Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si ndikon deti tek ne .

Dea

Kontributor
Regjistruar më
Nën 23, 2019
Mesazhe
11,569
Si ndikon Deti tek ne !

Uji i detit përmban me bollëk elemente të rëndësishme për trupin e njeriut - vitamina, minerale, kripëra, elemente në gjurmë, e madje edhe aminoacide. Larja në det, e cila është përplot me bashkëdyzime të dobishme i aktivizon enzimet qelizore duke i nxitur proceset vetëshëruese.

Përmirëson depresionin dhe humorin

Deti dhe dielli janë antidepresantë të fuqishëm natyrorë. Pushimet për disa ditë në kontakt me natyrën mund të përmirësojnë humorin dhe të largojnë depresionin. Nuk është rastësi që njerëzit kanë tendencë të jenë më të lumtur në muajt e nxehtë, kur ka prezencë më të madhe të rrezeve diellore, duke pasur efekt pozitiv ndaj stresit, por gjithashtu edhe për gjumin dhe oreksin.

. Zvogëlon nivelin e stresit

Rëra dhe deti janë ndihmës për të shkëputur nga jeta e përditshme dhe për të zvogëluar nivelet e stresit që grumbullohen çdo ditë. Do të ishte mirë për të shijuar detin dhe rërën duke ecur dhe eksploruar natyrën përreth, pasi kjo gjë ofron qetësi në sistemin tonë nervor. Gjithashtu është shumë efektive që të ecim zbathur në rërë, pasi stimulohet sistemi nervor dhe shqisat tona ndijore.

Qetëson ankthin

Zhurma e detit është shumë e dobishme për sistemin tonë nervor. Dëgjimi i valëve që përthyhen në breg mund ta qetësojë ankthin dhe të na ofrojnë gjendje të relaksuar që lejon lëshimin e dopaminës dhe serotoninës.

- Dihet se thithja e avujve të detit, sidomos herët në mëngjes, ndihmon dhe tek semundjet e frymemarrjes riniti, sinuziti, bronkiti kronik, astma bronkiale, faringjiti.

Dielli na lejon të sintetizojmë vitaminën D, një substancë shumë e rëndësishme për trupin tonë, ajo është thelbësor për shëndetin e kockave, ndihmon që të kemi lëkurë të shëndetshme dhe gjithashtu përmirëson funksionet mendore. Është e vështirë t’a marrim këtë vitamine vetëm nga ushqimi. Prandaj kalimi i kohës në det na lejon të marrim këtë substancë. Filtrat diellorë në fakt e bëjnë të pamundur sintetizimin e vitaminës D!

5706257063
 
E dije pse e doje ? apo thjesht e doje ?

per kto faktet e shpjeguara e kam fjalen .
Nuk i dija te gjitha me kaq detaje.
Di vetem qe e dua me shpirt dhe me ben te ndihem jasht mase mir ?
 
  • Super Dashuri
Reactions: Dea
Nuk i dija te gjitha me kaq detaje.
Di vetem qe e dua me shpirt dhe me ben te ndihem jasht mase mir ?
Duke njohur te mirat qe perfitojme nje shtyse me teper per te mos iu ndare sa here mundemi ?
 
Po mua qe me pelqen mali,pylli,dimri?
Cfare do te thote?
Mali ka plot te mira qe dihen...

je ngopur me detin ndoshta .

edhe mua me pelqen mali shume por edhe deti .
 
Perse femrat shume me shume se sa meshkujt vsesin per plazhin/detin?
 
Perse femrat shume me shume se sa meshkujt vsesin per plazhin/detin?
se jane me te stresuara nga jeta e perditshme dhe e shfrytezojne aq sa munden mundesine e veres per tu relaksuar .
Meshkujt skane ore e stine per te dal (vecanerisht Shqiptaret ) .
 
se jane me te stresuara nga jeta e perditshme dhe e shfrytezojne aq sa munden mundesine e veres per tu relaksuar .
Meshkujt skane ore e stine per te dal (vecanerisht Shqiptaret ) .

Saper stres mos fol se meshkujt nuk jane me te paket, nuk mund te spekullojme se kush stresohet me shume.
Pjesa se femrat ne pergjithesi dalin me pak mendoj se qendron dhe i jep deri diku nje arsyetim llogjik.

Plazhi gjithsesi vetem ne nje stine mund te shfrytezohet per te gjithe. Meshkujt ne plazh me shume shkojne per femrat ? kurse femrat shkojne per nje lloj deshire apo lidhje te vecante (sipas pershtypjes time) me plazhin ?
Kjo e fundit eshte nje enigem per mua qe nuk mundem ta shojegoj qarte.
 
  • Pëlqej
Reactions: Dea
se jane me te stresuara nga jeta e perditshme dhe e shfrytezojne aq sa munden mundesine e veres per tu relaksuar .
Meshkujt skane ore e stine per te dal (vecanerisht Shqiptaret ) .
Ose lagen edhe sbin nsy ndeti :p bojn cicin kollaj nkom ?????
 
Deti mua më jep shum qetësi shpirtërore... poor shum shpesh humbas në thellësin e mendimeve gjë e cila më bën diten e trishtë?? poor is ok
 
Ndikon shume ?

Me heq stresin ? (vec stres s'kam te forte,se me pas stres te forte mjere meshkujt ,se i tradhetojne allatet ).

E dolline kur ngrej
them shendet
e allatet e forta :D

Ne fakt nenkuptoj ca gjera(fakt i pakundershtueshem) ;) ,por s'do e them se disa do kerkojne dic nen kesule :D:D:D:D:lolx:
 
Me pelqen deti .....por jam frenkuetuese e zonës malore
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.