekte kryesore të kësaj gjuhe melodike, Japonishtja Lindore dhe Japonishtja Perëndimore. Pa përmendur që ka tre alfabeta. Po, po ashtu është!
Nuk do të gaboni nëse zgjidhni një nga gjuhët e mësipërme për t’i studiuar. Keni gjithçka për të fituar dhe asgjë për të humbur – prandaj pse jo? Paçi fat!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.