Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si mund te rregjistroj nje karte te nje banke Shqiptare në PayPal?

U

Universal

Guest
Cfare eshte paypal, si mund te rregjistroj nje kartë të një banke Shqiptare në PayPal?
Nëse ju dëshironi të blini online PayPal do t’ju nevojitet pasi është një ndërmjetës midis jush, bankës në të cilën keni paratë si edhe shitësit që shet mallin/shërbimin nga interneti. Paypal faktikisht është një portofol virtual i cili grumbullon të gjithë kartat e bankave ne një vend të sigurtë dhe më pas nga ky portofol ju mund të blini në faqet e internetit. Paypal gjithashtu ju zgjidh disa nga problemet që mund të dalin gjatë blerjeve në Internet si më poshtë

  • Karta juaj pranohet atu ku pranohet paypal, nuk do të lodheni të kuptoni nëse karta juaj do pranohet apo jo në faqe,shikoni nëse faqja ka logon Paypal. Mendohet që mbi 80% të faqeve të internetit kanë paypal.
  • Siguri për ju – Veprimet në internet me paypal janë të sigurta pasi të dhënat e kartës bankare nuk mund të vidhen gjatë blerjeve në internet. Në të vërtetë pasi të rregjistroni kartën bankare në paypal mund ta lini menjanë (nëse do e përdorni vetëm për internet) pasi nuk do ju nevojitet me numrat e saj për tu përdorur në internet. Gjithashtu paypal ju mbron edhe nëse keni probleme me produktin e etj.
  • Menaxhim i mirë i të gjithë veprimeve me karta të ndryshme në një llogari të vetme paypal
[box type=alert toggle=1 height=55]
Vizitoni faqen tonë në anglisht, ndihmoni me reklamat kliko në : Bankieri.com

[/box]
Si punon Paypal?

Paypal është aktualisht një tip brokeri financiar, i cili lejon njerëzve të shkëmbejnë para nëpërmjet adresave të e-mailit. Në asnjë moment asnjë nga palët nuk shikon të dhënat financiare të palës tjetër. Blerësi merr parratë dhe shitësi paguan, kjo është gjëja kryesore për veprimin.

I ngjashëm me një shërbim “Escrow” Paypal sillet si një ndërmjetës dhe mbajtës i parave. Nëpërmjet politikave, praktikave të tij si edhe integritetit të biznesit, Paypal tashmë ka fituar besimin e të dy paleve. Me shumë lloj garancish, blerës dhe shitës i besojnë paypal-it të dhënat e tyre të kartave të kreditit dhe të debitit.

Çfarë ju nevojitet për Paypal?

Nuk ju nevojitet asgjë e veçantë për të paguar/marrë para nëpërmjet Paypal. Ajo që ju nevojitet është:

– Një kartë Krediti ose Kartë debiti (edhe karta e pagës është e mjaftueshme)

– Një adresë e-maili

Për këtë shkak që PayPal është i lehtë për tu përdorur preferohet nga miliona njerëz anembanë botës.

Është ky shërbim falas? Po paypal si fiton?

Po ky shërbim është falas nëse ju vetëm dëshironi të blini mallra në faqe interneti. Paypal nuk do ju mbajë kurrë asnjë komision gjatë blerjes suaj. Por PayPal mban një komision për shitësit, të cilët paguajnë nga 1.9% – 2.9% plus një komision fiks. Pra nëse dëshironi të shisni nëpërmjet një faqe në internet do paguani një komision të tillë.

Paypal së fundmi ju mban edhe një komision për konvertimin e monedhave, por kjo është një çështje tjeter e cila do trajtohet në një artikull të veçantë.

Për çfarë mund ta përdor Paypal?

