Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si të ndahesh nga një grua

U

Universal

Guest
Historia që zgjodhi shkrimtari i njohur rus, vjen në 189 vjetorin e lindjes. Ai lindi më 9 shtator 1828

clear.gif

Leon Tolstoi nuk mendonte asnjëherë se ishte i aftë të braktiste një grua. Kur SofiaAndrejevna hyri në jetën e tij, ai e kuptoi se ajo shumë shpejt do të bëhej e pazëvendësueshme. Pasioni i saj për shkrimin bëri që dashuria e tyre të kalonte në dimensione të tjera njerëzore, pa të cilat shkrimtari mendonte se nuk mund të jetonte më. Sofia ishte njeriu që ai i besonte dorëshkrimet, ajo që hidhte në makinën e shkrimit mendimet e tij.Romani voluminoz “Lufta dhe Paqja” u hodh në letër nga ajo.

“Shumë shpesh gjatë jetës sime,kur po kopjoja vendet veçanërisht ato poetike dhe të mrekullueshme në veprat e burrit tim, qaja jo vetëm ngaqë prekesha, por edhe nga kënaqësia artistike që përjetoja bashkë me autorin”, do të shkruante ajo në kujtime. Ajo nuk ishte vetëm gruaja, apo dashnorja por dhe njeriu që mbante ekonominë e familjes, duke i dhënë një siguri shkrimtarit që të vazhdonte të shkruante i qetë.

Pas një martese të suksesshme 48 vjeçare me 18 fëmijë, shkrimtari ndjente se do donte të arratisej qoftë disa orë për tëqene vetëm. Krizat nervore të cilat Sofia nisi të jetonte nisën ta shqetësonin, aq sa dëshira që një mëngjes të zgjohej pa të filloi dhe u bë e zakonshme.

Por Tolstoi nuk pati guximin që një ditë ta mbyllte derën e apartamentit ku jetonte me të dhe të ikte, rrugicë apo apartament tjetër. Këtë vendim shkrimtari do ta merrte vetëm pak kohë para se të ndërronte jetë, duke menduar se “nuk është asnjëherë vonë për të bërë atë që do”. Ishte 82 vjeç, kur një tetor kur shirat sapo kishin filluar mbylli përgjithmonë derën e apartamentit, për të mos u kthyer më kurrë.

Në tryezë do të linte një letër ku i shkruante së shoqes: “Jam nisur… Nisja ime do të të lëndojë. Me keqardhje, por përpiqu të besosh e të më kuptosh, nuk mund të veproja ndryshe. Situata ime më është bërë e padurueshme, me vetëdijen se sa peshon jeta (midis të pasurve… të mjerëve) e përsëri vazhdoj të jetoj në kushtet kriminale të një luksi të shfrenuar në mes të mizerjes së gjithë atyre që i rrinë përqark.

Bëj vetëm atë që bëjnë pleqtë, mijëra pleq, njerëz pranë vdekjes… (shkojnë më larg se kushtet e gjendjes së tyre shpirtërore ua lejojnë) e po iki. Pothuajse gjithmonë ata shkojnë nëpër manastire, edhe unë do ta bëja, po të besoja në atë çka manastiret besojnë. Duke mos i besuar,po iki thjesht në vetmi… Më është e domosdoshme të jem vetëm. Të lutem të më kuptosh e të besosh se nuk mund të sillem ndryshe.

Gjendja ime në këtë shtëpi është e pa tolerueshme. Të lutem, mos më kërko e mos hajde tek unë, as po e more vesh se ku ndodhem.
Lamtumirë (shoqëruesja e 48 viteve të jetës sime…) e unë të falënderoj për 48 vitet e një jete të ndershme të kaluar me mua, për kujdesin ndaj meje e fëmijëve (të lutem pranoje këtë situatë ku të shtyn nisja ime e mos më kujto për keq…). Të lutem, falmi tërë gabimet që kam bërë ndaj teje e unë do të fal të tuat, të lutem pranoje këtë situatë të re, rrjedhë e largimit tim nga shtëpia e mos ki ndjenja të këqija ndaj meje, ashtu siç unë nuk kam për ty. Se do të më nisësh ndonjë lajm, bëje me anë të Sasës (e bija), ajo e di se ku ndodhem e më ka premtuar se nuk do t’i tregojë askujt”.

