Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si t’i mbroni flokët gjatë motit të ftohtë, këshilla nga specialistët

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Si t’i mbroni flokët gjatë motit të ftohtë, këshilla nga specialistët​


Auto 640 0 61dddae0287f21641968184

lg.php


Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqeni t’i trajtoni flokët gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Koha e ftohtë i dëmton, lagështira po ashtu, ndaj me gjithë kujdesin, majat gjithmonë ndahen në dy. Gjatë dimrit, ekpertët japin këshilla nga më të ndryshmet për kujdesin ndaj flokëve. Produkte natyrale, maska, larje e kujdesshme etj. Për të gjitha vajzat që vuajnë sidomos në dimër nga ky fenomen, ka diçka që duhet ta dinë, në mënyrë që majat e flokëve të mos këputen.

Me gjithë produktet dhe trajtimet, dermatologët e pranojnë që beteja me kohën e ftohtë është gjithmonë e vështirë. Ajri i lagësht është i dëmshëm, ndaj duhet të bëni më shumë kujdes:

Përvecc trajtimit rutinë, gjatë këtyre ditëve të ftohta, për të pasur flokë të shëndetshëm, fokusohuni fillimisht te larja. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm në dimër, por në çdo kohë të vitit për flokë të shkëlqyeshëm. Sa më të gjatë t’i keni flokët, aq më shumë kujdes duhet të keni me larjen.

Sipas këshillave të specialistëve, për larjen e flokëve duhet të fokusoheni vetëm te skalpi i kokës dhe jo në maja. Gabimi më i madh që bëjmë ne të gjitha është mbledhja e flokëve në majë të kokës dhe larja me shampo. Kjo është një mënyrë që ccon shumë shpejt në dëmtimin e majave të flokëve, madje ndihmon në copëtimin e tyre. Në vend që të bëni këtë, flokët lërini natyrshëm dhe përqendrohuni në skalpin e kokës më shumë sesa te pjesa tjetër.

Një gabim tjetër që po ashtu e bëjnë shumica nga ne është larja me ujë të nxehtë. Në kohën e ftohtë, uji i nxehtë na ngroh të gjithë trupin, por për flokët është një gabim i madh. Uji i nxehtë largon të gjitha yndyrat natyrale, duke ndikuar kështu në tharjen e flokëve dhe më tej këputjen e tyre.

Po kaq i rëndësishëm është edhe procesi i tharjes. Në mbrëmje apo në mëngjes, ne gjithnmonë nxitojmë, ndaj edhe i thajmë flokët sapo kemi dalë nga dushi. Tharja e flokëve me tharëse kur ata janë të lagur i dëmton shumë dhe ndikon drejtpërdrejt në tharjen e majave që më vonë këputen. Para se t’i thani me tharëse, mbajini mbështjellë me peshqir 15-20 minuta.

Këshilla e fundit që vjen nga stilistët e flokëve është edhe prerja e majave çdo 3-6 muaj në mënyrë që të eliminoni sa më shumë majat e këputura.


"Balkanweb"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.