Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si krijohen oqeanet?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Si krijohen oqeanet?​



Nga Christel Tiberi

Oqeanet nuk janë dukur gjithmonë siç duken sot. Forma dhe madhësia e tyre vazhdon të ndryshojnë gjatë rrjedhës së kohës gjeologjike. Madje, ka vende në Tokë ku ato janë ende në zhvillim. Kjo ngre pyetjen se ku dhe si formohen oqeanet. Shkencat e Tokës na ndihmojnë qëtë hedhim dritë mbi mekanizmat që qëndrojnë në themelin e këtij fenomeni.
Ndonëse oqeanet e Tokës siç i shohim sot, janë disa mijëra kilometra të gjerë (për shembull rreth 6.000 km Oqeani Atlantik), historia e tyre filloi me thyerje dhe pellgje që ishin shumë më të vogla në përmasa.

Faza fillestare që i paraprin formimit të tyre quhet “rifting”, ose çarje kontinentale. Pasinë fakt një oqean është produkt i shpërbërjes së një kontinenti. Kuptimi i këtij procesi, është i një rëndësie kyçe për një sërë arsyesh që përfshijnë disa fusha shkencore.

Së pari, në një nivel themelor,ai bën të mundur studimin e mënyrave në të cilat krijohen pllakat e reja tektonike. Megjithatë, çarja çon gjithashtu në shfaqjen e pellgjeve, dhe për këtë arsye përcakton vendndodhjen e burimeve që kanë qenë gjithnjë me vlerë për njerëzit si uji, mineralet, lëndët djegëse fosile dhe energjia gjeotermale.

Për më tepër, vijat ndarës të lidhura me çarjen përbëjnë barriera topografike që ndikojnë në dinamikën e popullsisë. Dhe së fundi, aktiviteti sizmik dhe vullkanik që i shoqëron, është një burim rreziku që duhet të menaxhohet nga komunitetet lokale.

Shumica e pellgjeve të oqeaneve të sotëm janë shumë të pjekura, për të lejuar një qasje direkte në këtë fazë fillestare të formimit. Shpesh provat që mund t’u mundësojnë shkencëtarëve të kuptojnë se si dhe pse këta oqeane u formuan në një vend të caktuar dhe jo në një tjetër, janë varrosur nën disa kilometra ujë dhe shtresa sedimentesh.

Proceset termike dhe dinamike që lidhen me krijimin e tyre, ka gjithashtu të ngjarë të jenë zhdukur shumë kohë më parë. Prandaj, studiuesit duhet t’i kërkojnë përgjigjet e pyetjeve të tyre në zonat aktive të çarjeve të aksesueshme në kontinentet e sotme. Gjithsesi, jo të gjitha çarjet krijojnë një oqean të ri.

Një zonë unike
Në këtë aspekt, çarja që është vënë në re Afrikës Lindore është unike. Në një distancë prej rreth 4.000 km, nga Trekëndëshi Afar deri në Gjirin e Mozambikut, ajo na jep një pasqyrë të pashembullt të fazave të ndryshme të këputjes kontinentale gjatë 25 milionë viteve të fundit.
Ndërsa çarja mezi dallohet në pjesën e saj jugore (1 deri në 5 milionë vitet e fundit në Malavi, Mozambik dhe Tanzani), ajo ka arritur një fazë shumë të avancuar në Trekëndëshin Afar, ku përbërja e kores së Tokës ka filluar në fakt të pësojë modifikim.

Ky rajon shumë i pazakontë shtrihet në kryqëzimin e tre thyerjeve të dallueshme, ku depresione të shumta (pellgje), gabime dhe vullkane aktive dëshmojnë proceset e brendshme dinamike të përfshira në ndarjen e litosferës, pjesës së brendshme të Tokës.

Duke kombinuar kërkimet në disa disiplina të ndryshme të shkencës së Tokës gjatë disa dekadave, shkencëtarët kanë përcaktuar me sukses shkallën në të cilën po ndodh çarja,
dhe kanë identifikuar proceset. Çarja e Afrikës Lindore po hapet me një normë mesatare prej rreth 7 mm në vit, shumë larg nga 3 cm në vit në zonën e Atlantikut.

