Si jeni veshur sot?

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Artin

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
768
Më bënë përshtypje disa foto të këtyre dy faqeve të fundit, e desha t'i komentoj...

@Free`dahhh ... anëtare e re, e cila bën një hyrje të fuqishme në skenën e kësaj teme. Veshje e bukur dhe me shije. Palat e rrobave të gjera të saj na sollën një fllad të ngrohtë në këto ditë të ftohta. Nga kangjellat e shkallëve, po më duket sikur banon tek pallati im në Shqipëri. Ku i dihet, mund të jemi dhe fqinjë... :p

@Zana... me flokët e kuqërremtë e të gjatë, si dhe me trupin e saj të hedhur, përcjell energji në forum. Marrim edhe ne pak nga energjia e saj. Veshjet e saj janë gjithnjë të goditura, e nuk ka ndonjë që s'më ka pëlqyer.

@Sara... me thonjtë e zinj dhe gjërat e përzgjedhura që vesh, e ngre stilin në një nivel tjetër. Di t'i përshtatë mirë veshjet me elegancën që i ka dhënë natyra.

@Alea... me flokët e saj të verdhë e të lëmuar që i derdhen supeve, bën gjithnjë përshtypje. E kur vesh rroba të verdha, bën edhe më shumë. E verdhë mbi të verdhë, që të verbon sytë...

Edhe të tjerët duken bukur, po hëpërhë komentova këto. Të tjerët ndoshta më vonë.


Po e sjell edhe unë veshjen e sotme, për të dhënë një ndihmë modeste për temën.

 
Last edited:
Top