Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si të përballemi me fobitë?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Fobia është frika e skajshme për diçka që s’është vërtet aq e rrezikshme. Njerëzit mund të zhvillojnë frika irracionale për gjithçka, duke filluar nga merimangat, hapësirat apo marrëdhëniet shoqërore.

Zakonisht, fobitë shfaqen gjatë fëmijërisë apo adoleshencës. Kjo tregon se këto mund të mësohen, edhe pse shumicës së pacientëve nuk u kujtohet qoftë edhe një detaj që ua krijoi këtë frikë. Prirja për të rënë pre e fobive duket se lidhet me faktorë gjenetikë.

“Lajmi i mirë është se fobitë janë më të trajtueshmet midis çrregullimeve psikike”, shprehet Sam Wang. Terapia afatshkurtër me qëllim çrrënjosjen e frikës te pacienti jep mjaft fryte. Ndonjëherë, ky trajtim shoqërohet me mjekime që e zvogëlojnë përkohësisht frikën. Madje edhe me terapi mbi sjelljen – përfshi stimulimin e faktorëve që e shkaktojnë frikën – të cilat e ndihmojnë pacientin të reagojë ndryshe ndaj frikës.

Terapisti e ekspozon pacientin me një situatë që i shkakton frikë ngadalë, përmes hapave të vegjël e të kujdesshëm. Ndërkohë e pyet vazhdimisht, për të mësuar nëse frika mbetet në nivele të lejueshme për të.
Për shembull, për fobinë nga lartësitë, si fillim pacientit i tregohet një fotografi e bërë nga kati i dytë. Më pas i jepet si detyrë të imagjinojë se ndodhet në një ballkon, e më pas në një kat më të lartë. Me dobësimin e gjendjes së ankthit, pacienti përballet me frikën e vërtetë.

Kështu, në mënyrë të kontrolluar ai vendoset përballë situatave të ankthshme, për t’i treguar se, në të vërtetë, nuk janë të rrezikshme. Kjo lloj teknike ndihmon për mbajtjen nën kontroll të fobive, gjithnjë nëse praktikohet nga një terapist i mirë.
Këto terapi kanë qenë mjaft të frytshme gjatë studimeve klinike për çrregullimet e ankthit. Kryhen në afate të shkurtra dhe kanë si qëllim ta mësojnë pacientin t’i mbajë nën kontroll situatat që i shkaktojnë ankth. Këto terapi kërkojnë një pjesëmarrje aktive të pacientëve.

Terapia e sjelljes mbështetet në mësimin e “shuarjes”. Përballja e vazhdueshme me objektin apo situatën që shkakton frikë pa pasoja negative, sjell si rezultat “shuarjen”: një proces që i mëson pacientët të mos tremben.
Terapia e sjelljes i ndihmon njerëzit të mos u shmangen situatave që shkaktojnë ankth, me qëllim që të kuptojnë se ato nuk janë vërtet të rrezikshme.

Terapia perceptuese i ndihmon pacientët të mësojnë se si vetë mendimet e tyre janë shkaktarët e shqetësimit; njëherësh, të zbulojnë rrugë më pozitive të menduari. Për shembull, të mësojnë të bëjnë dallimin mes mendimit real dhe joreal.
Përpara se të shkoni te një terapist, duhet të njiheni me llojet e terapive që ai praktikon, apo nëse japin rezultat për shqetësimin që keni.

Mjekët po testojnë disa mënyra të suksesshme për trajtimin e çrregullimeve të stresit, edhe pse këto risi ende s’kanë gjetur përdorim të gjerë. Meqë kërkesat për terapi sjelljeje janë më të shumta se sa numri i terapistëve të kualifikuar në këtë fushë, disa studiues po punojnë për krijimin e sistemeve kompjuterike, që do t’u japin njerëzve mundësinë ta kontrollojnë vetë përballjen me situata me ngarkesë të fortë ankthi.

Një tjetër terapi mbështetet tek ekspozimi i pacientit me një version të riprodhuar të situatës së ankthshme. Terapitë që mbështeten te realiteti virtual (përmes grafikës kompjuterike) janë përdorur për të trajtuar fobitë, çrregullimet e panikut dhe PTSD-të. Provat tregojnë se këto terapi mund të jenë po aq të frytshme, sa edhe ekspozimi ndaj një situate të vërtetë që shkakton ankth.

Ekziston një nivel optimal ankthi – jo aq i ulët sa t’ju linte gjithë ditën të shtrirë mbi shtrat, por as aq i lartë sa t’ju detyronte të zhyteshit në të. Fatkeqësisht, niveli më i përshtatshëm për të mbijetuar s’është ai që na bën të ndihemi rehat.

Nëse ankthi jua vështirëson jetën, ju këshillojmë të merrni masa që ta mbani nën kontroll. Trajtimet për ankthin e tepërt japin vërtet rezultate – madje edhe kur bëhen për një kohë të shkurtër.

Pra, mos e lejoni ankthin t’jua kontrollojë jetën.
 
Më e vështirë është përballja në forum se me botën jashtë :p
 
Njeri pa fobi ska.
Duhet ti kujtojme vetes se ne jemi te forte dhe mundet ta mposhtim fobine tone.
 
Më e vështirë është përballja në forum se me botën jashtë :p

Per k'te nuk ka sherim/derman , thote RREGULLORJA ?

Ps... Do gjejne ndonje metode per gjarperinjte dhe lartesine , aman ?
 
Per k'te nuk ka sherim/derman , thote RREGULLORJA ?

Ps... Do gjejne ndonje metode per gjarperinjte dhe lartesine , aman ?
Ngaqë ska derman e llogarita si fobi :p
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.