Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si t’i mbijetosh një dhimbjeje ....

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Si t’i mbijetosh një dhimbjeje të madhe? Këshilla që duhen lexuar nga të gjithë…​




Padyshim që jeta ka të papritura dhe vështirësi, me të cilat duhet të përballemi të gjithë. Ama ka dhe nga ato dhimbje, të cilat duken si të pamundura të përballohen. Edhe pse dëgjon nga të tjerët përreth se koha do të ndihmojë, sërish mendon se asgjë nuk do ta lehtësojë dhimbjen që ndjen. Por si mund t’ia dalësh mbanë në kushte të tilla?

E di që është e vështirë. Më beso që kam qenë në të njëjtat kushte, siç mund të jesh edhe ti tani. Më beso edhe që kam kaluar vështirësi e humbje shumë të mëdha, nga të cilat mendoja se kurrë nuk do t’ia dilja mbanë. Kam qenë në gjendje aq të rënduar, saqë kam menduar gjërat më negative për veten. Ama ndiej se ia kam dalë mbanë. Ia kam dalë me shumë mundim e vullnet, ndaj dua të ndaj me ju disa këshilla se si tëpërballoni një dhimbje apo humbje të madhe.

1. Kaloni sa më shumë kohë me njerëzit e tjerë.
Nëse qëndroni mbyllur në shtëpi, nuk keni për t’ia dalë asnjëherë mbanë në situata të tilla. Shtyjeni veten të dilni prej shtëpisë dhe të kaloni kohë me njerëz që ju falin energji pozitive. Ata do t’ju motivojnë nëdozën e duhur për ta harruar disi çfarë ju ka ndodhur.

2. Mendojeni më pak të shkuarën.
Nëse mendoheni gjatë për të shkuarën, nuk keni për ta tejkaluar asnjëherë çfarë ju ka ndodhur. Mendoni pozitivisht, e ardhmja ka rezervuar gjëra më të mira për ju. Bëni plane dhe mendoni vetëm se si do t’i realizoni ato.

3. Bëni gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë.
Nëse ju pëlqen të shkruani, shkruani. Nëse ju pëlqen të lexoni, lexoni. Nëse ju pëlqen të dilni, dilni. Bëni gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë me veten tuaj, pasi vetëm kështu mund ta hidhni pas krahëve çfarë ju ka ndodhur.

4. Mendoni pozitivisht.
Kjo gjë është padyshim e vështirë, por jo e pamundur. Nuk ka ardhur fundi për ju. Një dhimbje e madhe nuk do të thotë se ka ardhur fundi për asnjë person. Përkundrazi, duhet të mundohesh dyfish për t’ia dalëmbanë dhe kjo gjë arrihet duke e nxitur veten të mendosh se kohëra më të mira të presin. Mendo pozitivisht, pasi kështu edhe dhimbja tejkalohet më lehtë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.