Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si ta menaxhoni buxhetin shtëpiak

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Buxheti është një plan që bëhet për menaxhimin më të lehtë të fondeve tuaja.

Ai mund t’ju ndihmojë në këto mënyra:


  • sheh se si i shpenzoni paratë dhe sa shpenzoni për një periudhë të caktuar kohore,
  • planifikon kursimet që do t’ju duheshin në rast të situatave të paplanifikuara, dhe
  • merr vendime të përditshme për paratë tuaja si dhe vendime për të ardhmen, duke monitoruar ndryshimet në statusin tuaj financiar.
Një buxhet mund t’ua paraqesë një pamje të përgjithshme të statusit tuaj financiar dhe t’ju ndihmojë t’i kontrolloni financat në të ardhmen. Edhe pse secili person ka status të ndryshëm financiar, gjithë buxhetet bazohen në idenë e njëjtë: t’i shlyejnë borxhet, t’i ruajnë paratë për situata të papritura dhe të kenë disa para shtesë për të shpenzuar.

Në mënyrë që të krijoni një buxhet, ju duhet të dini:

  • sa para do të keni në periudhën e caktuar – të HYRAT tuaja,
  • sa para do të harxhoni në periudhën e caktuar – SHPENZIMET tuaja, dhe
  • si mund ta bëni një balancë midis shprehisë për të konsumuar dhe situatave të paparashikuara dhe si mund të merrni më të mirën nga paratë tuaja.
Në mënyrë që të përcaktoni të hyrat tuaja, ju duhet të kontrolloni lëvizjet e të hyrave tuaja në raportin mujor të llogarisë bankare. Pastaj të kontrolloni shpenzimet tuaja mujore. Këto mund të ndahen në tri lloje: shpenzimet fikse, shpenzimet e ndryshueshme dhe të qëllimshme. Në mënyrë që t’ju ndihmojmë t’i merrni vendimet e duhura, na lejoni t’ju shpjegojmë më shumë për atë se çfarë do të thotë secili shpenzim.

Shpenzimet fikse janë të rregullta dhe pak a shumë të pandryshueshme çdo muaj. Ato janë, ndër të tjera, qiraja, fatura e televizionit, internetit, pastrimi, shpenzimet për semestrin në universitet,
pagesa mujore për çerdhe, këstet e kredisë, këstet e sigurimit, etj.

Shpenzimet e ndryshueshme janë gjithashtu të rregullta. Por shuma e tyre ndryshon. Ato janë, për shembull, shpenzimet e ushqimit, rrymës, ngrohjes, ujit, apo shpenzimet e telefonit.

Shpenzimet e qëllimshme janë shpenzime që i zgjidhni lirisht dhe për të cilat duhet të keni kontroll të veçantë. Këto përfshijnë argëtimet, veshmbathjet dhe shpenzimet për blerjen e dhuratave.

Kursimi i parave nuk mund të konsiderohet shpenzim, sepse këto janë para që do t’i përdorni në të ardhmen, apo të cilave do t’ju rritet vlera në rast se janë depozituar në llogarinë e kursimeve në ndonjë bankë.

Funksioni themelor i buxhetit është t’ju mundësojë të krahasoni shpenzimet dhe të hyrat. Shpenzimet e planifikuara janë në kolonën e parë, shpenzimet aktuale mujore janë në të dytën. Në fund të muajit ju mund t’i krahasoni shpenzimet e planifikuara dhe aktuale që do t’ju mundësonte të analizonit ecurinë e fondeve tuaja. Kjo është ajo se si një buxhet tregon se ku janë harxhuar shumica e parave tuaja, që do të thotë, ku mund të kurseni para. Nga ana tjetër, ju gjithashtu do të keni kënaqësinë personale, sepse do të shihni se keni arritur të kurseni para rreth diçkaje. Në rast se vini në konkluzionin se jeni duke harxhuar më shumë seç duhet, atëherë duhet të gjeni një mënyre të ulni shpenzimet tuaja të ndryshueshme dhe të qëllimshme.
Ju do të befasoheni se sa shumë para harxhoni dhe në çfarë aktualisht i shpenzoni paratë tuaja.

Këto shpenzime, të cilat duken si shpenzime të vogla të qëllimshme, mund të rriten në mënyrë dramatike gjatë vitit.

Në mënyrë që efektivisht të menaxhoni paratë tuaja çdo muaj ju duhet të veproni kështu:

  • caktoni shuma fikse për ju dhe familjen tuaj,
  • bëni listat e blerjes,
  • blini kur ka lirime,
  • krahasoni çmimet,
  • planifikoni më herët blerjet e mëdha,
  • së pari paguani faturat,
  • në rast se fitoni më shumë para një kohë, përpiquni t’i rrisni kursimet,
  • mos i “zbukuroni“ numrat, por llogarisni realisht situatën tuaj aktuale.
  • është me rëndësi të bëni një buxhet të aplikueshëm për një periudhë më të gjatë kohore,
  • përcillni buxhetin tuaj gjatë një muaji dhe përshtatni buxhetin ndryshimeve në të hyra dhe shpenzime,
  • përfshini anëtarët tuaj të familjes në planifikimin e buxhetit, në mënyrë që ta kuptojnë edhe ata planifikimin e buxhetit dhe përgjegjësinë e tyre personale.
 
Me pagat që marrim ne..ah spo e them fare mendimin tim.
 
te besh 1 jete te qete dori te pakten ne tr per mua << meqe kam jetuar ne tr gjate masterit >>

holle holle me duhesh

200 . 000 gasonierja tek rruga e dibres ne muaj jetoja vetem << fakultetin e kisha ne q,s,u,t>>
60.000 drita uje
25-26 000 leke fotokopkje e leksione ne muaj
dhe nji 10.000 ne dite per mua

Perfshij ketu. 1 pakete ushqim se jetoja vetem, kafe

etj etj

kshu qe holle holle 1 qeraxhi ne te tirane e do te kete 1 pune me nji 500.000 ne muaj
prandaj shumica e studenteve rrine nga 2-3 vete ne shtepi se ndajne qerane
 
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Me zuri koka vetem duke e lexuar jo me ti zbatoj ato pikat . :oops:
 
Kam vene re se me reoga buxhetori ja del me mire me planifiku te ardhura shpenzime sesa kur nuk i ke rrogat e permuajsme.Shumica prej familjeve shqiptare nuk punojne sistematikisht dhe smund te bejne nje planifikim te te ardhurave dhe shpenzimeve.Megjithate ka familje heroina qe ja dalin sh mire dhe ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.