Arsyeja për këtë është se që të shpërbëhet dhe të lindë një oqean, korja kontinentale afrikane, e cila është rreth 30 deri në 40 km e trashë, duhet të bëhet dukshëm më e hollë (trashësia mesatare e kores oqeanike është vetëm 10 km).

Dhe kjo përfshin disa faktorë dhe procese. Në radhë të parë, manteli i Tokës nën Afrikën Lindore rezulton të jetë jashtëzakonisht i nxehtë, duke modifikuar tiparet fizike të materialit të kores në rajon, si temperatura e tij, dendësia, aftësia për të shpërthyer dhe deformuar.

Megjithëse analizat gjeokimike dhe petrofizike, si dhe imazhet tomografike, tregojnë qartë natyrën anormale të mantelit nën çarjen e Afrikës Lindore, prania e një ose më shumë shtëllungave përgjatë 4.000 km të çarjes dhe origjina e tyre e saktë (manteli i poshtëm ose manteli i sipërm), janë ende subjekt i debatit intensiv në komunitetin shkencor.

Kjo rritje e temperaturës çon në shkrirjen e disa përbërësve të shkëmbinjve të vendosur në thellësinë rreth 150 km, duke prodhuar magmatizëm në rajon. Aktiviteti magmatik dëshmohet nga prania e vullkaneve të shumta, si Kilimanxharoja legjendar në Tanzani, Erta Ale në Etiopi dhe Niragongo në Republikën Demokratike të Kongos, që ka shpërthyer kohët e fundit.
Megjithatë, këto vullkane janë thjesht pjesa e dukshme e aktivitetit magmatik dhe dinamik të së çarës në Afrikën Lindore. Rrjedhja e magmës që nuk arrin në sipërfaqe, besohet se dobëson 100 kilometrat e sipërme që janë të mjaftueshme për të holluar koren afrikane.
Nëse kjo ndodh shumë përtej kufijve të çarjes, atëherë pse kjo e fundit ndodh në lugina të përcaktuara mirë, dhe pse e çara e Afrikës Lindore shfaq një formë kaq karakteristike me tre degë?
Kjo ndodh pjesërisht për shkak të përbërjes jashtëzakonisht heterogjene të litosferës. Prania e bërthamave antike shumë më të ngurta (rreth 2 miliardë vjet të vjetra), të quajtura kratone, e detyroi çarjen t’i anashkalonte ato duke devijuar nga rruga e saj fillestare (dega etiopiane),dhe duke formuar degët lindore dhe perëndimore. Historia tektonike e rajonit dhe njësitë e ndryshme gjeologjike të tij, kanë luajtur qartazi një rol të madh në vendndodhjen e thyerjeve në sipërfaqe.

Ndërveprime komplekse
Duket se shpërbërja e një kontinenti dhe lindja e një oqeani të ri, varet nga shumë faktorë dhe nga ndërveprimet komplekse midis proceseve të brendshme dhe të jashtme dhe strukturave litosferike.
Në përpjekje për të investiguar më tej, organizatat shkencore po bashkojnë burimet e tyre me synim vazhdimin e marrjes së imazheve, kryerjes së shpimeve dhe nxjerrjes së gamës së gjerë të të dhënave të kërkuara për të kuptuar lidhjen midis çarjeve të tokës dhe formimit të oqeaneve.
Kimistë, fizikanë dhe gjeologë po punojnë bashkë për të kryer kërkime në të gjitha shkallët, duke filluar nga kristalet deri tek të çarat dhe pellgjet. Megjithatë, kohët e fundit atyre u janë bashkuar shkencëtarë nga një gamë më e gjerë disiplinash, duke përfshirë paleontologë, ekologë, shkencëtarë socialë dhe gjeografë, të cilët janë bashkuar për të studiuar të çarat mbi baza sistematike. / News.cnrs – Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.