Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si na bën ekrani dhe propaganda, të cekët e të vonuar për të kuptuar

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Nga Oliver Burkeman

Këto kohë, bota është kaq konfuze politikisht, saqë është e kollajtë të mendosh se arsyet që e bëjnë të tillë janë politikë e sofistikuar.

Po sikur të jenë shumë më të thjeshta?

Po sikur, për shembull, një prej arsyeve të valës së populizmit vitet e fundit të jetë fakti që zgjedhësit kanë parë shumë propagandë në televizion, dhe kjo i ka lënë me mendje fëmijërore?

Duket përbuzëse ta mendosh këtë gjë, sepse përputhet me paragjykimin metropolitan, sipas të cilit province është gjithmonë budallaqe dhe i kap gjërat me vonesë.

Por një studim rigoroz dhe i mbushur me shifra, e bën të vështirë hedhjen poshtë të kësaj ideje.

Autorët kanë studiuar përhapjen e kanaleve të grupit Mediaset në Itali.

Dhe kanë zbuluar se, personat të cilët që në fëmijëri kanë parë shumë filma me kartona, telenovela dhe quize, kanë 10 përqind më shumë shanse që të votojnë për partitë populiste për shkak se prej aftësive të tyre të vogla njohëse, janë më të prirur që t’u besojnë politikanëve që ofrojnë teza thjeshtësuese.

Studimi, i botuar në American Economic Revieë, është mbresëlënës edhe për teoritë që hedh poshtë.

Eshtë e kollajtë të mendosh që, duke ditur se Mediaset i përket Silvio Berlusconit – djali i të cilit është sot drejtor i përgjithshëm – programet e tij janë përdorur për të bërë propagandën e të djathtës.

Por në periudhën e studiuar, në rrjetet e tij kishte shumë pak programe informimi, dhe sidoqoftë “efekti Mediaset” ka funksionuar edhe në favor të lëvizjes rivale të tij në krahun e majtë, “5 Yjeve” të Beppe Grillos: ishte populizmi dhe jo berluskonizmi që u stimulua.

Mendoni që mes atyre që kanë ndjekur Mediaset dhe partive populiste nuk ka asnjë lidhje?

Përhapja graduale gjeografike e sinjalit të televizioneve gjatë viteve tetëdhjetë i hapi udhë një “eksperimenti natyror”, që e përjashton këtë mundësi. Të vegjlit dhe të rinjtë e zonave ku ishte më e vështirë të merrje sinjalin e Mediasetit, kanë qenë më pak të ndikuar.

Pasoja e kësaj ishte që, personat të cilët kaluan më shumë kohë duke parë programet përfunduan duke patur më pak aftësi njohëse dhe më pak sens qytetar, përveçse morën rezultate më të këqia në provimet e matematikës dhe kuptimit të një teksti.

Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se kjo lloj “mpirjeje” nuk ka ndodhur thjesht pse televizioni i i budallalleps njerëzit.

Eshtë një çështje mundësish: çdo orë që kalon duke parë diçka të pavlerë në ekran, është një orë që ia vjedh leximit, eksplorimit të botës fizike apo shikimit të një programi edukues.

E njëjta gjë vlen për videolojërat, rrjetet sociale dhe kështu me radhë. Nuk është e thënë të jenë “plehra” për të qenë të dëmshme, mjafton të na pengojnë që të bëjmë diçka më të mirë.

Kjo më sjell në mendje teoricienin e medias Neil Postman, i cili thoshte se të ardhmen tonë e parashikoi saktësisht “Bota e re” e Aldous Huxley, më shumë se sa “1984”-a e George Orëellit: ajo që do të na shkatërronte, do të ishte varësia jonë nga kënaqësitë e padobishme, se nga represioni shtetëror.

Por ky studim i kohëve të fundit tregon se kishin të drejtë që të dy.

Duke qenë se kënaqësitë në dukje të padobishme kontribuojnë për të na bërë llojin e njerëzve që preferojnë udhëheqësit autoritarë.



*

a.d. / dita

Me shkurtime nga The Guardian
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.