Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shteti me i fuqishem ne bote?

Thuhet USA por dyshoj. Kam dyshime se mund te jete Kina ?
 
Kurveleshi guri i thatë ...thonë botën e zapton gruja e aty gratë luftojnë me pallë :p
 
Miss @ANGELIQUE sh teme e gjere kjo , por pa diskutim qe publikisht United States Of America . Por sipas meje pas imperandorise Britaneze dihet qe bota njohu vetem nji pushtues te madh e cila ishte pjes e strategjive per te nisur si luften e 1-re botere e po ashtu dhe te 2-ten te cilet jan pas-ardhes te Britanikeve gje qe po flasim per nje kohe 200 vjecare . Kshuqe del ne pah Anglia themeluesi I Amerikes . Sa per disa shtete si Kina qe dikur u pushtonte nga Japonia , ska shance tjet. Ose Rusia shteti kryesor I cili shkaktoj luften e 2-te boterore ku nisi si aleti numer 1- i Gjermanise , pastaj dihet historia , as ky nuk esht . Kjo besoj se jan ne listen e me tforteve . Vatikani nuk duhet perjashtuar asnjehere sepse askush se di potencialin e atij shteti . Kaq se kjo teme nis e ska fund
 
Amerika qe e njofin gjith por ka dhe me te fuqishme se amerika por qe nuk jan publike.
Katari
Anglia
Rusia
Kina
Etc
 
23 shtetet më të fuqishme në botë
23 shtetet më të fuqishme në botë


Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur vendin e parë si shteti më i fuqishëm në botë, pavarësisht ndryshimit të presidencës.
“US News” dhe “World Report” kanë publikuar renditjen vjetore për vitin 2017 të vendeve më të fuqishme në botë. Në vlerësim janë marrë 80 shtete, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh, nga historia kulturore te cilësia e jetesës, transmeton tch.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte edhe “fuqia”, e cila përcaktohet si ekonomikisht, politikisht, si dhe në bazë të aleancave ndërkombëtare dhe ushtarake.

Më shumë se 21 mijë pronarë biznesesh të mëdha si dhe qytetarë janë anketuar për të arritur në këto vlerësime.

