Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si të fitojmë online (shembujt e ndryshëm)

U

Universal

Guest
Pershendetje te gjitheve,
Kam vene re se kerkohen here pas here metoda per te fituar online, dhe te gjithe duan te fitojne pa u munduar fare ose pa patur asnje informacion se si funksionojne gjerat. Ne kete postim do perpiqem qe t'ju paraqes kompanite dhe metodat qe perdorin Shqiptaret por edhe gjithkush tjeter per te fituar online.

Fillimi
Te gjithe duan te fitojne pa u munduar fare, mendojne se mund te fitohet me shtypjen e nje butoni, por nuk eshte keshtu. Si cdo pune fizike, keshtu eshte edhe puna online. Ne fund te fundit eshte pune mendore dhe puna mendore eshte ne nje menyre po aq e lodhshme sa edhe ajo fizike. Nese mendoni se do mund te fitoni pa u perpjekur, pa shpresuar, pa humbur 2-3 heret e pare, atehere lereni kete pune.

Gjerat Qe Na Nevojiten
Per te filluar pune online do te na duhen keto gjera qe jane te detyrueshme, me pas do t'ju shpjegoj se cfare ju duhet per cdo kompani ku deshironi te punoni.
  • Vullnet (Pa pasur vullnet nuk do fitoni asnjehere)
  • Kohe (Koha eshte nje pjese e detyrueshme e punes online, pa te, nuk do te beni shume, sidomos ne fillime)
  • Vetebesim (Cdo kush qe ka punuar online, shumicen e hereve ka deshtuar por me pas, mundi u ka buzeqeshur dhe kane arritur te fitojne)
Kompanite Me Te Mira Dhe Gjerat Ku Duhet Te Perqendroheni
Kompani me e mire per fitime online eshte AdSense.
AdSense eshte kompania e Google, prandaj eshte kompania me e besueshme per fitime online.
Si funksionon AdSense?
AdSense dhe AdWords jane te dyja sisteme te Google. Reklamuesit shkojne ne AdWords dhe reklamojne faqen e tyre ndersa ju, jeni publikuesit qe publikoni reklamat e reklamuesve te AdWords ne faqen tuaj. Ju fitoni para per cdo klikim qe merrni tek reklama juaj.
Shembull i nje reklame nga AdSense
9oPuU2q.png

Si te aplikoj per AdSense dhe si te fitoj nga ajo?

Per te aplikuar ne AdSense do t'ju duhet nje faqe interneti. Faqen e internetit mund ta blini nga web hoste te ndryshme. Nje web host eshte nje hapsire personale e juaja ku mund te menaxhoni faqen tuaj te internetit.
Une do t'ju rekomandoja qe te blinit nga nje kompani qe ofron hosting per WordPress (WordPress = Sistem i cili menaxhon website tuaj. Ka panel menaxhimi te thjesht ku mund te postoni ne faqen tuaj etj)
Disa WordPress hosts:
http://lmgtfy.com/?q=WordPress+cheap+hosting

YouTube
Te gjithe e dini platformen YouTube, ku mund te shikoni video te ndryshme.
Si funksionon YouTube?
Per te fituar nepermjet YouTube do t'ju duhet nje llogari AdSense. Me pas eshte e thjeshte.
Duhet te aplikoni per te fituar para nga YouTube dhe ne baze te shikimeve qe keni ne videot tuaja do te paguheni. Nje pjese ku gjithsecili ngaterrohet eshte se si fitohen parat nepermjet YouTube. Ne YT nuk fitohen parate nepermjet views (Edhe pse ka CPM qe do te thote vlera qe fitoni per 1 000 shikime, por fitimet nepermjet kesaj menyre nuk jane shume te medha, relativisht te vogla do te thosha) por fitohen nepermjet klikimeve qe merrni ne reklama, si ne rastin e mesiperm.

Platforma Te Tjera Si AdSense (Chitika, Media.Net, Clicksor etj)
Per te aplikuar ne platforma te tjera pervec Google AdSense dhe YouTube, eshte e njejta gje me aplikimin ne AdSense, por duhet te dini qe fitimet nuk mund te krahasohen me fitimet qe do te merrni nepermjet Google AdSense. GAdSense eshte kompania me e mire persa i perket fitimeve online. Disa nga keto kompani ju pranojne menjehere, e ndersa disa te tjera duhet t'ju bejne review etj qe t'ju pranojne.
Ka edhe kompani qe kerkojne nje kuote vizitash mujore para se t'ju pranojne.

Native ADS
Native ADS jane reklama qe jane ne forme postimesh.
Shembull:
dae5a1b6649f41138469910a460bebe1.png

Keto reklama zakonisht paguajne per 1 000 shikime dhe per klikime.
Disa nga networks ku mund te beheni pjese per te fituar nepermjet ketyre reklamave jane:
Mgid - Eshte network i mire sepse nuk kerkon kuota shikimesh per tu pranuar.
RevContent - Eshte network mjaft i mire, por kerkon diku tek 50 000 vizitore mujor qe te pranoheni.
Taboola / Outbrain - 2 nga kompanite me te mira per fitime me native ads. Keto te dyja kerkojne 500 000 vizitore mujor per tu pranuar.

CPA ADS
CPA ADS, jane reklama tek te cilat duhet te plotesohet dicka per te fituar.
CPA do te thot COST PER ACTION, dhe ju fitoni per cdo veprim qe qe personi i cili ka klikuar reklamen tuaj ben.
Shembull:
74a42d054dc848e58d5c8d9ef060937f.png

Ju paguheni goxha per cdo instalim te app qe jane reklamuar ketu.
Une u pagova $1.34 vetem per 1 instalim qe dikush beri tek keto reklama.
Kompanite me te mira per te punuar:
CPALead
Clickbooth
MaxBounty
PeerFly


Perfundimi
Keto jane disa nga metodat me te mira per te fituar para online, shumica e faqeve te internetit fitojne nga keto metoda, ndersa ato te tjerat qe jane te famshme s'kane nevoje per sherbime te tjera pasi marrin vete oferta nga njerez per reklamim ne faqet e tyre.


Burimi:itshqip.com
 
në AppStore e keni nje Aplikation Goldesel i thuan, unë për vete së kam provuar e pashë të një reklamë në YouTube, dukej mjaft serioze. Mund ta provoni.....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.