1. Për blerje online / eBay. Paypal është një llogari me të cilën paguani në ineternet për të blerë mallra shërbime, më pas këto blerje mbahen nga llogaria juaj bankare nëpërmjet kartës që keni rregjistruar në PayPal. Faktikisht Paypal automatikisht kontrollon nëse keni fonde të lira në atë moment që ju dëshironi të blini një mall, dhe më pas jua përcjell këtë veprim në kartë. Për blerjet online ndiqni videot udhëzuese: Si mund të blihet në eBay

http://www.bankieret.com/si-mund-te-blihet-ne-internet/

2. Për të shitur mallra online. Ju mund të shisni online mallra nëpërmjet faqes suaj ose të rregjistroni një llogari në eBay dhe më pas të listoni produktet tuaja në këtë treg virtual.

3. Për të dërguar para. Nëse edhe një mik i juaji ka një llogari në Paypal, ju mund të dërgoni para ose të merrni nëpërmjet adresave të e-mailit. hapajt janë mjaft të thjeshtë, ju vendosni emailin si edhe shumën që doni të dërgoni dhe menjëherë kryhet transferta, nga karta juaj e rregjistruar në Paypal në kartën e personit tjeter të rregjistruar. Mos harrojmë që të marrës para në Paypal ka komision, siç është përmendur më sipër.

Sa i sigurtë është Paypal?

buy-online.jpg
Paypal është aq i sigurtë dhe i fortë aq sa mirëmbajtja e fjalëkalimit tuaj. Pa u futur me sigurinë globale se përse miliona njerëz këmbejnë transaksionet, janë detajet ato që do ju krijonë humbje ose probleme. Ndaj paswordi Paypal është çelësi i të gjithë kartave që ju keni rregistruar në të.

Ja disa masa të nevojshme që të mbani të sigurtë llogarinë e PayPal:

– Fjalëkalim i gjatë, i vështirë për tu gjetur, por në të njëjtën kohë i lehtë për tu mbajtur mend. shëmbull: “Shkollambaroji@25Maj”

– Ndërroni shpesh Fjalëkalimin, ose pjesë të tij, jo vetëm periodikisht (këshillohet 1 muaj) por edhe sa herë e përdorni llogarinë tuaj në internet kafe ose në ndonje kompiuter të ndonjë mikut tuaj.

[box type=alert toggle=1 height=55]
Vizitoni faqen tonë në anglisht, ndihmoni me reklamat kliko në: Bankieri.com

[/box]
Hapja e një llogarie në paypal (me karta Shqiptare)
1. Zgjidhni llogarinë që do hapni:

1.1 Llogari Personale – Kjo është llogaria që ju duhet të hapni vetëm nëse nuk doni të shisni online.

1.2 Llogari Premier – Kjo është llogaria që ju duhet nëse doni të shisni mallra online. Nëpërmjet kësaj llogarie ju mund edhe të pranoni karta krediti të tjera. Kujdes! karta kreditit të bankave të ndryshme, pa pasur nevojë që ata të kenë llogari paypal.

1.3 Llogari Biznesi– Kjo është një llogaria e avancuar për ata persona të rregjistruar si biznes të cilët i duhet të bëjnë një volum të madh shitjesh online.

2 Vendosni të dhënat:

– Një adrese emaili që ju e përdorni më së shumti.

– Kartën e kreditit ose debitit,

Gjatë vendosjes së të dhënave të kartës kini kujdes:

– Emri mbiemri në kartë: Vendoseni ashtu siç është shkruar në kartë

– Data e skadencës së kartës; muaj dhe viti

– Numri i kartës; i gjithi numri 16 – shifror

– Kodi i sigurisë 3 shifror: Ktheni kartën nga pas. Në shiritin pas kartës do shikoni një numër me 3 shifra numerike.

Nëse karta juaj nuk pranohet atëhere shikoni 3 hapat e mëposhtëm:

a. Vendosni edhe një herë të dhënat e kartës, shikoni me kujdes, numrat, datën e skadencës. Duhet patjetër që çdo fushë të jetë e saktë.

b. Kontrolloni me bankën që ju keni fonde të mjaftueshme në llogari të kartës Në këtë moment Paypal kontrollon nëse llogaria juaj ka fonde, ndaj ju nevojitet të keni fonde në llogari aq sa PayPal të japë OK, (zakonisht 200 -300 Lek)

c. Kontrolloni me bankën që karta juaj është aktive ose është e lejuar për blerje në internet.

