Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si janë perënditë e mitologjisë nordike?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Si janë perënditë e mitologjisë nordike?​




Mitologjia gjermane dhe nordike kryqëzohen në një histori të pasur me legjenda dhe aventura të protagonizuara nga shumësi perëndish si Odini, Thori, Freyr dhe Loki si dhe perëndesha si Freyeja, Friga (bashkëshortja e Odinit), Gefioni apo Iduna. Personalitetet e tyre janë komplekse dhe jo gjithmonë në lartësinë e duhur. Odini i quajtur babai i të gjithëve karakterizohet nga dituria, ka bërë një sakrificë të madhe, e la syrin e majtë në përgjigje të kërkesës së gjigandit Mimir, i cili ruante pusin e dijes në rrënjët e pemës Yggdrasil dhe vetëm kështu do t’i lejonte të pinte nga ato ujëra magjike që i dhuruan gjithë dijen. Odini shpesh prezantohet si pjesëmarrës në duele me personazhe të tjerë, shumë herë njerëzore, që viziton Midgard, mbërrin gjithmonë me një veshje karakteristike, prezantohet si një plak vagabond me mjekër të gjatë, mban veshur një pëlhurë blu dhe një kapele të madhe. Ka edhe një mbivalencë , prezantohet si një ekspert kurthesh dhe mashtrimesh. Një funksion esencial i Odinit është lufta. E fillonte duke hedhur shtizën e tij të pagabueshme, Gungnir dhe përpiqej ta kthente rezultatin gjithmonë në favor të nordikëve. Shoqërohej në betejë nga dy korbat e tij, Hugin dhe Munin që prezantonin Mendimin dhe Kujtesën, të cilët mblidhnin informacion për të. Ishte i aftë të vendoste fitoren si dhe të dallonte cilët ishin treguar më trima në betejë . Ata adoptoheshin dhe rriteshin nga valkiritë, hyjni të bukura femërore, shërbëtore të perëndive deri edhe tek Valhalla ku merrrnin pjesë në një banket të përjetshëm së bashku me Odinin.


Thor, Freyr, Loki dhe Freyja.

Thor
, djali i Odinit ishte krahu i djathtë dhe një perëndi mbrojtëse për njerëzit, nderohej nga fshatarët pasi konsiderohej zoti i klimës. Karakteristikë e Thorit ishte çekiçi i tij, Miolnir që kur goditej lëshonte shkëndija si rreze.

Freyr është perëndia që ka protagonizmin më të madh në mitologjinë nordike. Konsiderohet zoti i pjellorisë si dhe është i lidhur me paqen. Në një nga legjendat kryesore është ai protagonist; rrëfehet që Freyr sakrifikon një nga zotërimet e tij më të mëdha, një shpatë magjike që ka jetë dhe që ia dhuron një shërbëtori, Skirnir-it në këmbim të një dashurie me një gjigande, Gerdën. Freyr në këtë mënyrë arrit ta fitojë të dashurën, por humbja e shpatës do të ketë pasoja për të dhe për perënditë në betejën përfundimtare kundra së keqes, siç do të shohim më tej. Perëndi të tjera të rëndësishme ishin Heimdall, ruajtësi i Asgardit dhe Tyr, djali i guximshëm i gjigandëve që sakrifikon dorën e djathtë për të prangosur ujkun Fenrir, kërcënim i madh për perënditë. Kjo listë hyjnish ka vend edhe për perëndi më pak heroike, kryesori mes tyre është Loki, një personazh i zgjuar, trillet e të cilit do të krijojnë gjithmonë probleme për perënditë .

Loki është një personazh që ngandonjëherë u vjen në ndihmë perëndive, por që më shumë simpatizon të keqen sesa të mirën dhe që nuk mund t’i kihet kurrë besë plotësisht. Është padyshim një nga personazhet më të vetmuar dhe më komplekse në këtë rol antagonist të pjesës më të madhe të perëndive.

Mes perëndeshave kryesore është Freyja, motra e Freyr. Ishte perëndia më e evokuar për të patur fat në dashuri si dhe në pjellori edhe pse këto cilësi i atribuoheshin Frigës, gruas së Odinit. Mes këtij universi legjendar dhe shumë të pasur do të gjejmë gjithmonë në mitologjinë nordike një shpjegim kompleks të botës dhe sidomos për temën e së mirës dhe së keqes, bashkëjetesa e të cilave përbën çështjen që shpjegojnë legjendat e këtyre vendeve. Shumë nga këto figura mitologjike janë metafora për të trajtuar këto çështje.


/ bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.