23. Katari. Vendi i Lindjes së Mesme me të ardhurat për frymë më të larta në botë. Megjithatë, rënia e çmimit të naftës e ka goditur disi ekonominë e këtij vendi, duke ngadalësuar të ardhurat këtë vit.
22. Spanja - Anëtarësimi në BE në vitin 1986 shënoi një ngritje të ndjeshme në modernizimin e infrastrukturës së Spanjës, në industri, por dhe politikat ekonomike.
21. Holanda - Gjykata e Hagës bën që Holanda të luajë një rol të rëndësishëm në skenën botërore.
20. Pakistani - Paqëndrueshmëria politike, korrupsioni dhe lufta me ekstremizmin kanë penguar këtë shtet të ringrihet. Nga ana tjetër, rritja e këtij shteti është ndalur si pasojë e dështimit të tërheqjes së investimeve të huaja.
19. Suedia - Qasjet e këtij shteti për të rritur mirëqenien e qytetarëve të saj ka fituar respekt në skenën globale.
18. Italia - Edhe pse u përballë me një vit të trazuar politik pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Renzi, Italia është bërë sërish pjesë e kësaj liste, ndërsa është edhe ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës.
17. Australia - Pavarësisht renditjes vetëm në vendin e 17 për fuqinë e saj dhe ndikimin global, Australia ishte në vendin e katërt në renditjen e vendeve me mirëqenie të lartë.
16. India - Për pjesën më të madhe të vitit 2016, India ishte shteti me rritjen më të lartë ekonomike.
15. Zvicra - Kombi i vogël europian është vlerësuar si vendi më i mirë në botë për të jetuar.
14. Irani - Prej kohësh është në interes të fuqive të mëdha botërore për shkak të vendndodhjes strategjike në kuadër të Lindjes së Mesme. Irani zotëron 9 përqind të rezervave të naftës në botë.
13. Turqia - Porta hyrëse e Lindjes së Mesme në vendet e BE. Marrëdhënie e tensionuar e Turqisë me disa vende të BE-së mund të pengojë progresin e vendit.
12. Kanadaja - Partneri më i madhe tregtar i Shteteve të Bashkuara. U rendit ne vendin e dytë në botë si shteti më i mirë për të jetuar.
11. Koreja e Jugut - Marrëdhëniet e tensionuara me fqinjët e saj të izoluar ka bërë që Koreja e Jugut të marrë mbështetje të vazhdueshme ushtarake nga SHBA. Eksportuesi i 6 më i madh në botë.
10. Emiratet e Bashkuara Arabe - Një nga importuesit më të mëdhenj në botë të armëve dhe pas Arabisë Saudite ka buxhetin e dytë më të madh të mbrojtjes nga shtetet arabe.
9. Arabia Saudite - Rezervat e naftës kanë lejuar që të bëhet një nga kombet më të pasura dhe më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Ky shtet prej kohësh konsiderohet si një aleat i ngushtë i SHBA, Britanisë dhe vendeve të tjera Perëndimore.
8. Izraeli - Për një vend me një popullsi pak më shumë se 8 milionë banorë, ndikimi i Izraelit në skenën botërore është i madh. Pavarësisht konfliktit me Palestinën, kombi hebre ka një ekonomi të fortë dhe një nivel të lartë të arsimit.
7. Japonia - Një nga kombet me teknologjinë më të avancuar. Japonia krenohet si ekonomia e tretë më e madhe në botë.
6. Franca - Të ardhura për frymë më shumë se 34 mijë euro. Franca është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve. Ndikimi i saj shtrihet në të gjithë botën, nëpërmjet shkencës, politikës, ekonomisë dhe kulturës.
5. Gjermani - Shihet si qendra e ekonomisë Europiane. Vendi më i populluar i kontinentit. Roli i saj në skenën botërore është bërë gjithnjë e më i madh që prej bashkimit në 1990-n.
4. Britania e Madhe - Një vend tejet i zhvilluar që ushtron ndikim të konsiderueshëm ekonomik, politik, shkencor dhe kulturor në botë. Deri tani duket se dalja nga BE nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh.
3. Kina - Shtëpia e më shumë se 1.4 miliard njerëzve. Vendi tashmë ka ushtrinë më të madhe në botë. Ekspertët parashikojnë se në 2050 do të bëhet ekonomia më e madhe e botës.
2. Rusia - Shpenzon 5.4 përqind të buxhetit vjetor për mbrojtjen, më shumë se SHBA që shpenzon vetëm 3.3 përqind.
1. SHBA - Gati 75 përqind e të anketuarve thonë se SHBA kanë humbur respekt pas zgjedhjeve, por vendi renditet ende si më i fuqishmi. Ndikimi i saj ekonomik, politik, kulturor, e buxheti i lartë i mbrojtjes e vendosin SHBA në krye të kësaj liste.?U_S_A?
 
17. Australia - Pavarësisht renditjes vetëm në vendin e 17 për fuqinë e saj dhe ndikimin global, Australia ishte në vendin e katërt në renditjen e vendeve me mirëqenie të lartë.
(Shteti im i bukur:D).
 
Mendoj se israeli.... pse do thoni ju
Sepse gjithe inxhinieret amerakian hane israelit
Dmth hebre (çifute)
Me rendesu ka truri se sa fuqia
 
Luzi moll komando luzin e vogel e kshu me rradhe
 
Shteti me i fuqishem eshte Amerika pasi zoteron teknologjine me te fundit dhe me te sofistikuar.
2: Rusia
3: Kina

Pastaj tjerat me rradhe.. :)


Ps: se lexova fare artikullin qe paska hudh dikush siper.. ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.