Nëse rregjistirimi kryhet me sukses do merrni nje e-mail në e-mailin tuaj.

3. Proçesi i verifikimit:

Pas rregjistrimit të kartës, dhe ju keni të rregjistruar kartën në PayPal, ky i fundit nis verifikimin për të kontrolluar nëse karta juaj është e vërtetë apo jo, nëse karta është në posedimin tuaj apo jo si edhe nëse ju keni akses tek llogaria e kartës.

Në momentin që ju rregjistruat të dhënat e kartës në pikën 2, paypal i nis bankës një veprim konfirmues, pra e njëjtë sikurse ju do blinit diçka në internet. Ky është një trasanksion debitor dhe do ju mbahet një vlerë rreth 1.5 Dollarë. Kjo shumë ju kthehet në momentin e blerjes së parë që do bëni në internet.

Kodi i Verifikimi të paypal ndodhet tek detajet e veprimit që ju është mbajtur në llogari, ndiqni hapat e mëposhtëm:

3.1 Pas rregjistrimit të kartës prisni 4-5 ditë që veprimi të mbahet në llogarinë tuaj. (shënim, Fibank ka një sistem njoftimi brënda 24 orësh me email/sms).

3.2 Pas 4-5 ditësh kontrolloni llogarinë e kartës që rrergjistruat në PayPal. Mund të telefononi bankën, të shikoni veprimet në degë ose nëpërmjet shërbimit e-banking.

3.3. Merrni kodin e verifikimit të paypal tek veprimi që Paypal ka sjellë në llogarinë tuaj. Një shëmbull i një veprimi të ardhur nga paypal është si më poshtë:

Dt veprimit / Shuma / Përshkrimi i veprimit

22.04.2014 / 190 LEK / PP*8589Code
(kini kujdes! Kodi juaj i verifikimit është 8589 )

3.4 Me këtë kod duhet të futeni tek llogaria juaj në paypal.com dhe do vendosni tek karta që keni rregjistruar. Statusi i kartës do të ndryshojë në “Verified

Tani ju jeni gati për të blerë online, nëpërmjet paypal. Kur të blini shikoni për logon e Paypal, zgjidhni metoden e pagesës paypal, dhe paguani me kartën e rregjistruar atje.

Si mund të marr lekë nëpërmjet Paypal?

Përveç faktit që mund të transferohen para nëpërmjet llogarisë së emailit të rregjistruar në PayPal, për shumë arsye të tjera ju mund të merrni veprime kreditore, pra tju dërgojnë fonde në llogarinë e PayPal. Kjo mund të ndodhë në raste si:

– Ju anullohet një blerje, atëherë tregtari ju dërgon paratë në llogarinë e PayPal.

– Shisni mallra online, etj

– Ju paguajnë për shërbime, si përshembull nëse jeni një freelancer që punoni nga interneti etj.

Nëse ju vjen një veperim kreditor, llogaria juaj në paypal do të shtohet. Kini kujdes kjo balancë nuk transferohet automatikisht në kartë ashtu sikurse edhe veprimet e tjera. Të gjithë veprimet që ju vijnë do akumulohen në balancën virtuale në Paypal. Zakonisht çdo fillim muaji në datat 1-2 i gjithë ky fond automatikisht ju kalon në llogarinë e kartës. Për shembull nëse keni marrë gjatë muajit mars 3 veprime kreditore nga 100 Eur, në prill do merrni një veprim + në llogarinë e kartës prej 300 EUR.

Konsiderata në lidhje me kartat që mund të rregjistroni në paypal

– Kartë Debiti: Kini kujdes pasi shumë banka mund tju mbajnë komision për blerje online. Mund tju sygjerojmë bankën Fibank me kartën e debitit të cilës mund të blini pa komision. Në kartën e debitit veprimet mbahen nga gjëndja qe keni në llogari.

– Kartë Krediti: Me kartën e kreditit ju mund të beni blerjet në internet pa asnje komision. Veprimet mbahen nga gjeëndja që keni në llogari.

Nëse ju nevojitet më tepër informacion na shkruani në [email protected]
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.