Më në fund Tolstoi ishte i lirë. Janë pafund letrat e dashurisë që ai shkroi gjatë jetës për të, por ashtu siç shkroi dhe në librat që la pas “një dashuri në jetë asnjëherë nuk mjafton”. Diku ai shprehet se “Në emër të cilës dashuria duhet të veprojë dhe si duhet të veproj? Cilën dashuri duhet të sakrifikoj për tjetrën?”.
g.shqip
 
Një çift bashkëshortor festoi 25 vjetorin e martesës së tyre, pa grindje..

E pyetën bashkëshortin: si keni mundur të kaloni 25 vite bashkë, pa asnjë grindje?

Tha: në muajin e mjaltit morëm nga një kalë dhe dolëm në piknik. Kali e rrëzoi bashkëshorten time të mjerë, përtokë. Ajo u zgjua, e përkëdheli kalin dhe i tha: kjo është hera e parë..
Kali e rrëzoi për së dyti, ajo përsëri e përkëdheli dhe i tha: kjo është hera e dytë..
Herën e tretë, përsëri e rrëzoi. Bashkëshortja me qetësinë më të plotë u ngrit, e hapi çantën, nxori pistoletën, e qëlloi kalin në kokë dhe e vrau..

Unë - tregon bashkëshorti - i bërtita me qortim: ç'bëre oj e çmendur, oj e sëmurë.. pse e vrave kalin?

Mu afrua, më përkëdheli kokën dhe qetë më tha: më shave, dhe kjo është hera e parë.. që prej asaj dite ne jetojmë në paqe, dashuri, lumturi dhe qetësi të plotë..aq mirë sa që nuk kemi arritur herën e dyte."
 
qe nga ajo kohe burri paska bo punet e shpise cdo dite e sju ka ni zeri
 
Palo burre thuaj :p
 
...
Një burrë kishte tre të dashura dhe nuk dinte me cilën prej tyre të martohej. Si përfundim, vendosi t’i vinte në provë, për të parë se cila ishte më e përshtatshme për t’u bërë gruaja e tij. Tërhoqi 15.000 euro nga banka e tij, u dha nga 5000 euro secilës prej tyre, e u tha: – Shpenzoijni si të doni!

Gruaja e parë shkoi të bënte shopping, bleu veshje, bizhu, shkoi te parukierja, estetistja etj. U kthye te zotëria e i tha: – I shpenzova të gjitha paratë vetëm që të bëhesha e bukur për ty, që të më pëlqesh; sepse të dua. Zotëria u impresionua!

Gjithashtu edhe gruaja e dytë doli për shopping, bleu veshje për zotërinë, një sistem modern fonik, një televizion të gjeneratës së fundit me ekran të sheshtë, dhe një set të plotë për të lozur golf. Kur u kthye te burri, i tha: – Kam shpenzuar të gjitha të ardhurat tuaja sepse dua të të bëj të lumtur, për të të bërë qejfin. E gjitha, sepse të dua. Zotëria u impresionua nga e dashura.

E treta i mori paratë dhe investoi në bursë. Në tre ditët e para e dyfishoi shumën, dhe 5000 eurot që mori nga burri ia ktheu mbrashpt e i tha: – Unë i investova parata tuaja dhe tani fitova të miat. Të gjithë përfitimet e tjera do t’i vendos në një llogari të përbashkët. Gjithçka e bëj sepse të dua. E dashura e impresionoi zotërinë!

Atëherë burri u gjend në një situatë të vështirë, dhe u fut në mendime të thella, u mendua vërtetë shumë dhe në fund vendosi të martohej me gruan që kishte gjoksin më të madh! ...
Hahahahaha
 
Hahahahahahahahahaha se prisja ketè zgjedhje. Lol
 
Ti qe e di historin duhet ti kesh pa grat? :p ke zgjodhi ?
 
Pyetja ime eshte: po nga burri si te ndahemi?:p
 
Shko me shefin :p
 
Ne lame lesht me gjet grua, ky thote si te ndahemi! Mahhhhhhhh
 
Gentlemen kerkohet gjenialiteti jot, ndihmoje pak ket kaqaruben ??????
 
Po si te gjesh burre ka ndonje aplikacion?:p
Ama kur te duash ta fshish tak fak :p
 
Desha burre jo forum:p
 
Aplikacion pra :p

Mundesi zgjedhjeje pa pagese
Sipas profesionit
Sipas moshes
Ca e do hap gojen?!
Hacker, inxhinier, ushtarak, teknik lavatriçeje, boss, kemi dhe kandidate te fshehur nga drita e diellit:D
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.