Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si te qetesojme debatet ne cift ...

P

Plutoni

Guest
Si te qetesojme debatet e renda ne cift?


Çelësi i çdo grindjeje në lidhje apo martesë është të dini se si të grindeni.

Duhet të mësoni si të diskutoni vetëm për temën e cila ka shkaktuar grindjen, në vend që pa arsye të shkoni në drejtim të panjohur dhe ta përfundoni historinë me fyerje, heshtje apo ndarje.

Ndihem sikur nuk më vlerëson mjaftueshëm”

Shpesh, kjo është poenta e tregimit: njëri prej jush nuk ndihet i vlerësuar, ose i duket që askush nuk i respekton qëndrimet dhe mendimet e tij.

Kjo mundet për një çast të krijojë grindje, të cilat përfundojnë mjaft pakëndshëm. Kur i thoni partnerit që mendoni që ju nënvlerëson, ndjenja e fajit për shkak të së vërtetës së mundshme të pohimeve tuaja do ta bëjë që të jetë më i qetë dhe më i hapur për bisedë.

“Tërheq atë që kam thënë”

Secili nga ne është fajtor që të paktën njëherë, në momentin më të nxehtë të grindjes, ka thënë diçka që nuk mendon vetëm për të lënduar “kundërshtarin”. Nëse nuk dëshironi që t’ia shihni shpinën partnerit, mësoni të kërkoni falje madje edhe në momentin kur ju hedhin “gur dhe dru”, të nervozuar me qëndrimin tuaj.

“E kam tepruar”

Të gjithë e dimë kur mizën e bëjmë buall. Ndihmojini partnerit të kuptojë çka ju bën të nervozoheni, madje edhe para se t’ju shkelë në kallo. Preventiva është gjithmonë opsion më i mirë se debati.

“Nuk kam menduar ashtu”

Kjo është një nga frazat kryesore për të qetësuar gjakrat. Është shumë e rëndësishme, sepse partneri juaj do të kuptojë që po provoni t’i shikoni gjërat edhe nga perspektiva e tij. Ashtu siç ju dëshironi që të tjerët të kuptojnë se si i shikoni gjërat ashtu edhe ju duheni të mësoni që nuk është gjithçka ashtu siç e keni e menduar ju në kokën tuaj.

“Jemi larguar nga tema”

Kjo ndodh gjatë secilës grindje. Filloni me një histori, pastaj ajo rrotullohet rreth problemit të dytë, të tretë, të pestë… prandaj është mirë ta përdorni këtë frazë si as nën mëngë, në vend që nga grindja për të holla të kaloni në akuzat si “Nëna jote më urren!”

“Të flasim për…”

Shpesh, njëri partner dëshiron të flasë vetëm për një problem të caktuar, ndërsa tjetri insiston ta zgjidhë menjëherë. Kjo është sjellje fisnike, e pranojmë, por edhe më fisnike është të dihet kur dikush e ka të domosdoshme vetëm ta heqë barrën nga vetja, sepse nuk ka zgjidhje për atë që e mundon.

“Duhet të pajtohemi që nuk pajtohemi”

Fakti që jeni partnerë në dashuri, nuk do të thotë që duhet ta keni shijen e njëjtë edhe për muzikë dhe art, ta doni akulloren e njëjtë dhe të keni qëndrime tërësisht identike për jetën. Pra as nuk mund të bini dakord për çdo gjë. Kur ta kuptoni këtë gjë, do të pushoni së tentuari, dhe kështu e keni zgjidhur edhe problemin.

“Të dy jemi fajtorë”

Dashuria dhe lidhja janë si tango: nevojiten dy persona si për gjërat e bukura ashtu dhe për të këqijat. Kur filloni ta akuzoni partnerin dhe t’ia hidhni fajin, kujtohuni se ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e fajit të jetë edhe juaji.

“Të dua”

Këto fjalë duhet t’i themi gjithmonë, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ato ju ndihmojnë t’i vëni gjërat në perspektivë reale. Dashuria është aspekti më i rëndësishëm i çfarëdo raporti. Çfarëdo çështje tjetër ka tendencë të zbehet sapo ta thoni këtë.

“Më vjen keq”

Përveç “Të dua”, “Më vjen keq” është pa dyshim fjalia më e rëndësishme të cilën duhet ta thoni gjatë grindjes. Por jo më vonë, por derisa gjakrat janë ende të nxehta. Nuk është turp të pranohet gabimi. Nëse keni problem me këtë gjë, filloni të ushtroni urgjentisht nëse dëshironi të ndërtoni lidhje normale.
 
  • Pëlqej
Reactions: Dea
Une jam nona
jam qetesia.

Kush psikolog do e kete shkruar ate artikullin (te vije te konsultohet me mua)> :D
 
Zakonisht kur grindem largohem nga shtepia per fundjave, te kuptoje cfare ka humbur :p
 
Futj an grus shpull qe ti shkojn ti vin e kur tvin mos din me nga tshkojn mendimet e saja edhe do rrije urte
 
ʇɐɥǝɹ ᴉɹɹ ǝ ʇᴉpɹnq ɯlǝʞɥs ᴉ
 
Ja jep dhe taak its ok?
 
Më bën syt dhe e lexova pa dashje "Si të qetësojmë debatet ne chat".
Hyra menjëher. Më pas pash/pava që ishte "...në çift".
 
Avavav mvaret per ca zihen ,kejt mvaret per cka,nuk jan njejt pastaj pajtimet perher,ndodh jan te lehta pajtohen shpejt pastaj me shkall deri te ato qe zgjatin gjat po dhe pas pajtimit len gjurm
 
Duke I hapur rrugen njeri - tjetrit dhe duke e mbeshtetur njeri - tjetrin.
 
Duke Kerku partneri falje e kur une kam gabim????
 
Mos me lshu pe hiq :D
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.