Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?​

image.jpeg

Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.


Duhet pajtuar me një të vërtetë:

Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”.

Është e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve.

Është e pamundur që të jemi simpatik ndaj të gjithë njerëzve.

Është vërtetë se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat.

Është vërtetë po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi?

Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendesi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë.

Kujdes nga personat që janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendesi bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miq të dobët.

Në vazhdim ju japim nëntë arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.

1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë

Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.


2. Kanalizoni agresivitetin tuaj

Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kanë bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

3. Vendosni kufinjte tuaj

Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.

4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale

Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rrejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashtë e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirësohet.

5. Kurseni kohën

Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.


6. Mësoni diçka për veten tuaj
Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.

7. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetëbesimin tuaj.

8. Dashuroni me sinqeritet

Nëse do të keni vetëm miq të vërtet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

9. Le të flitet për ju

Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natyrën e njeriut kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqes” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas.

Psikologjia.com

Diskutim te kendshem ja te degjoj mendimin tuaj ju si sillni me keto njerez ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.